Zef Staku (Shkodër, 9 shkurt 1922 - 20 prill 2001) ka qenë antifashist, i përndjekur politik nga regjimi komunist, poet e përkthyes.[1]

Biografia

Redakto

U lindnë një familje shkodrane qytetare, me tradita atdhetare. Që në rininë e tij u shqua për talentin letrar dhe formimin atdhetar. Tradicionalisht të parët e tij njiheshin brez pas brezi si qëndistarë të kostumeve kombëtare. Prej tyre Zefi trashëgoi shpirtin poetik, dhe talentin prej shkrimtari. Njihet në Shkodër, si i riu që, më 20 korrik 1941, së bashku me një grup studentësh, hartoi protestën drejtuar rektorit të jezuitëve të Shkodrës, kundër Cordignanos, për shkrimin e tij poshtërues ndaj kombit shqiptar. Më 7 maj 1942 botoi revistën antifashiste, "Zani i Lirisë", e para në llojin e vet në Shqipëri. Më vonë kjo revistë do të vazhdojë me emrin Grupi 28 Nandori dhe më tej me emrin "Robni o Liri". Në të tre këto revista ai botoi poezi e artikuj me temë lirimin kombëtar.[2]

Qe dishepull i Mid'hat Frashërit, Lec Kurtit dhe mik i profesor Prenk Kaçinarit dhe i profesor Mustafa Dervishit. Mbas luftës përjetoi pasojat e rregjimit komunist, i cili e torturoi dhe e burgosi dy herë, herën e dytë e dënoi me vdekje, dënim i cili iu kthye me 20 vjet. Mbas daljes nga burgu u martua me shkrimtaren Lajde Staku, me të cilën pati një bashkëpunim të gjatë. Njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja. Së bashku botuan vëllimin me përralla për fëmijë Prrallat tona. Ka shumë vepra në dorëshkrim, origjinale dhe përkthime, të cilat presin të botohen. Në mes të cilave përkthimi nga rusishtja e Eugjeni Oniegin kryevepër e Pushkinit, si edhe Lusiadet, kryevepër e shkrimtarit poertogez Kamoensit. Para se të vdiste ai i fali publikisht të gjithë ata që i kishin bërë keq, dhe la si amanet që në gurin e varrit të tij të shkruhej epitafi: “Kam një amanet o Perëndi, të lind sërish në Shqipëri.” Ndërroi jetë më 20 prill 2001.

Referime

Redakto
  1. ^ Xhahid Bushati (10 shtator 2018). "Duke kujtuar Lajde dhe Zef Stakun". voal.ch.
  2. ^ "Zef Staku, poeti shkodran që komunizmi e dënoi me vdekje". shqiptarja.com. 10 shtator 2017.