Alfa Romeo
Emri i plotë Alfa Romeo SpA,
Autodelta,
Marlboro Team Alfa Romeo,
Benetton Team Alfa Romeo
Vendndodhja Italia
Drejtori i ekipit
Drejtori teknik
Pilotët kryesorë Nino Farina, Juan Manuel Fangio
Pilotët testues
Shasia
Motorri Alfa Romeo
Gomat
Gara e parë F1 Anglia - 1950
Gara të zhvilluara 110
Tituj konstruktorësh
Tituj pilotësh 2 (1950, 1951)
Gara të fituara 10
Pol pozita 12
Xhiro të shpejta 14


Alfa Romeo ishte pjesë e garimeve në Formula 1 si konstruktorë dhe me pilotë duke filluar që nga viti 1950 e gjer në vitin 1988.

Alfa Romeo 159
1978 Brabham BT46B-Alfa Romeo fitoi çmimin e parë në Formula 1 që nga viti 1950.
Benetton sponzoroi F1 Alfa Romeo 185T në vitin 1985.

Historiku Redakto

Në vitin 1950 Nino Farina fitoi Formula 1 Kampionatin Botërorë me veturën Alfetta 158 dhe në vitin 1951 Juan Manuel Fangio duke pilotuar veturën Alfetta 159 që ishte një evoluim i motorit 158 me kompresues dy stazësh. Alfetta motorët ishim shumë të fuqishëm për kapacitetin e tyre. Në vitin 1951 motori Alfetta 159 kishte fuqi prej 420 bhp, por konsumonte derivate nga 125 gjer në 175 litra për 100 km.

Gjatë viteve 1960-ta disa ekipe të vogla shfrytëzuan motorët nga Alfa Romeo në veturat si LDS Mk1 dhe Mk2 "Specials", Coopers dheDe Tomasos.[1]

Për sezonin e vitit 1987 në Formula 1 Alfa Romeo kontraktoi që të prodhoj motorë për ekipin Ligier. Gianni Tonti dizajnoi turbo 1500cc që u testua në Ligier JS29B [2] nga René Arnoux. Kur Fiat-i mori kontrollën mbi Alfa Romeo marveshja u ndërpre dhe Ligier duhej të përdorë motorët Megatron (ish BMW) për sezonin e vitit 1987.[3]

Alfa Romeo gjithashtu furnizoi me motor edhe ekipin italian të vogël e të pa suksesëshëm Osella për sezonet e viteve 1983 - 1988.

Në vitin 1988, sezonin e fundit në Formula 1, Alfa Romeo u përballua me publicitet negativ për shkak të veturave të Enzo Osella-s , kështu që prodhuesi me seli në Milano, Alfa Romeo u largua nga pjesmarrja në garat në Formula 1.

Referime Redakto

  1. ^ "F1db.com" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 29 qershor 2007.
  2. ^ GefferSports.Com
  3. ^ forix.com

Shih edhe Redakto


Lidhje të jashtme Redakto