Alice Bentinck
Alice Yvonne Bentinck [1] MBE (lindur më 23 korrik 1986) [2] [3] është një sipërmarrëse britanike. Së bashku me Matthew Clifford, ajo është bashkëthemeluese e "Entrepreneur First", një kompani investitore me bazë në Londër që mbështet individët të ngrejnë kompani teknologjie. Me qendra në Londër dhe Singapor, EF financon individë ambiciozë në të gjithë Evropën dhe Azinë për të krijuar sipërmarrje. [4] Në vitin 2017, u njoftua se Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn dhe partner në Greylock, do të bënte një investim 12.4 milion dollarë në "Entrepreneur First". [5]
Bentinck dhe Clifford janë gjithashtu themeluesit e "Code First: Girls", një organizatë që ofron kurse falas për programim në internet për gratë në universitet. [6] Një avokate për hyrjen e më shumë grave në fushën e teknologjisë, Bentinck u emërua një prej pesëdhjetë grave më frymëzuese në teknologjinë evropiane nga organizata "Inspiring Fifty" në 2015.
Jeta e hershme dhe edukimi
RedaktoVajza e Major Vivian Mark Bentinck, e Marinsave Mbretëror (një pasardhës i Admiral Sir Rudolph Bentinck, Komandant i Përgjithshëm, Plymouth, i Barones Bentinck ) dhe Dr Miranda Whitehead, [7] Bentinck u rrit në rajonin e New Forest të Anglisë së Jugut në një familje jashtëzakonisht të pasur. [8] [9] Ajo ndoqi shkollën Godolphin në Salisbury, një konvikt vajzash. [10] Atje ajo u regjistrua në "Young Enterprise", duke krijuar një model biznesi për çanta artizanale. [11] Më pas ajo ndoqi Shkollën e Biznesit të Universitetit të Nottinghamit, duke u diplomuar me një bachelor në studime të menaxhimit, me nderime të klasit të parë . [12]
Karriera
RedaktoPara themelimit të EF, Bentinck bëri një stazh në zyrën e Tony Bler në Londër, ku ajo ndihmoi gjithashtu Iniciativën e Qeverisjes së Afrikës. [10] [12] Nga 2009 në 2011 ajo ishte një konsulente menaxhimi në zyrën e Londrës së firmës McKinsey & Company . [13]
Bentinck dhe Clifford u takuan në vitin 2009 gjatë punës në McKinsey. Pasi vunë re se sipërmarrja, ndryshe nga Silicon Valley, nuk shihej si një mundësi e vlefshme karriere për individë të talentuar dhe ambiciozë në Evropë, ata vendosën të themelonin "Entrepreneur First" në 2011. [14] Bentinck ka pozicionin e CPO-s ndërsa Clifford është CEO. [15] Programi gjashtëmujorsh, me bazë në grupe merr më shumë se 1.500 aplikime në vit dhe pranon 100. [12] Në katër vitet e para, "Entrepreneur First" ndihmoi në krijimin e 75 startup-eve me vlerë 450 milion dollarë. [16]
Zyra e parë ndërkombëtare e EF u hap në Singapor në vitin 2016, duke sjellë të njëjtin model ndërtimi të kompanisë në Azi. [17] [18]
Në vitin 2017, u njoftua se Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn dhe partner në Greylock, do të bënte një investim 12.4 milion milion dollarë në EF. [5] Si pjesë e investimit të tij, Hoffman gjithashtu u bashkua me bordin e EF. [19]
Duke vërejtur se shumica e individëve që aplikojnë për "Entrepreneur First" ishin meshkuj, [12] [20] Bentinck dhe Clifford themeluan "Code First: Girls" në 2012. Kjo iniciativë jofitimprurëse siguron kurse falas për programim në internet për studente nga universitete me prejardhje nga shkencat sociale, duke u dhënë atyre aftësi të kalojnë në sektorin e teknologjisë. Përveç kurseve, studentët udhëzohen nga profesionistet e industrisë. [21] Programi ofrohet në universitetet Oxford, Durham, St Andrews dhe Bristol . Në vitin e parë, në "Code First: Girls" u diplomuan 500 studente. [11] Sipas Bentinck, 70 përqind e të regjistruarave ndërruan profilin e karrierës në teknologji si rezultat i kurseve. Që nga viti 2015, Bentinck ka shërbyer në bordin e "Code First: Girls". [22]
Aktivitete të tjera
RedaktoNë vitin 2014 Bentinck u emërua një nga këshilltarët e Kryeministrit për Forumin e të Ardhmes Veriore në Helsinki. [8]
Ajo ka qenë anëtare e bordit këshillues të "Founders4Schools" që nga prilli i 2014-ës, dhe anëtare e Bordit Ndërlidhës Industrial të Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Imperial College London që nga prilli i 2015-ës. [10] Në Shtator 2015 ajo u bë një mentore për Girls in Tech London. [23]
Nderime dhe çmime
RedaktoNë vitin 2015 ajo u emërua si një prej pesëdhjetë grave më frymëzuese në teknologjine evropiane nga organizata "Inspiring Fifty". [13]
Në vitin 2014 ajo u përfshi në disa lista gazetash dhe revistash. Ajo u emërua një nga "1000 Njerëzit me më Shumë Ndikim në Londër " nga London Evening Standard, [24] një prej "35 grave nën 35" nga Management Today, [25] dhe u citua si "Ylli në rritje" nga Computer Weekly si pjesë e fushatës "Gratë me më Shumë Influencë në IT" në Mbretërinë e Bashkuar, 2014. [26] Për më tepër, Shoqata Britanike Interaktive e Mediave e përfshiu atë në "BIMA Hot 100" të vitit 2014. [27]
Në vitin 2013 ajo u rendit e nëntëmbedhjeta ne listen e The Drum, "30 Under 30 Women in Digital" .[9] Ajo ishte një finaliste në Top 25 në "Tech City Movers and Shakers 2013" [28] dhe "Girls in Tech Ones To Watch 2013". [29]
Bentinck u emërua Anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike (MBE) në Nderimet e Ditëlindjes 2016 për shërbimet ndaj biznesit.
