Adem Beqir Voca (1903 - 1945) ka qenë luftëtar i shquar nga shati Sumë, Komuna e Vushtrrisë që është dalluar në luftën për liri dhe çlirim kombëtar. [1] [2]

Adem Voca

Biografia

Redakto

Adem Voca ka lindur me 1903 në Pasomë (Sumë) dhe ka vdekur me 1945. Ishte bir i plakut të menqur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca është i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur zërin dhe kishte kundërshtuar planin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi . Adem Voca bashk me Ahmet Selacin, Mulla Mustafë Fazliun-Barën, Ukshin Kovaqicën dhe të tjerë luftëtarë nga Shala e Bajgorës, nuk ishte pajtuar me sistemin komunist, kishte dalë në mal dhe kishte luftuar.Në vitin 1945 partizanët serbo çetnik e kishin rrethuar shtëpinë e Adem Vocës në Pasomë (Sumë), duke kërkuar që të dorëzohet. Ai (Ademi) nuk dorëzohet por lufton trimërisht me shokët luftëtarë duke vrarë 92 partizanë çetnikë .Në këtë luftë bie heroikisht në altarin e lirisë veti shtati.Tani në vendin ku pushon trupi i pajetë i Adem Vocës është ngritur lapidari në shënjë respekti dhe përkujtimi.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1748–1749. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/news/adem-voca-organizoi-dhe-udhehoqi-forcat-vullnetare-per-mbrojtjen-e-kufijve-te-shqiperise-etnike/
  3. ^ https://www.zemrashqiptare.net/news/47191/hilmi-saraci-dy-luftetare-te-shquar.html