Zdravko Krivokapiq
Zdravko Krivokapiq (Malazez: Здравко Кривокапић; i lindur më 2 shtator 1958) është një politikan, inxhinier dhe mësues universitar malazez, profesor dhe Kryeministër i Malit të Zi që nga 4 dhjetori 2020 deri më 28 Prill 2022.
PhD, Eng.D. Zdravko Krivokapić Здравко Кривокапић | |
---|---|
Kryeministër i Malit të Zi | |
Në detyrë 4 dhjetor 2020 – 28 prill 2022 | |
Presidenti | Milo Gjukanoviq |
Zëvendës | Dritan Abazi |
Paraprirë nga | Dushko Markoviq |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 shtator 1958 (66 vjeç) Niikshiq, RSF e Jugosllavisë (sot Mali i Zi) |
Nënshtetësia | Malazez |
Partia politike | I pavarur |
Lidhjet e tjera politike | Për të Ardhmen e Malit të Zi (gusht – tetor 2020) |
Fëmijët | 5 |
Shkollimi | Universiteti i Malit të Zi Universiteti i Beogradit |
Punësimi | Profesor, politikan |
Biografia
RedaktoAi lindi në Nikshiq më 1958. Në vitin 1981 u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Malit të Zi. Ai më pas bëri studime pasuniversitare në Universitetin e Beogradit, në vitin 1993 mori një doktoraturë në Alma Mater në Podgoricë. I lidhur profesionalisht me Universitetin e Malit të Zi, ai punoi si profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të këtij universiteti. Autor i librave, librave akademikë dhe artikujve shkencorë. Anëtar i bordeve të programeve të disa revistave shkencore.[1]
Në vitin 2020, ai ishte një nga themeluesit dhe mori postin e kryetarit të organizatës "Ne damo Crnu Goru"[2], duke mbështetur Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi gjatë konfliktit për rregulloret e reja ligjore. Në të njëjtin vit, ai më vonë u bë udhëheqës i listës elektorale të një opozite të gjerë ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet në koalicionin zgjedhor "Za budućnost Crne Gore"[3] (referuar si një pro-serb dhe grupimi politik pro-rus[4]), dhe pas zgjedhjeve bëhet Kryeministri i caktuar i Malit të Zi (kandidat për Kryeministër) pas zgjedhjeve.
Referime
Redakto- ^ Nedeljnik.rs (2020-08-01). "Ko je Zdravko Krivokapić, čovek koji će "izaći na crtu" Đukanovićevom DPS-u". Nedeljnik (në anglishte amerikane). Marrë më 2020-11-10.
- ^ News, Boka. "Osnovana organizacija "Ne damo Crnu Goru" | Boka News" (në kroatisht). Marrë më 2020-11-10.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ^ "Državna izborna komisija - Crna Gora : Za izbor poslanika u Skupštinu Crne Gore". dik.co.me (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2021. Marrë më 2020-11-10.
- ^ "Montenegro voters face choice between pro-EU ruling party and pro-Russian opposition". France 24 (në anglisht). 2020-08-30. Marrë më 2020-11-10.