Ebu Bekr Muhammed ibn Zekerija er-Razi i u lind në Raj afër qytetit modern të Teheranit në 251 H. (864 M). Thuhet se në rininë e tij al-Rhazi ishte i interesuar në këndim dhe muzikë krahas profesioneve të tjera. Për shkakë të lakmisë së tij për dituri ai u bë më shumë i interesuar në studimin e alkemisë dhe kimisë, filozofisë, logjikës, matematikës dhe fizikës. Ishte lënda e mjeksisë në të cilën ai shpënzoi pjesën më të madhe të jetës duke e praktikuar, studiuar dhe shkruar për të. Për shkak të famës së tij në mjekësi ai u caktua si krye mjek në spitalin Raj dhe më pas gjatë sundimit të Adhud - Dualah u ngarkua me spitalin kryesor të Bagdadit.

Raziu

Ndodhia interesante e metodës së jashtëzakonshme me të cilën er-Raziu gjeti vendin e duhur për ndertimin e spitalit kryesor të Bagdadit përshkruhet kështu. Kur Adhud Dualah kërkoi nga Er-Raziu që të ndërtojë spitalin Er-Raziu vendosi copa metali të freskëta në vende të ndryshme të qytetit. Një kohë më pas ai shikoi çdo copë për të vërejtur se cila ishte ndryshkur më pakë dhe kështu zgjolli si vend për ndërtimin e spitalit aty ku metali ishte ndryshkur më së pakti.

Er-Razi ishte pioner në shumë lëmi të mjekësisë dhe trajtimit dhe shkencave shëndetësore në përgjithësi. Në veçanti ai ishte pioner në lëmitë e pediatrisë, obstetrikës dhe oftamologjisë. Në mjekësi kontributi i tij ishte aq domethënës sa që mund të krahasohet vetëm me atë të Ibn Sinas (Aviçena). Disa vepra të tija në mjekësi si p.sh. Kitab el-Mensuri, El Hawi, Kitab el-Muluki dhe Kitab el-Xhudari ve el-Hasabah fituan famë të përjetëshme. Një veçori specifike e sistemit të tij medikal ishte se ai favorizonte pa masë kurimet përmes ushqimit korrekt dhe të rregullt. Kjo ishte e kombinuar edhe me theksimin e influencës së faktorit psikologjik në shëndet. Ai gjithashtu provon ilaçet e propozuara më së pari tek kafshët për të vlerësuar efektet dhe kundërefektet e tyre. Er Razi ishte personi i parë që futi perdorimin e aloholot (arabisht El-Kuhl) për qëllime mjekësore. Poashtu ai ishte kirurg ekspert dhe ishte i pari që përdori opiumun dhe anestezinë.

Er Razi ishte i pari që shpjegoi operacionin për hjekjën e kataraktit (perdës së syrit) dhe poashtu i pari që diskutoi reaksionin apo zgjërimin dhe ngushtimin e bebëzës së syrit. Ai shpjegoi se reaksioni ndoll për shkak të prezencës së muskujve të vegjël të cilët veprojnë sipas intenzitetit të dritës. Njohuritë bashkëkohore në këtë lëmij konfirmojnë saktësinë e veprës së tij.

Vepra më e madhe mjekësore e Er-Raziut dhe ndoshta më e madhja e shkruajtur ndonjëherë nga ndonjë mjekë ështe el-Hawi 9Libri i kuptueshëm) i cili përfshinë në tërësi njohuritë mjekësore të atëhershme greke, siriane dhe arabe. Gjatë tërë jetës së tij ka bashkuar ekstrakte nga të gjithë librat e mjekësisë që ai i kishte në dispozicion. Në vitet e fundit të jetës së tij ai i kombinoi këto së bashku me eksperiencën e tij në një enciklopedi mjekësore vigane njëzetë volumëshe. El Hawi ishte enciklopedia më e gjerë e përmbledhur në atë kohë. Është përkthyer në gjuhën latine nën mbikqyrjën e Çarlsit i të Anxhout nga mjeku Jahudi Sicilian Faraxh Ibn Selim (Farragut) më 1276 dhe është shtypur me përsëritje nga 1488 e së këndejmi. El Hawi në përkthimin latin njihet si "Continents" (Kontinents). "Më 1542, përveç pjesëve të ndryshme të sajë, dolën edhe pesë edicione të tjera. Influenca e sajë në mjekësinë Evropjane ishte shumë konsideruese".[1] Gjithashtu edhe një shkollar tjetër cekë se "El-Hawi ishte njëri nga nëntë vëllimet që përbënin tërë librarinë e fakultetit të mjekësisë në Pariz më 1395."[2]

Kitab el-Mensuri i cili në Milano më 1480 u përkthye në gjuhën latine me titullin "Liber Almansoris" përmbanë dhjetë vëllime dhe merret vetëm me mjekësinë greko-arabe. Disa nga vëllimet e tijë janë botuar ndamas në gjyhën ghermane dhe frëngjishte. Përkthimi nëntë vëllimesh i bërë nga Gerardi i Kremonës "Nonus Al-Mansuri" ishte tekst me famë në Evropë deri në shekullin gjashtëmbëdhjetë.[3] Er Razi në librin El-Mensur një kapitull të tërë ia kushtoi anatomisë. Në të ai prezanton përshkrim të detajuar të organeve të ndryshme të trupit të njeriut. Ai gjithashtu jep përshkrim të hollësishëm të foraminës intervertable dhe palcës së kurrizit dhe me saktësi pohon se lëndimi tek truri apo palca kurrizore do të sjellte paralizën e organeve të të cilëve pajisësi nervor është dëmtuar.

