Alba është emri gaelik skocez për territorin e Skocisë, dhe në të kaluarën u referohej edhe Britanisë së Madhe në tërësi. Gjithashtu, në historiografinë angleze, përdoret për t'iu referuar qytetarisë së Piktëve dhe Skocezëve të bashkuar në shekullin IX, përpara se të zhvillohej në Mbretërinë e Skocisë në mesjetën e vonë. Ky emër ka lidhje me emrat në gjuhën irlandeze gaelike Alba dhe mankse Nalbin, dy gjuhët e tjera keltike goidelike, si edhe emrat në gjuhët keltike britanike, Alban (kornisht) dhe Yr Alban (uellsisht). Këto emra lidhen, dhe kanë rrjedhje nga emri grek të lashtë për Britaninë, Albion.[1]

Kurorëzimi i Mbretit Aleksandër III në Skoci, më 13 korrik 1249.

Etimologjia

Redakto

Termi fillimisht shfaqet në tekstet klasike si Ἀλβίων (Albíōn) në shkrimet e Ptolemeut në greqisht, dhe më vonë si Albion në dokumentet latine. Historikisht, termi i referohet Britanisë së Madhe në tërësi, dhe bazohet në një rrënj indo-evropiane për ngjyrën e bardhë. Pastaj ky emër u përdor për mbretërinë e Piktëve, një popull i lashtë keltik në Skoci.

Me kalimin e kohës, ky emër nganjëherë u rilatinizua në periudhën e mesjetës si "Albania" (është e paqartë nëse mund të ketë të njëjtën prejardhje me eksonimin "Albania" që përdoret për Shqipërinë). Pikërisht nga ky emër marrin emrat Albany, kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Jorkut dhe qyteti Albany në Australi.

Përdorimi modern

Redakto
 
Shenjë në Skoci.

BBC Alba, një kanal televiziv që transmetohet kryesisht në gjuhën skoceze (gaelike), u lançua në shtator 2008.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

  Definimi i alba tek WikiFjalori[2]

  1. ^ A. MacBain - Etimological Dictionary of Scottish Gaelic
  2. ^ "BBC Scotland Alba | Naidheachdan | Gàidhlig air lèintean rugbaidh na h-Alba". www.bbc.co.uk (në galishte skoceze). Marrë më 2022-12-10.