Zeqirja Neziri (1952) është profesor i Fakultetit të Filologjisë “Blazhe Koneski”, në Universiteti “Sh. Cirili dhe Metodi”, në Shkup.[1]

Biografia

Redakto

Studimet në fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare i bëri në Katedrën e përmendur të këtij universiteti. Studimet për letërsi krahasimtare (të magjistraturës, 1981) dhe ato të doktoratit (në vitin 1992) i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit.

Pas mbarimit të studimeve (1975) dy vjet ka punuar në shkollat e mesme të Shkupit. Nga 1 tetori 1977 deri më 30 shtator 2019, kur pensionohet ka qenë në marrëdhënie të pandërprerë pune në Katedrën e përmendur. Krahas leksioneve në ciklin e parë të studimeve (Bachelor) nga fusha e letërsisë shqiptare të Pararilindjes e të Romantizmit arbëresh dhe të letërsisë gojore shqiptare, nga viti 2010 ka mbajtur leksione edhe në ciklin e dytë (Master) dhe në të tretin (Shkolla doktorale). Ka qenë udhëheqës shkencor i mbi 10 magjistrantëve dhe i mbi 25 doktorantëve.

Nga viti 2006 e në vijim, si kryetar i Degës së Maqedonisë është anëtar i Bordit të Institutit Alb-Shkenca. Bashkë me anëtarët e tjerë të Bordit (Bashkim Ziberi, Mentor Hamiti dhe Mustafa Ibrahimi) ka kryer me sukses punën e organizimit të katër takimeve (2009, 2012, 2015 dhe 2018). Redaktor/recensues i punimeve të botuara në AKTET e në ANASH, si dhe kryeredaktor i revistës ANAS.

Krahas rreth 150 titujve të studimeve për tema të ndryshme të historisë së letërsisë shqiptare të paraqitura nëpër konferenca shkencore të mbajtura në Itali, Poloni e në qendrat universitare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut ka botuar edhe libra mësimorë për lëndët që ka ligjëruar, si dhe studimet e thelluara monografike: Poezia e Budit (Shkup 1995, 2019),[2] Meshari i Buzukut (Shkup 2006), Vjershërimi i Varibobbës (Shkup 2008) dhe Balada e Lalës Bajram (Shkup 2019). Është pensionist i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të këtij Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Shkupit.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Neziri, Zeqirja. Historia e arbneshve të Zarës.
  2. ^ Ismaili, Zeqirja (2019-09-27). "Instituti Alb-Shkenca, Dega ne Shkup në Tiranë, promovoi librin e prof.dr. Zeqirja Neziri me titull "Poezia e Budit"". Ars Albanica. Marrë më 2024-11-06.
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 82, ISBN 9789951518208