Albanian Screen
Albanian Screen (AS) ishte një televizion kombëtar satelitor shqiptar, i bazuar në Tiranë, Shqipëri. Ai u themelua në vitin 2000 si Televizioni Kombëtar Alsat (shkurt për "Albanian Satellite"), televizioni i katërt privat në tregun shqiptar, dhe i pari televizion shqiptar i qasshëm përmes sinjalit satelitor, nën drejtimin e Vebi Velijës. Televizioni me përmbajtje ishte gjeneralist.
Lloji | Privat Gjeneralist |
---|---|
Shteti | Shqipëri |
Zona e transmetimit | Shqipëria Kosova Evropa (përmes Eutelsat) |
Bashkëpunuesit | Alsat-M |
Selitë | Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Përmasa e figurës | 4:3 |
Pronësia | |
Pronari | Rezart Taçi |
Prindi | VeVe Group (2003-2010) Taçi Oil International (2010-2015) |
Historia | |
Themeluar | 11 shtator 2000 |
Nisur | 2003 |
Themeluesi | Vebi Velija |
Mbyllur | 5 qershor 2015 |
Emrat e dikurshëm | Alsat |
AS mbuloi me valë tokësore të gjithë territorin e Shqipërisë, me sinjal digjital tokësor qytetin e Tiranës, dhe transmetoi në valët satelitore Eutelsat përgjatë të gjithë territorit të Evropës, Amerikës Veriore dhe Azisë. Drejtor i Përgjithshëm ishte magnati i naftës Rezart Taçi.
Në mars 2006 u themelua kanali simotër Alsat-M (tash duke e trashëguar emrin Alsat), si dega e saj në Maqedoninë e Veriut.
Sado që fitonte një qarkullim vjetor prej 323 milionë Lekësh (i treti për nga xhiroja), AS humbte deri në 30 milionë Lekë në vit. Televizioni i mbylli dyert më 5 qershor 2015 për shkak të falimentimit, duke u likuiduar rrogat e afro 180 punëtorëve.[1][2][3]
Programacioni
Si Alsat
Redakto- Dita Fillon në Alsat — emision i mëngjesit
- Kontrast — politikë vendase
- Studio e Hapur — analizë politike
- Skaner Kampionat — emision sportiv
- Për Evropën — emision i fokusuar mbi integrimin në Bashkimin Evropian
- Almanak — emision kulturor
- Dossier — emision i aktualiteteve në Kosovë
- Takim Ekskluziv — emision kulturo-politik
- Shpirtra të Lirë — emision arti
- Dita 7 — përmbledhje javore
- Specialja e Ditës — emision i thelluar interviste
- Studio Sprint — emision sportiv
- Të Pathënat e Yjeve — emision rreth kinemasë[4]
Blloqe dokumentare
Redakto- Cikël Muzika — dokumentare rreth muzikës
- Mozaik — dokumentare rreth mjekësisë
- Futurizëm — dokumentare rreth astronomisë
- Universi përmes Artit — dokumentare rreth artit dhe kulturës
- Eurokulturë — dokumentare rreth kulturës evropiane[4]
Si Albanian Screen
Redakto- Prizëm
- Koha për të Shijuar
- Shine[5]
- Bugajski Hour
- Dritë Hije
- Orhidea
- Buletin
- Oda e Librit
Referime
Redakto- ^ "Drejt mbylljes Albanian Screen, televizioni i katërt privat më i madh në vend". Monitor. 2015-06-05. Marrë më 2022-11-25.
- ^ "Përmbarimi sekuestron pronat eish-manjatit të naftës Rezart Taçi". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-12-17.
- ^ Nezaj, Sami (2013). "Mediat e shkruara, menaxhimi kundër krizës" (PDF). Universiteti i Tiranës. Marrë më 20 dhjetor 2024.
Nga stacionet private, stacionet televizive Top Chanel (rreth 400 vetë), Klan ( rreth 400 vetë), Vizion Plus (rreth 200 vetë), Alsat (tani Albanian Screen), 180 vetë, kanë edhe stafet profesionale e teknike më të kompletuara nga të gjitha stacionet e tjera televizive.
- ^ a b "Emisione". ALSAT Television. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2009. Marrë më 17 dhjetor 2024.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja) - ^ Harka, Juna (2015-05-02). "Audienca e televizioneve: Si po rindahet "torta"?!". Revista Monitor. Marrë më 2024-12-17.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare tek Wayback Machine (arkivuar 12 maj 2015)