Zija Abdullahu
Doc. Dr. Zija Abdullahu u lind më 29.10.1961 në Nikushtak të komunës së Likovës – Kumanovë Shkollën fillore e kreu ne ne vendlindje.
Të mesmën ne “Furkan” Damask – Siri, në vitin 1984/85 Fakultetin e kreu në Univerzitetin El-Ez’her, Fakultetin e Usulud-dinit (Bazat e fesë), katedrën e Akaidit dhe Filozofisë, në vitin 1990, në Kajro – Egjipt. Magjistraturën dhe Doktoraturën në Univerzitetin e Zejtunës në Tunis – Tunizi, më 2000 Në vitin akademik 2010/2011 u bë prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe është profesor i rregullt në të njejtin Fakultet. Mori titullin : Prof. Ass. Dr, apo sipas sistemit të vjetër “Docent”, po në të njëjtin vitë, më 2010/2011 Është ligjerues i lëndës së Akaidit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, që nga viti 2001/2002, i angazhuar në vitin e parë dhe të dytë. Gjatë viteve 2003-2008, u angazhua për katër vitet në të njëjtën lëndë. Viteve të fundit ligjeron në vitin e tretë dhe të katërt te po kësaj lënde. E si ligjerues i Filozofisë së Përgjithshme dhe asaj Islame nga Viti 2010. Ligjërues i lëndës së Orientalistikës në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup gjatë vitit akademik 2000/2001. Ka marrë pjesë në seminare, tribuna, radio e televizione të ndryshme. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “ DITURIA ISLAME” nga viti 2001-2004. Poashtu anëtar i redaksisë së revistës “BOLETINI”, i Fakultetit të Stuimeve Islame. Është marre edhe me veprimtari shkencore dhe ka botuar: “STUDIMI KRAHASIMTARË I FEVE” botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë 2010 “SEKTET DHE SHKOLLAT ISLAME” , skriptë për vitin e tretë në lëndën e Akaidit ne Fakultetin e Studimeve Islame, Prishtinë Përkthime ne gjuhën arabe: “Dhuna në qytetrimin perendimor – Islami si rifillim i historisë” të autorit Dr. Melazim Krasniqit e botuar në Halep- Siri më vitin 2007 Priten të botohen së shpejti poashtu : “NDIKIMI I BESIMIT NË SJELLJET E MUSLIMANIT” (botim autorial) “UNI NE KURANIN FAMËLARTË-TRAJTESË PSIKOLOGJIKE KURANORE” (botim autorial) Është recensent i shtatë librave, mentor i më shum se njëzet temave të diplomave ne Fakukltetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe autor i disa artikujve në revista të ndryshme.