Antonije "Anta" Simeonoviq, i njohur më mirë si Çollak-Anta (serbisht: Чолак-Анта Симеоновић Čolak-Anta Simeonović, 1777–1853) ishte një luftëtar dhe komandant ushtarak serb (Vojvoda), një nga figurat më të rëndësishme të Kryengritjes së Parë Serbe të 1804-1813, një rebelim i armatosur spontan që u shndërrua në një luftë çlirimtare nga Perandoria Osmane, Revolucioni serb përfundimisht u bë simbol i procesit të ndërtimit të kombit në Ballkan, duke provokuar trazira mes të krishterëve si në Greqi ashtu edhe në Bullgari.

Çolak-Anta

Ai ishte komandant ushtarak nga Prizreni, guvernator i krahinës së Krushevcit dhe më vonë në jetë kryemagjistrat. Çolak-Anta luftoi nën Udhëheqësin e Madh Karagjorgje, dhe është themeluesi me të njëjtin emër i familjes së shquar Çollak-Antiq. Ai kishte origjinë serbo-kosovare.