Alfabeti i Gjirokastrës i njohur edhe si Alfabeti i Veso Beut është një nga alfabetet origjinalegjuhës shqipe të shekullit XIX. [1]

Alfabeti i Gjirokastrës (Veso Beu)

Përmbledhje

Redakto

Alfabeti i Gjirokastrës është emërtuar sipas qytetit të Gjirokastrës në Shqipërinë e Jugut ku u ndesh për herë të parë nga studiuesi Johann Georg von Hahn, dhe gjithashtu edhe sipas Veso Beut, një bej i pasur vendas nga familja me ndikim Alizoti që i dha alfabetin Johan Georg von Hahnit, i cili pastaj e botoi në vitin 1854 në veprën e tij me titull "Albanesische Studien", në Jena. [2]

Sipas Hahn, alfabeti iu dha nga Veso beu dhe ishte përdorur aq larg brenda qarqeve të familjes Alizoti. [2]

"Më në fund, një alfabet tjetër nga Shqipëria e Jugut duhet shënuar këtu, të cilin autori e zbuloi me ndihmen e Veso Beut, një kryetar gjirokastrit nga familja e Alisot Pashalides. Si djalë, Veso Bej e mësoi alfabetin prej një hoxhe shqiptar si një alfabet sekret i trashëguar nga familja e tij dhe e përdorte vetë për letërkëmbim me farefisin e tij."

Alfabeti, ndoshta vërtetë i fshehtë, [3] përmban 22 shkronja. [4]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Münchner Zeitschrift für Balkankunde (në gjermanisht). Vëll. 4. München: R. Trofenik. 1984. fq. 204. ISSN 0170-8929. OCLC 5784326.
  2. ^ a b The Elbasan Gospel Manuscript (Anonimi i Elbasanit), 1761, and the struggle for an original Albanian alphabet by Robert Elsie
  3. ^ David Diringer; Reinhold Regensburger (1968). The alphabet: a key to the history of mankind (në anglisht). Hutchinson. fq. 284.
  4. ^ Old Albanian Scripts