Hape menynë kryesore

Zeqirja Ballata (23 prill 1943, Gjakovë) është kompozitor dhe akademik[1]. Mësimet i bëri në Prizren dhe në Lubjanë, ku pati mundësi të mëdha t'i zgjeroj dituritë muzikore. Krahas kësaj, ai ka pasur specializime në disa qendra të Italisë. Eshtë ndër kompozitorët që ka veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikore. Puna krijuese etij vazhdon të zgjas me shum se 40 vjeta. Gjuha muzikore e Zeqirja Ballatës është bashkëkohore dhe e veçantë. Edhe pse në kompozimet e tij ka elemente të muzikës popullore shqiptare ato nuk vërehen aq lehtë, ngase i pëpunon dhe i ndryshon në masë të madhe.

Nga veprimtaria e tij e pasur do të përmendim disa nga më të rëndësishmet:"Epitafi N" për recitues dhe për ansambël,"Bilnili" për bllokflaut e për piano, "Mes rrugës*rruga", "Luftëtari", Nëna Terza" janë këngë solo, "Jehona nga Bjeshkët e Nemuna" për piano, "Suitë pë flaut dhe harpë", :Sonatina për violonqel dhe piano", "Një si baladë" për kitarë, "Kënga shkodrane" për fizarmonikë dhe pr piano, "Kaoriqo simfonike","Simfonia 83", "Suita për orkestër harqesh"etj. Përveq kompozimeve, Zeqirja Ballata merret edhe me shkrimin e librave muzikorë, sidomos ato të edukimit muzikor ku gjejmë edhe këngë për mosha të reja. Krahas këtyre veprimeve, ka punuar me përkushtim në pasurimin dhe në ngritjen e jetës muzikore të Kosovës.

ÇmimetRedakto

  • 1966, 1968 : dy shpërbime në Konkursin e Bashkësisë krahinore të shoqërive muzikore, Kosovë.
  • 1967 : Shpërblimi universitar i Preshernit në Lubjanë (1967), Shpërblimi në Festivalin ndërkombëtar të koreve në Celje.
  • 1968 : Shpërblimi kosovar i dhjetorit.
  • 1974, 1977 : dy shpërblime në konkurset e RTV-Prishtina.
  • 1977, 1989 : dy Shpërblime vjetore të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës.
  • 1981 : Medalja me kurorë t'argjentë e Presidiumit të RSFJ.
  • 1981 : Karta e Takimeve të akademive muzikore të RSFJ, Rovinj.
  • 2003 : Mirëjohja "Dr. Roman Klasinc" e Liceut artistik, Maribor dhe e Lidhjes së pedagogëve muzikorë të Sllovenisë, Maribor.
  • 2006 : Mirënjohja nga Colegium musicum i qytetit Malmo, Suedi.
  • 2007 : Plaketa për vepër jetësore e Drejtoratit për kulturë, KK i Gjakovës.
  • 2008 : Shpërblimi për vepër jetësore "Dr. Roman Klasinc" e Konservatorit muzikor, Maribor.
  • 2008 : Mirënjohja e Ministrisë së kulturës së Kosovës.

ReferencaRedakto

  1. ^ "Zeqirja Ballata - Anëtarët e rregullt dhe korrespondent". Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Marrë më 1 nëntor 2013.