Një johad (në gjuhën hindi: जोहड) është një ujëmbledhës i ujit të shiut i përdorur kryesisht në shtetin indian të Harayanas dhe Raxhastanit, që mbledh dhe ruan ujin përgjatë vitit, për tu përdorur për tu pirë nga njerëzit dhe bagëtitë. Në shumë pjesë të Indisë, shirat vjetore janë shumë të pakta (midis 450 dhe 600 mm) dhe uji mund të jetë i pa pëlqyeshëm për tu pirë. Shirat gjatë korrikut dhe gushtit grumbullohen në johade dhe përdoret përgjatë vitit. Johadet në Jaisalmer quhen "khadinë". Ata janë të njohur në mënyrë popullor si tankis në shumicën e pjesëve të vendit. Johadet përdoreshin gjerësisht nga Organizata Jo-Qeveritare 'Tarun Bharat Sangh' nga Rajendra Singhu që drejton rigjallërimin e distriktit Alwar të Raxhastanit. Sot ka mbi 4,500 johadë që punojnë në Alëar dhe distriktet rrethuese.

Ndërtimi Redakto

Këto janë pengesa të thjeshta dheu ose gurësh të ndërtuara përgjatë kontureve të një rrëpire për të ndaluar ujin e shiut. Këto diga dheu synojnë të mbledhin dhe ruajnë ujin e shiut, duke çuar në përmirësimin e vaditjes dhe ujit tokësor. Ato janë ndërtuar përgjatë rrëpirave me një argjinaturë të lartë në tre krahë ndërsa i katërti lihet i hapur për hyrjen e ujit të shiut. Ata janë shumë të zakonshëm në shumicën e fshatrave të shteteve indiane të Haryanas, Uttar Pradeshit dhe Shkretëtirës Thar të Raxhastanit.

Johadet e Haryanas Redakto

Në vitin 2007, Departamenti i Vaditjes së Haryanas shpenzoi 4.3 miliardë rupi indiane ose 7 milion dollarë amerikanë për të rinovuar dhe restauruar sistemin ujor të shtetit për ruajtjen e ujit, duke rimbushur ujin tokësor, rujtjen e mjedisit dhe përmirësimin e turizmit.[1] Një studim nga Panjab University gjeti 60 specie peshqish të 19 familjeve, 11 specie tregtare dhe 6 specie të rralla, në ujërat e Haryanas.[2] Ujërat mbeten nën rrezikun e cënimit, tkurrjes së zonave të ujëmbledhësve dhe ndotja.[3] Në vitin 2010, u bë studimi i parë indian i të dhënave të bacillariophyceae-ve në dhjetë ujëra të ndryshme në dhjetë stacione të ndryshme në Haryana.[4] A 2015 study of 24 ëater bodies of Haryana, found 39 morphologically different types of diatoms.[5] Në vitin 2016, Qeveria e Haryanas shpalli një plan për të bërë hartën e rrjedhjes së ujërave dhe për të krijuar dabeizin e gjithë ujërave brenda shtetit në bazë distrikti.[6] Këto ujëra kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik nëpërmjet peshkimit në shtetin indian të Haryanas dhe Haryana renditet e dyta në Indi për sa i përket prodhimit mesatar vjetor të peshkimit për njësi sipërfaqeje në vend me prodhimin vjetor mesatar për hektarë prej 7000 kg për hektarë.[7] Prodhimi i peshkimit ësht rritur nga 600 tonë në vitet 1966-67 në kohën e formimit të shtetit të Haryanas në 121000 tonë gjatë viteve 2015-16, duke përmirësuar jetesën e mbi 30000 familjeve në sektorin e peshkimit.[8]

 
Pamje e një johadi në katundin Thathawata në Raxhastan

Revolucioni i Johadeve të Raxhastanit Redakto

Në distriktin e Alwarit në Raxhastan pati një thatësirë të ashpër gjatë viteve 1985-86. Në vitin 1985, vullnetarët nga Tarun Bharat Sangh (TBS), një organizatë vullnetare e drejtuar nga Rajendra Singh, erdhi në Alwar. Distrikti i Alwarit dikur ishte i lulëzuar, por prerja e pemëve, minierat dhe veprimtaritë e tjera industriale çuan në degradimin e tokës që intensifikoi përmbytjet dhe thatësirat. Sistemi tradicional i menaxhimit të ujit që përdorte Johadë ishte braktisur. Tarun Bharat Sangh e rigjallëroi traditën e ndërtimit të Johadëve, një shembull i teknologjisë tradicionale që ofronte ujë për tu përdorur dhe për të rimbushur ujin tokësor. Tani Johadët janë të njohur në mënyrë popullor si Tankas në shumicën e rajonit.[9][10] Revolucioni i ujit u përhap nga Johadët në distriktin e Alwarit në të gjithë rajonin. Tani ka rreth 5,000 johadë përgjatë gjithë Raxhastanit dhe kjo ka ndihmuar gjerësisht në pakësimin e mungesës së ujit dhe përmirësimin e cilësisë së tij.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Haryana approves 435.26 crore for renovation of ëater bodies, The tribune, 2007[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ 60 fish species in Haryana ëater bodies, The Tribune, 2006[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ Encroachment of Haryana ëater bodies, The Tribune, 2010[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ Diatoms Atlas of Fresh Ëaters Bodies from Haryana (India), LAP Lambert Academic Publishing, 2012[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ MORPHOLOGICAL STUDY OF DIATOMS IN 24 DIFFERENT ËATER BODIES OF HARYANA, INDIA, Journal of Forensic and Texicology, Saini and Kushëaha, 2016, vol 16, number 1[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  6. ^ Haryana plans district-ëise maps of ëater floë, Business Standard neëspaper, Jan 2016[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  7. ^ [harfish.gov.in/development-fisheries.htm Haryana fisheries annual production average, korrik 2016]
  8. ^ "Haryana fisheries, July 2016". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2016. Marrë më 16 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "50 people ëho could save the planet". The Guardian. 5 janar 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Unquiet floës the ëater in this village". The Hindu. 15 prill 2005. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2005. Marrë më 16 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)