Komuna e Tuzit
![]() |
Ky artikull merret me komunën, për qytezën shiko:Tuzi |
Komuna e Tuzit (në gjuhën malazeze: Општина Тузи, Opština Tuzi) është një komunë e Malit të Zi. Qendra e komunës është Tuzi.
Komuna e Tuzit | |
---|---|
![]() | |
Shteti | ![]() |
Kryetari i Bashkisë | Nik Gjeloshaj |
Partia | (AA) |
Prefiksi | +382 |
Faqja Zyrtare www.tuzi.dik.co.me |
GjeografiaRedakto
Komuna e Tuzit gjendet në lindje të Malit të Zi, e kufizuar në perëndim nga Komuna e Podgoricës dhe në lindje nga Shqipëria.
DemografiaRedakto
Komuna e Tuzit përfshin fshatrat Arrëz, Bardhaj, Bënkaj, Budëz, Camaj, Cemi, Delaj, Dinosha, Dreshaj, Dushiqi, Fundëna Gurreci, Helmnica, Koja, Kodërbudani, Kësheva, Llofka, Lekaj, Mileshi i Sipërm, Muzheçku, Nabomi, Nënhelmi, Nikmarashi, Omerbozhaj, Pankali, Pikala, Prifti, Rudina, Selishta, Skorraqi, Spija, Stjepohu, Sukruqi, Shipshaniku, Rakiqi, Traboini, Trieshi, Tuzi, Vllana, Vrana dhe Vuksanlekaj.
HistoriaRedakto
Tuzi është është komunë me të drejta të plota në Mal të Zi. Është themeluar më, 1 shtator 2018, kur u shkëput nga Komuna e Podgoricës.[1] Zgjedhjet lokale Tuz 2019 u mbajtën më datë 3 mars, ku nga rezultatet paraprake, numrin më të madh të këshilltarëve e ka koalicioni Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH me 16 të tillë, ndërsa PSD 10 të tillë, Partia Boshjake 4 të tillë, Socialdemokratët 1 të tillë dhe Demokratët e Malit të Zi 1 të tillë. Pritet që së shpejti të formohet pushteti i ri në Tuz. [2][3]
BurimetRedakto
- ^ "Tuzi shapllet komune". Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Zgjedhjet_lokale_Tuz_2019
- ^ Albanians Taste Victory in Montenegro’s New Municipality, Balkansinsight, 2019
Shiko edheRedakto
Andrejevica | Berana | Bellopoja | Budua | Cetina | Danilovgradi | Herceg-Novi | Koloshini | Kotorri | Mojkovaci | Nikshiqi | Petnica | Plava | Pluzhina | Plevla | Podgorica | Rozhaja | Shavniku | Tivari | Tivati | Tuzi | Ulqini | Zhabjaku
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |