Zejni Fejzulahi
Zejni Fejzulahi lindi në fshatin Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit më 1961. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Bujanoc. Ka studiuar në Fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1986.
Zejni Fejzulahi | |
---|---|
Lindi | 25 Maj 1961 |
Arsimi | Inxhinier i Diplomuar i Makinerise |
Biografia
RedaktoPasi nuk pati mundësi të punësohej në profesion e tij, filloi punën në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 01.09.1985.
Në shkollë ka kryer detyra me përgjegjësi nga më të ndryshmet. Ka qenë kryetar i pleqësisë së shkollës në periudhën 1990-1992, anëtar i Këshillit të shkollës ishte më 2001-2005.
Zejni Fejzulahi ka qenë këshilltar komunal në periudhën 2006-2008.
Në periudhën 2010-2013 ishte kryetar i Komisionit për Arsim gjatë përbërjes së parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u siguruan shumë tekste shkollore për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.
Ndihmësdrejtor ishte në vitin shkollor 2009/10.
Në përbërjen e dytë të Këshillit Nacional u emërua zëvendës kryetar i KNSh-së, mirëpo për shkak obligimeve tjera, me vetdëshirë u lirua nga ky funksion. Ushtroi detyrën e kryetarit të Komisionit për Arsim në periudhën 2014-2017. Ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës u zgjodh më 2013, funksion të cilin e ushtroi deri në qershor të vitit 2014. Përsëri në dhjetor të vitit 2014 u zgjodh ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës, ndërsa në maj të vitit 2015 zgjidhet drejtor me mandat katërvjeçar.[1]
Mandatin e dytë katërvjeçar e mori në maj të vitit 2019. Detyrën e drejtorit e përfundoi më 14 maj 2023 dhe nuk kandidoi më për një mandat të ri.[2]
Gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit, shkolla e mesme u digjitalizua e para në rajon.[3]
Momentalisht zhvillon veprimtarinë në bibliotekën e shkollës.
Publikimet
RedaktoËshtë autor i librit “Analizë e suksesit dhe vijimit 2012/13 deri 2019/20”, i botuar në vitin 2021.[4]
Referencat
Redakto- ^ https://luginapress.com/zejni-fejzullahu-merr-besimin-e-shumices-per-drejtor-te-shkolles-se-mesme-sezai-surroi-ne-bujanoc/
- ^ https://www.sezaisurroi.com/sot-u-be-pranim-dorezimi-i-detyres-se-drejtorit-te-shkolles/
- ^ https://www.sezaisurroi.com/mesimi-virtual-ne-distance-permes-platformes-zoom/
- ^ http://www.titulli.com/zejni-fejzullahu-boton-librin-analize-e-suksesit-dhe-vijimit-2012-2013-deri-2019-20