Alfabeti i Vithkuqit i quajtur kështu sipas atdhetarit shqiptar të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Veqilharxhit si dhe albanologut gjerman Johann Georg von Hahn, ishte një shkrim alfabetik i shpikur për shkrimin e gjuhës shqipe në periudhën midis viteve 1825 dhe 1845. [1]

Shkronjat e Alfabetit të Vithkuqit
Shkronjat e Alfabetit të Vithkuqit
Ëvetari i Naum Veqilharxhit është libri i parë i shkruar me Alfabetin e Vithkuqit

Përmbledhje Redakto

Megjithëse ka edhe mendime tjera, dihet botërisht se është emërtuar sipas shpikësit të tij, si thuhet në një varg burimesh, mes tjerash edhe në Das Buch der Schrift të autorit Carl Faulmann, emri i tij rrjedh nga fshati Vithkuq, një fshat në rajonin e Korçës ku ka lindur Veqilharxhi. Alfabeti i Vithkuqit ishte krijuar posaçërisht për të qenë sa më shumë që të jetë e mundur, fetarisht neutral, duke shmangur dyfishimin e karaktereve greke, latine ose arabe. Kishte një korrespondencë pothuajse të përsosur midis shkronjave dhe fonemave, por i mungonin karakteret për shqipen moderne "gj", "rr", "xh" dhe "zh".

Alfabeti i Vithkuqit nuk u përhap gjerësisht për shkak të vdekjes së parakohshme të shpikësit të tij dhe për shkak të kostove ndaluese të prerjes së tipit të ri për grafemat e shpikura. Me këtë alfabet janë shtypur të dy abetaret (evetarët) e Naum Veqilharxhit, disa shkrime tjera të tij si dhe një numër dokumentesh që kanë përdorur këtë alfabet janë botuar në fund të shekullit XIX. Shkrimi përfundimisht u mbingarkua nga shkrimet greke, arabe dhe latine që ishte projektuar për të zëvendësuar, kjo e fundit u bë alfabeti zyrtar i gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit në vitin 1909. Alfabete tjera origjinale të përdorura për shkrimin e gjuhës shqipe ishin Alfabeti i Elbasanit dhe Alfabeti i Todhrit i shekullit XVIII. Këto alfabete nuk arritën të shohin përdorim të përhapur. Alfabeti i Vithkuqit iu shtua standardit unicode në shtator 2021 me lëshimin e versionit 14.0.

Blloku i Unicodit për Alfabetin e Vithkuqit është U+10570 – U+105BF. [2][3]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Diringer, David. (1949). The Alphabet.
  • Десницкая, Агния Васильевна. (1968). Албанский язык и его диалекты. Leningrad: Nauka.
  • Десницкая, Агния Васильевна. (1987). Албанская литература и албанский язык. Leningrad: Nauka.
  • Elsie, Robert. (1995). The Elbasan Gospel Manuscript (Anonimi i Elbasanit), 1761, and the struggle for an original Albanian alphabet.
  • Faulmann, Karl. (1880). Das Buch der Schrift.
  • Skendi, Stavro. 1960. The history of the Albanian alphabet: a case of complex cultural and political development. Südost-Forschungen: Internationale Zeitschrift für Geschichte, Kultur und Landeskunde Südosteuropas 19:263-284.
  • Trix, Frances. 1997. Alphabet conflict in the Balkans: Albanian and the congress of Monastir. International Journal of the Sociology of Language 128:1-23.
  • Veqilharxhi, Naum. (1845). Evëtori Shqip Fort i Shkurtër.

Referime Redakto

  1. ^ Everson, Michael (2020-12-07). "Proposal for encoding the Vithkuqi script in the SMP of the UCS" (PDF) (në anglisht). L2/20-187R2. Marrë më 2021-02-19.
  2. ^ "Unicode character database". The Unicode Standard (në anglisht). Marrë më 2021-09-15.
  3. ^ "Enumerated Versions of The Unicode Standard". The Unicode Standard (në anglisht). Marrë më 2021-09-15.