Ejaleti i Egjiptit (turqishtja osmane: ایالت مصر Eyālet-i Mıṣr) operoi si një ndarje administrative e Perandorisë Osmane nga viti 1517 deri më 1867. Ai filloi si rezultat i pushtimit të Egjiptit Mamluk nga osmanët më 1517, pas Luftës Osmane-Mamluk (1516-1517) dhe përthithjes së Sirisë në Perandori më 1516. Osmanët e administruan Egjiptin si një ejalet të perandorisë së tyre nga viti 1517 deri më 1867, me një ndërprerje gjatë pushtimit francez nga viti 1798 deri më 1801.

Ejaleti i Egjiptit
[إيالة مصر] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Arabic)
[ایالت مصر‎‎] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (language?)
[Mısır Eyaleti] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Turkish)
1517–1867
Zgjerimi i Ejaletit nën Muhamed Aliun dhe djemtë e tij
Zgjerimi i Ejaletit nën Muhamed Aliun dhe djemtë e tij
GjendjaProvincë Osmane (1517–1805)
Vasal autonom i Perandorisë Osmane (1805–1867)
KryeqytetiKajro
Gjuhët e zakonshmeArabisht,[a] Turqishtja osmane mesin e zyrtarëve
Besimi
Islami Synit (zyrtare)
Qeveria
Lloji i qeverisjesEjaleti
Vezir i Madh 
• 1857–1858
Zulfikar Pasha (i pari)
• 1866–1867
Muhamed Sherif Pasha (i fundit)
Epoka historikePeriudha e hershme moderne
22 Janar 1517
1798–1801
1801–1805
1820–1822
1831–1833
8 Juni 1867
Popullsia
• 1700
2,335,000[b]
• 1867
6,076,000
Ekonomia
Monedha
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Sulltanati Mamluk
Sulltanati Funj
Emirati i Dirijes
Mbretëria Shilluk
Hidivllëku i Egjiptit
Emirati i Nexhdit
Vilajeti i Hixhazit
^ a. Arabishtja u bë gjuha e vetme zyrtare më 1863.[1] ^ b. Shifrat vijnë nga faqja e internetit Populstat.info.

Egjipti ishte gjithmonë një provincë e vështirë për t'u kontrolluar nga sulltanët osmanë, pjesërisht për shkak të fuqisë dhe ndikimit të vazhdueshëm të mamlukëve, kastë ushtarake egjiptiane që kishte sunduar vendin për shekuj. Pasi forcat anglo-turke dëbuan francezët në vitin 1801, Muhamed Ali Pasha, një komandant ushtarak shqiptar i ushtrisë osmane në Egjipt, mori pushtetin në vitin 1805 dhe de facto themeloi Hidivllëkun e Egjiptit.

Egjipti nën dinastinë e Muhamed Aliut mbeti nominalisht një provincë osmane. Në realitet, ejaleti ishte praktikisht i pavarur dhe në fakt shkoi në luftë dy herë me perandorinë - në 1831–33 dhe 1839–41. Kostandinopoja i dha Egjiptit statusin e një shteti vasal autonom ose Hidivllëk më 1867. Isma'il Pasha (Hidiv nga viti 1863 deri më 1879) dhe Teufik Pasha (Hidiv nga viti 1879 deri më 1892) qeverisnin Egjiptin si një shtet pothuajse i pavarur nën sundimin e osman deri pushtimin britanik më 1882. Megjithatë, Hidivllëku i Egjiptit (1867–1914) mbeti një provincë de jure osmane deri më 5 nëntor 1914,[2] kur u shpall nga Perandoria Britanike një protektorat britanik në reagim ndaj turqve të rinj të Perandorisë Osmane që iu bashkuan Luftës së Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore (tetor-nëntor 1914).

Referime Redakto

  1. ^ Holes, Clive (2004). Modern Arabic: Structures, Functions, and Varieties. Georgetown Classics in Arabic Language and Linguistics (në anglisht) (bot. 2nd). Washington, D.C.: Georgetown University Press. fq. 43. ISBN 978-1-58901-022-2. OCLC 54677538. Marrë më 9 korrik 2010.
  2. ^ Full text of the Treaty of Lausanne (1923): Article 17 of the treaty refers to Egypt and Sudan.