Ahmed Dino

politikan shqiptar
(Përcjellë nga Ahmed bej Dino)

Ahmed bej Dino ose Ahmet agë Dino (1785–1849) ishte një udhëheqës ushtarak dhe politikan shqiptar.

Biografia

Redakto

Ai lindi në vitin 1785 në Prevezë në familjen e njohur Dino të qytetit.[1] Ai ishte mik i ngushtë dhe aleat i Ali Pashë Tepelenës.[2]Egjipt ai ishte një nga gjeneralët e rangut më të lartë të Muhamed Aliut të Egjiptit gjatë pushtimit të tij të Egjiptit.[3] Në vitin 1844 financoi dhe ndërtoi në Prevezë xhaminë Yeni, e cila në vitet 2000 u shpall monument kulture i Prevezës.[4] Më 1847 mori pjesë në Revoltën Shqiptare të vitit 1847 udhëhequr nga Zenel Gjoleka. Megjithëse revolta fillimisht ishte e suksesshme, Gjoleka përfundimisht u mund dhe Ahmed bej Dino u internua në Konia ku vdiq në vitin 1849.[2] Ai ishte i martuar me Saliha Çaparin të Margëlliçit nga familja e shquar Çapari.[3] Djali i tij Abedin pashë Dino u bë një nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe për një periudhë të shkurtër ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Necmi, Uyanik. "BATICI BİR AYDIN OLARAK CELÂL NURİ İLERİ VE YENİLEŞME SÜRECİNDE FİKİR HAREKETLERİNE BAKIŞI" (PDF) (në turqisht). Selçuk University. fq. 233. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 18 dhjetor 2010.
  2. ^ a b Unité de Recherches Interdisciplinaires sur l'Asie du Sud-Est (1995). Question coloniale et écriture: actes du Colloque. Le Torii Editions. fq. 133. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Bernath, Mathias (1979). Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 477. ISBN 3-486-48991-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Mikropoulos, Tasos (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. fq. 448. ISBN 978-960-233-187-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)