Zgjedhjet lokale në Tuz (2019)
(Përcjellë nga Zgjedhjet lokale Tuz 2019)
Zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Tuz (zyrtarisht: Zgjedhjet për zgjedhjen e këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit) janë mbajtur më 3 mars 2019 për të zgjedhur këshilltarët në Kuvendin e Komunës së Tuzit. Janë zgjedhjet e para lokale që organizohen në komunën e pavarur të Tuzit. Qytetarët e Tuzit kanë pasur mundësi të votojnë në 30 vendvotime. Të drejtë për të votuar kanë pasur 11.904 qytetarë. Zgjedhjet janë mbajtur më 3 mars 2019.
PjesëmarrësitRedakto
Partitë politike që kanë marrë pjesë:
- ''Tuzi fiton'' - Partia Demokratike e Socialistëve
- ''Për të mirën e qytetarëve të Malësisë'' - Partia Popullore Socialiste
- ''Fitore, jo përçarje'' - Demokratët e Malit të Zi
- ''Me besnikëri për Tuzin'' - Social Demokratët
- ''Malësia na bashkon'' - Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH
- ''Zgjedhje e mençur'' - Partia Boshnjake
Malësia na bashkonRedakto
Më 21 dhjetor 2018, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare formuan Forumin Shqiptar,[1] të cilit më 29 janar 2019 iu bashkua dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.[2] Forumi Shqiptar morri pjesë në zgjedhje si lista "Malësia na bashkon."
RezultatiRedakto
Partia/Koalicioni | Vota | Vende | ||
---|---|---|---|---|
Numri | % | Numri | ||
''Malësia na bashkon'' | Forumi shqiptar: ASH, LDSH, UDSH | 3,682 | 47.11% | 16 |
''Tuzi fiton'' | Partia Demokratike e Socialistëve | 2,491 | 31.87% | 10 |
''Zgjedhje e mençur'' | Partia Boshnjake | 961 | 12.30% | 4 |
''Me besnikëri për Tuz'' | Socialdemokratët | 360 | 4.61% | 1 |
''Fitore, jo përçarje'' | Demokratët e Malit të Zi | 235 | 3.01% | 1 |
''Për të mirën e qytetarëve të Malësisë'' | Partia Popullore Socialiste | 86 | 1.10% | 0 |
Gjithësej | 7,815 | 32 | ||
Vota të vlefshme | 7,815 | 98.95% | ||
Vota të pavlefshme | 83 | 1.05% | ||
Votues që kanë votuar | 7,898 | 66.35% | ||
Votues që nuk kanë votuar | 4,006 | 33.65% | ||
Votues të regjistruar | 11,904 | |||
Referimet: [3] |
ReferimetRedakto
- ^ "AA i DSA formirali Albanski Forum: Ujediniti političku scenu na lokalnom i državnom nivou". Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Unioni Demokratik i Shqiptarëve i bashkohet Forumit Shqiptar ASH-LDSH". Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Procesverbal mbi punën e Komisionit komunal zgjedhor të Tuzit për përcaktimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të këshilltarëve në vendvotime në komunën e Tuzit (tuzi.dik.co.me)