Ali bin Abdurrahman el-Hudhaifi
Ali bin Abdurrahman el-Hudhaifi (lindi më 22 maj 1947, Arabisht: علي بن عبد الرحمن الحذيفي) është një imam saudit dhe hatib i El-Mesxhid en-Nebeui, dhe një ish-imam i Xhamisë së Kubas. Stili i tij i recitimit të Kuranit me një melodi të ngadaltë dhe të thellë njihet gjerësisht.[1]
Ali bin Abdurrahman el-Hudhaifi | |
---|---|
علي بن عبد الرحمن الحذيفي | |
Personal | |
Lindur | 22 maj 1947 (75 vjet) |
Feja | Islam |
Kombësia | Saudi Arabian |
Fëmijë |
|
Prindër |
|
Alma mater | Universiteti Islamik Imam Muhamed Ibn Saud |
Profesioni | Imam |
Jeta
RedaktoNë vitin 1972 ai u diplomua me një diplomë Bachelor në Ligj në Universitetin Islamik Imam Muhamed bin Saud. Në vitin 1975 ai mori një diplomë master në ligjin islam nga Universiteti el-Ez'her, dhe më pas mori doktoraturën në të njëjtin universitet.[2]
Ai ishte imam dhe hatib i Xhamisë së Kubas gjatë vitit 1978. Në vitin 1979 ai u bë imam i El-Mesxhid en-Nebeui. Në vitin 1981, gjatë muajit të Ramazanit, ai u emërua imam për namazet e teravive në Mesxhid el-Haram dhe më pas u kthye në Xhaminë e Madhe të Medinës ku vazhdon të prij namazin.[3]
Referime
Redakto- ^ "Ali Al huthaify - علي الحذيفي - Holy Quran on Assabile". www.assabile.com (në anglisht). Marrë më 27 tetor 2019.
- ^ "أئمة المسجد النبوي - في العهد السعودي ١٣٤٥-١٤٣٦ | عبد الله الغامدي" (në arabisht). 27 tetor 2015. Marrë më 27 tetor 2019 – nëpërmjet Internet Archive.
- ^ "Biography - Ali Al Hudhaify - Islamise". www.islamise.co.uk (në anglisht). Marrë më 27 tetor 2019.