Xhamia e Pashës (Elbasan)
Xhamia Sulejman Pasha (sot Mesxhidi Hafiz Patel) ishte nje xhami e vogel, më çati, ne Elbasan. Asaj iu prish minarja, por fatmirësisht i shpetoi shkatërrimit total. Në Elbasanin shumë xhami si psh.: e Agait, e Ballies, e Mbretit, e Nazireshës e shumë te tjera, u shkatërruan, ose u demtuan keq.
Historia
RedaktoAjo erdhi në një gjendje relativisht te mire deri në vitët '90 dhe u rihap si nje nder xhamitë e para.
Problematika
RedaktoFatkeqsisht nuk i rezistoi shkatërrimit te atyre qe donin të ndërtonin xhami me arkitekture te re. Në vend që të riparohej dhe te ruhej për vlerat e saj arkitektonike, historike dhe mbi te gjitha si nje kujtesë e trashegimisë Islame ne Elbasan, ajo u shemb. Në vend të saj u ndërtua nje xhami e stilit te tranzicionit me arkitekture moderne. Edhe ne kete rast KMSH (Komuniteti Mysliman) nuk i doli ne krah mbrojtjes se kesaj xhamie qe do ishte një simbol tjetër i rezistencës ndaj komunizmit.
Xhamia e re
RedaktoXhamia tradicionale u prish dhe u ndertua një xhami e re. Dhe ne germimët e themelëve, dolen dhe disa rrënoja te xhamise se vjeter. Menjehere Instituti i Monumenteve nderhyri dhe bllokoi punimet, nderkohe qe nuk beri asgje qe ta ruante xhaminë sa ishte ende ne kembe dhe nuk e kishte shpallur ate Monument Kulture.