Xhamia e Gazi Ali Beut në Vushtrri është njëra ndër objektet më të vjetra të trashëgimisë kulturore jo vetëm në komunën e Vushtrrisë.[1]

Xhamia e Gazi Ali Beut
LlojiArkitektuale
VendndodhjaVushtrri, Kosovë
NdërtuarXVI
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2012
Nr. i referencës2844

Historiku

Redakto

Lidhur me kohën e ndërtimit të saj kemi të dhëna kontradiktore. Kështu psh. sipas librit, Barbaria serbe mbi monumentet e kulturës islame në Kosovë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1410, sipas një burimi tjetër xhamia në fjalë është ndërtuar rreth vitit 1444 kurse sipas pjesës dërrmuese të historianëve, ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XV.[2]

Xhamia e Gazi Ali Beut ndodhet në bërthamen e vjetër të qytetit të Vushtrrisë, në largësi prej 100m nga Hamami i vjetër. Xhamia u ndërtua nga mesi i shek.XV. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme Xhamia gjithherë ka sherbyer si objekt sakral për ritet, ceremonitë fetare të komunitetit islam. Xhamia përbehej nga salla e lutjeve – me elementet tjera, orenditë e fiksura si dhe minarja. Deri në vitin 1999, edhe pse me disa intervenime të vogla xhamia kishte ruajtur tiparet arkitektonike orgjinale. Me rastin e shkatërrimit të xhamisë në vitin 1999, ajo pas disa muajve u rindërtua duke mos ruajtur asnjë tipar arkitektonik nga orgjinali, përfshirë dhe hapësirat tjera dhe të minares.[3]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Grup autorësh:Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 479
  2. ^ Grup autorësh:Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 468 dhe fq. 479.
  3. ^ Xhamia e Gazi Ali Beut (Vushtrri) - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine 4.07.2016.