101 Dalmatët
101 Dalmatët (anglisht: One Hundred and One Dalmatians) është një film i animuar amerikan i zhanrit komedi dhe aventurë, që e prodhoi Walt Disney Productions. Filmi është një përshtatje e romanit me të njëjtin emër të vitit 1956 nga Dodie Smith. Regjisorët e tij janë Wolfgang Reitherman, Hamilton Luske dhe Clyde Geronimi, duke vepruar me një skenar nga Bill Peet.
101 Dalmatët | |
---|---|
Regjia nga | |
Skenari nga | Bill Peet (uncredited)[1] |
Historia nga | Bill Peet |
Bazuar në | The Hundred and One Dalmatians nga Dodie Smith |
Prodhuesi | Walt Disney |
Luajnë |
|
Montazhi |
|
Muzika | George Bruns |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | Buena Vista Distribution |
Data e publikimit | 25 janar 1961 |
Kohëzgjatja | 79 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $3.6–4 million[2][3] |
Fitimi | $303 million[4] |
Ngjarja e filmit përcjell një pjellë të 15 këlyshëve dalmatë, që janë kidnapuar nga aristokratja obsesive Kruella De Vil, me dëshirën që ta shndërrojë leshin e tyre në pallto. Pongo dhe Perdita, prindërit e pjellës, nisen në një mision përreth shtetit për t'i shpëtuar këlyshët nga Kruella maniake, duke i shpëtuar rrugës edhe 84 këlyshë të rinj, gjë që e sjellë totalin në 101 dalmatë.
101 Dalmatët u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 25 janar 1961, u prit me vlerësime shumë pozitive dhe ishte shumë përfitues duke korrur 14 milionë dollarë brenda SHBA-ve në shfaqjen e parë nëpër kinema. Ai u bë filmi i parë që fitoi mbi 10 milionë në publikimin e tij të parë, dhe i teti film më fitimprurësi i vitit 1961 në arkën amerikano-veriore. Krahas suksesit në arkë, metodat ekonomike të animacionit, si kserografia gjatë procesit të vizatimit dhe ngjyrosjes së figurave, ndihmuan ta mbanin të ulët çmimin e prodhimit.[5]
Suksesi i filmit e bindi kompaninë Disney që ta shndërrojë në një ekskluzivitet mediatik, me një ribërje live-action më 1996, përcjellur nga një vazhdim i tij në 2000. Një vazhdim i filmit të animuar u lëshua si videofilm më 2003 me emrin 101 dalmatët II: Aventurat e Peçit në Londër. Dy seriale të animuar u prodhuan me bazë mbi këtë ekskluzivitet, 101 Dalmatians: The Series në 1997 dhe 101 Dalmatian Street në 2019. Një film live-action i bazuar në këtë rrëfim, Kruela, u lëshua në vitin 2021.
Zërat
RedaktoRoli | Zëri në origjinal | Dubluar në shqip |
---|---|---|
Roger Radcliffe | Ben Wright | Ervin Bejleri |
Anita Radcliffe | Lisa Davis (actress) | Olta Harizaj |
Cruella de Vil | Betty Lou Gerson | Jetmira Dusha |
Pongo | Rod Taylor | Erion Hinaj |
Perdita | Cate Bauer dhe Lisa Daniels | Suela Xhonuzi |
Nanny | Martha Wentworth | Mimoza Zotaj |
Jasper | J. Pat O'Malley | Lorenc Kaja |
Horace Badun | Fred Worlock | Armir Shkurti |
Referime
Redakto- ^ Peet 1989, f. 165.
- ^ Barrier 1999, f. 566.
- ^ Thomas 1997, f. 106.
- ^ D'Alessandro, Anthony (27 tetor 2003). "Cartoon Coffers – Top-Grossing Disney Animated Features at the Worldwide B.O." Variety (në anglisht). fq. 6. Marrë më 1 janar 2024 – nëpërmjet The Free Library.
- ^ "2. "101 Dalmatians" (1961) $857.2 million (Adjusted)" (në anglisht).
Bibliografia
Redakto- Barrier, Michael (1999). Hollywood Cartoons: American Animation in Its Golden Age (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-1980-2079-0.
- Peet, Bill (1989). Bill Peet: An Autobiography (në anglisht). Houghton Mifflin Harcourt. ISBN 978-0-3956-8982-0.
- Thomas, Bob (1997). Disney's Art of Animation: From Mickey Mouse To Hercules (në anglisht). Disney Editions. ISBN 978-0-7868-6241-2.