Mustafë Dervishi
Mustafë Dervishi (Shkodër, 1 janar 1920 - 26 korrik, 1943) ishte një inxhinier-arkitekt si dhe profesor në gjimnazin e Shkodrës, Kryetar i Qarkorit të Rinisë së Ballit Kombëtar për Qarkun Shkodër. Ra Dëshmor në luftën Nacional Çlirimtare në moshën 23 vjeçare, në krye të demonstratës më të madhe të organizuar në Shkodër, si organizator dhe lider i saj. Ishte shok shkolle me Qemal Stafën[1], Vojo Kushin, Nuri Llazanin dhe pavarësisht idealeve të ndryshme u përpoq të bashkërendonte me to energjitë mbështetur në urrejtjen e përbashket që ushqenin kundër pushtuesit.
Revista e organizatës Balli Kombëtar "Robni o Liri", që u botua në Shkodër, në klandestinitet, në mars 1944, botoi vjershën me titull "Mustafë Dervishit" që i kushtohej këtij dëshmori.
Ç'jan k'ta niprit e Skënderit
Ç'jan k'ta çunat arbënor
E kan shqipen në krahnor
E du'n gjakun si kunor
për trimni
Nuk e qajn jo shok't Mustafën
S'qahet djali zemërhekur
S'qahet luftëtar i vdekun
S'qahet dot shqiptar i mbetun
për liri
Kjo poezi botohej tok me:
- Dekalogun e organizatës nacionaliste "Balli Kombëtar";
- Artikullin "Bashkimi" të autorit "Roja", pseudonim i Lec Kurtit [4]
- Artikullin "Kali i Trojës në Kalanë e Shqipeve" te Luigj Tonit
- Kujtesën: Qytetarë! Kujtoni me nderim luftëtaret e Ballit Kombëtar që ranë dëshmorë.
Referime
Redakto- ^ "Kush ishte Qemal Stafa? 99-vjetori i lindjes". Gazeta Mapo.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PROFIL/ Poeti shkodran qe komunizmi e denoi me vdekje…". Shkodra Web.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Revista "Robni o Liri"". 2 (1–2). 1944: 7.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lec Kurti, një madhështi e trefishtë. I pari është tingulli, mandej fjala". Shekulli. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2019. Marrë më 20 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)