Libri el-Xhudari ve el-Hasabah ishte i bari që trajtonë linë dhe fruthin dhe kryesisht bazohet në kontributin origjinal të El Razit. Më së pari është përkthyer në gjuhën latine më 1595 dhe më pasë në gjuhë të tjera evropjane dhe ndërmjet viteve 1498 dhe 1866 mbrrinë edicionin e dyzetë. Në gjuhën angleze është përkthyer në Londër më 1848 nga Ëilliam A. Greenhill. Përmes traktateve të tija Er Razi u bë i pari që bëri krahasimin e qartë ndërmjet lisë dhe fruthit.

Er Razi u ka dhënë shumë këshilla me vlerë mjekëve praktikan: "Një mjekë nuk bënë të harrojë të pyes pacientin e tij të gjitha llojet e pyetjeve që i përkasin mundësisë së shkakut të sëmundjes së tij të brendshme dhe të jashtme… Nëse mjeku mund të kuroj pacientin përmes ushqimi e jo ilaçeve ai ka bërë punën më të mirë. Mjeku duhet çdo herë të përpjeket të bind pacientin për shërim dhe shpresë në efektin pozitiv të trajtimit, gjendja psikologjike e pacientit ndikon në gjendjën fizike." Ai i këshillonte pacientët e tij kështu: "Kushdo që kërkon kurim tek shumë mjek mund të rrezikojë që të mos qëllojë asnjërin nga ata. Pacienti duhet të kufizohet vetëm tek një mjekë i besuar."

Er Razi gjithashtu kombinoi ilaça dhe tregoi interesim të madhë në shkencat eksperimentale dhe teotike. Supozohet që ai zhvilloi kimin e tij ndaras nga Xhabir Ibn Hajjani (Geber). Ai diskutoi një numer reaksionesh kimike dhe gjithashtu dha përshkrime dhe dizajn të plotë për rreth njëzetë instrumente që përdoren në kërkimet kimike. Përshkrimi i tij për njohuritë kimike është në gjuhë të qartë dhe bindëse. Libri i tij Kitab el Asrar merret me pregatitjen e materialeve kimike dhe përdorimi i tyre. Një libër tjetër i tij është përkthyer në gjuhën latine nën emrin 'Liber Experimentorum". Ai i tejkaloi paraardhësit e tij duke ndarë substancat në bimë, kafshë dhe minerale duke i hapur rrugën kimis organike dhe inorganike. Si kimist ai ishte i pari që prodhoi acidin sulfurik së bashku me disa acide të tjera dhe poashtu ai pregatiti alkoholin duke fermentuar produktet e ëmbla.

Kontributi i tij si filozof poashtu është i njohur. Elementet kryesore në sistemin filozofik të tij janë krijuesi, shpirti, materja, hapsira dhe koha. Ai diskutoi karakteristikat e tyre në detaje.

Er Razi ishte autor shumëprodhues i cili la traktate në lëndë të shumta. Ati i atribuohën mbi dyqindë kontribute origjinale shkencore nga të cilat më se gjysma kanë të bëjnë me mjekësinë dhe njëzet e një me alkeminë. Gjithashtu ai shkruajti në fizikë, matematikë, astronomi dhe optikë por këto shkrime nuk janë ruajtur. Një numër tjetër i librave të tijë duke përfshirë Xhami fi al Tib, Makalah fi el-Hasat fi Kuli ve el-Mathana, Kitab el Kalb, Kitab el-Mafasil, Kitab-el-"Ilaxh el-Ghoraba, Bar el-Sa-ah dhe el-Taksim ve el-Takhsir janë publikuar në gjuhë të ndryshme Evropjane. Rreth dyzetë dorëshkrime të tija ende ruhën më muzeume dhe librari të Iranit, Parizit, Britanisë dhe Rampurit në Indi. Kontributi i tij influencoi pa masë në zhvillimin e shkencës në përgjithësi dhe në veçanti mjekësinë.

Sikurse edhe shkollarët e tjerë të mëdhenj të historisë islame erudicioni i Raziut ishte gjithpërfshirës dhe puna e tij shkencore i juashtëzakonshëm. Ky përshkrim prezenton vetëm një pjesë të vogël të trashigimisë së lënë nga Raziu. Ai vdiq më 930 M. Portreti i Raziut zbukuron sallën e madhe të fakultetit të mjeksisë në Universitetin e Parizit.

Shkrimtari i njohur Xhorxh Sarton në hyrjen e histoisë së shkencës thotë se "Rhazes ishte fizikanti më i shquar Islam dhe i Epokës Mesjetare". Kurse Enciklopedia Islame shënon se "Rhazes ngel deri në shekullin 17 auteritet i padiskutuar në mjekësi." Buletini i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), në maj të vitit 1970 i bën nderim duke cituar "shkrimet e tija për Lin dhe Fruthin tregojnë origjinalitet dhe përpikmëri si dhe shkrimet e tija për sëmundjet infektuese ishin traktate të para të kësaj lënde".

Burime

Redakto
  1. ^ The Legacy of Islam, fq. 323-325.
  2. ^ Durant; Haider, Bammate, 29.
  3. ^ Durant, fq. 247.