Aleksandar Rankoviç
Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës. U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder tre njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.
Aleksandar Rankoviç | |
---|---|
Александар Ранковић | |
Zv.President i Jugosllavisë | |
Në detyrë 1963 – 1 korrik 1966 | |
Paraprirë nga | "Detyra u krijua" |
Pasuar nga | Koça Popoviq |
Ministër i punëve të brendshme i Jugosllavisë | |
Në detyrë 2 shkurt 1946 – 14 janar 1953 | |
Paraprirë nga | Vllada Zeçeviq |
Pasuar nga | Svetisllav Stefanoviq |
Drejtues i OZNA | |
Në detyrë 13 maj 1944 – Mars 1946 | |
zv.President i Asamblesë Popullore të RP të Serbisë | |
Në detyrë Nëntor 1944 – Janar 1946 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Drazhevac, Mbretëria Serbe | 28 nëntor 1909
Vdiq më | 20 gusht 1983 (73 vjeç) Dubrovnik, Jugosllavi |
Nënshtetësia | serb |
Partia politike | Partia Komuniste e Jugosllavisë |
Punësimi | Politikan, ushtar |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise. Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav..
Jeta
RedaktoAleksander Rankoviç lindi në fshatin Draževac afër Obrenovac-it në Mbretërinë Serbe. Ai u lind ne një familje te varfër gjithashtu e humbi edhe babain në një moshe te re. Rankovici e përfundoi shkollën e mesme ne fshatin e tij. Me shume fëmije të tjerë te varfër ai pas përfundimit te shkollës se mesme shkoi te punonte ne Beograd. Mirëpo shume here i ra te largohej nga vendi per shkak te kushteve te këqija po ashtu ndodhi edhe me përfundimin e fakultetit. Pasi Gjykata e Lartë e Gjermanisë Perëndimore në Karlsruhe la në fuqi vendimin kundër Rankoviçit në vitin 1964, ai ishte përgjegjës për masakrat e më shumë se 100,000 të burgosurve gjermanë të luftës, të varrosur të gjallë në qafë dhe të prerë kokën me lopata, për gjenocidin e më shumë se 250,000 gjermanëve në Jugosllavi dhe vrasjet e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë të trajtuar në fund të luftës në infermieri, Tito u detyrua të largonte Rankoviçin nga posti i tij për të mos rënë në izolim ndërkombëtar.[1]
Vdekja
RedaktoRankoviç u tërhoq në Dubrovnik, ku vdiq më 19 gusht 1983 pas një sulmi të dytë në zemër.[2] Në aeroportin e Beogradit arkivoli i tij u prit vetëm nga përfaqësuesit e Bashkimit të Veteranëve (SUBNOR). Gjatë kohës sa ishte në spital, dikush e theu shtëpinë e tij dhe ia vodhi gjitha medaljet, kështu që familja e tij filloi të mblidhte medalje nga bashkëluftëtarët e tij për t'i shfaqur ato në varrim, por në fund SUBNOR i furnizoi me të tilla. Për qytetarë dhe organizata ishte e ndaluar të postonin nekrologji. Kjo ishte e lejuar vetëm për familjen e tij dhe vetëm në ditën e varrimit.[2]
Përkundër tërë cenzurës, dita e varrimit ishte tronditje e madhe për shtetin dhe zyrtarët e Partisë. Aty për aty, në Varrezën Beogradi i Ri u mblodh një turmë e madhe njerëzish, duke duartrokitur dhe brohoritur për Rankoviqin. Meqë nuk kishte vend për të gjithë disa syresh u ngjitën edhe nëpër pemë dhe gurë të varreve. Agjencia e lajmeve Tanjug raportoi për 1000 pjesëmarrës në varrim, por historianët dhe gazetarët pajtohen se ishin pak a shumë 100 mijë.[2][3][4][5][6][7][8]
Trashëgimia
RedaktoAutoritetet u habitën nga ngjarjet në varrim, meqë kishin pritur që njerëzit të kishin harruar dikë që kishte jetuar në izolim të plotë politik dhe mediatik për gati dy dekada.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ (Фото) Зошто Александар Ранковиќ е отстранет од врвот на југословенските служби за безбедност?
- ^ a b c Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturamagazin
- ^ Jelena Cerovina, Biljana Baković (26 gusht 2013), "Srbija razgovara: Aleksandar Leka Ranković, između stvarnosti i mita", Politika (në serbisht), fq. 16
- ^ D.Z. (22 gusht 2013), "Ko je bio Leka Ranković, ćovek koji je prisluškivao Tita", Telegraf (në serbisht)
- ^ Slobodan Ranković (8 nëntor 2013), "Moj otac Leka nije ikona srpskog nacionalizma", Gazeta Danas (në serbisht)
- ^ Mijat Lakićević (3 janar 2017). "Paradigma Ra(n)ković" (në serbisht). Peščanik.
- ^ "Sudbina Rankovića, sudbina Jugoslavije" (në serbisht). Radio Televizioni i Serbisë. 19 gusht 2013.
- ^ Video of Ranković's funeral