Ziameti ka qenë lloj i feudit osman i ngritur mbi pronësinë feudale shtetërore mbi tokën, më i madh se timari. Ishte burim rekrutimi forcash ushtarake. Në trevat shqiptare gjatë shekujve të parë të sundimit osman, veçanërisht pas mesit të shek.XVI, ziameti përfshinte kryesisht fshatra. Më 1431 në krahinat e Shqipërisë jugore dhe qendrore ishin krijuar 16 ziamete. Në të gjitha trevat shqiptare në vitet ’30 të shek.XVI kishte 54 ziamete, ndërsa në fund të këtij shekulli numri i tyre arriti në 212. Ziameti u abrogua bashkë me kategoritë e tjera të pronës feudale ushtarake në vitin 1839 me reformat e Tanzimati.

ReferimetRedakto