Çlirimi i Shkupit ishte një ndër betejat kryesore të kryengritjes së vitit 1912.Fitorja e betejës çliroj Shkupin nga 500 vjet sundimi nga Perandoria Osmane.

Çlirimi i Shkupit
Pjesë e Kryengrtija e vitit 1912
Data11-15 Gusht 1912
Vendodhja
Pasoja Fitore e Shqiptarve
Palët pjesëmarrëse
Forcat Shqiptare Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit

Isa Boletini
Bajram Curri
Idriz Seferi

Bajram Daklani
Fuqia ushtarake
6,000(në fillim)
30,000(në fund)[1]
4,000

Beteja

Redakto

Në korrik të vitit 1912, revolucionarët shqiptarë mblodhën forcat e tyre në Kosovë pasi pushtuan shumicën e qyteteve kryesore të rajonit si Prishtinën, Ferizaj dhe Gjakovë nga Perandoria Osmane. Në fillim të gushtit 1912, ushtarët shqiptarë marshuan drejt jugut drejt kryeqytetit të provincës Üsküb (Shkup). Më 13 gusht, ushtarët e parë shqiptarë, pesëqind nën drejtimin e Idriz Seferit dhe Isa Boletinit, hynë në qytet dhe kërkuan që 4000 ushtarët osmanë të qytetit t'ia dorëzonin atë revolucionarëve shqiptarë. Më 14 gusht,garnizoni osman u dorëzua, ndërsa më shumë trupa shqiptare arritën në qytet nga zonat e Kumanovës, Prishtinës dhe Dibrës. Deri në fund të gushtit, më shumë se 30,000 trupa shqiptareishin vendosur në Shkup.

Bajram Curri, sapo hyri në Shkup, hapi burgun dhe liroi 960 të burgosurit e pranguar aty.[2]

Qeveria e re osmane kishte ende në Shqipëri forca të mëdha, të cilat mund t’i përdorte kundër shqiptarëve. Ajo urdhëroi komandantin e Korparmatës V, gjeneralin Kara Said pashën, të përgatiste trupat për të marshuar mbi Shkup. Mareshali Ibrahim Pasha u emërua gjithashtu komandant i trupave ushtarake në Kosovë. Megjithatë, qeveria ishte e interesuar të merrej vesh me kryengritësit në Shqipëri. Ky qëndrim diktohej ngaqë vazhdonte lufta me Italinë, nga shfaqja në horizont e një rreziku të ri që vinte nga aleatët ballkanikë dhe nga kujdesi që të mos u jepej shkas Fuqive të Mëdha të ndërhynin në punët e brendshme të Perandorisë.[3]

Referimi

Redakto
  1. ^ https://www.ballikombetar.info/clirimi-i-shkupit-nga-shqiptaret-me-11-gusht-te-vitit-1912/
  2. ^ https://wiki.shqipopedia.org/clirimi-i-shkupit
  3. ^ https://www.shqiperia.com/Clirimi-i-Shkupit.406/