Në vitin 2017, Bentinck u emërua nga Computer Weekly si një nga gratë më me ndikim në IT në Mbretërinë e Bashkuar. [30] Ajo u emërua përsëri nga London Evening Standard si një nga njerëzit më me ndikim në Londër në "Progress 1000", kategoria e sipërmarrësve.[31]
Personale
RedaktoBentinck ka marrë pjesë në gara me karroca që nga rinia e saj. [9]
Artikujt e zgjedhur
Redakto- "Taking the Plunge". The Huffington Post (në anglisht). 22 shtator 2015.
- "Stop Doing Pointless Networking". Real Business (në anglisht). 16 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 7 prill 2020.
- "How Can the UK Build More Deep Tech Startups?". Tech World (në anglisht). 21 korrik 2015.
- "You're Doing Lean Wrong". Tech World (në anglisht). 30 qershor 2015.
- "RIP Accelerators?". Tech World (në anglisht). 1 qershor 2015.
- "Build a Product, Not a Startup". Tech World (në anglisht). 27 prill 2015.
- "Why Backing Technical Founders is the Way Forward". Tech World (në anglisht). 14 prill 2015.
- "Stili dhe Facebook: Promovimi i Modeleve të roleve të grave [32] "
Referime
Redakto- ^ https://beta.companieshouse.gov.uk/officers/Q_cQl7hzNqB-PP4Lnl9Q3M3DWM0/appointments
- ^ Companies House
- ^ "Entrepreneur First Founder Gp Limited RHU" (në anglisht). bizstats.co.uk. 2015. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "Tech in Asia - Connecting Asia's startup ecosystem". www.techinasia.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-11-21.
- ^ a b Hurley, James (2017-09-12). "Start-up business puts entrepreneurs first". The Times. ISSN 0140-0460. Marrë më 2017-11-21.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Team". Code First: Girls (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2020. Marrë më 2017-11-21.
- ^ Burke's Peerage, Baronetage and Knightage 2003, vol. 3, p. 3183
- ^ a b "Women Entrepreneurs under 30 / Alice Bentinck" (në anglisht). The Magic Elephant. 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2015. Marrë më 29 shtator 2015.
- ^ a b c "The Drum 30 under 30 #19: Alice Bentinck, co-founder, Entrepreneur First". The Drum. 11 tetor 2013. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Alice Bentinck". LinkedIn. 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "An Interview with Alice Bentinck" (në anglisht). Business Cloud Magazine. 2 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
- ^ a b c d "Ms Alice Bentinck – Co-founder EF & Code First: Girls". Northern Future Forum. 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Meet the Fifty Most Inspiring Women in European Tech". Inspiring Fifty. 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Manthorpe, Rowland. "Entrepreneur First turns strangers into startup founders" (në anglisht). Marrë më 2017-11-21.
- ^ "Our Team - Entrepreneur First". www.joinef.com (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2018. Marrë më 2017-11-21.
- ^ Davidson, Lauren (20 shtator 2015). "Could this London accelerator be the biggest creator of start-ups in the world?". The Sunday Telegraph (në anglisht). Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "Tech in Asia - Connecting Asia's startup ecosystem". www.techinasia.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-11-21.
- ^ "There has never been a better time to build a startup in Singapore". e27 (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-11-21.
- ^ "Linkedin's co-founder investing in a London startup hub". The Independent (në anglishte britanike). 2017-09-11. Marrë më 2017-11-21.
- ^ "Cracking the Code: An Interview with Alice Bentinck". The Gryphon. shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2015. Marrë më 1 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bateman, Kayleigh (21 nëntor 2012). "Entrepreneur First encourages girls to consider a career in tech". Computer Weekly (në anglisht). Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "Amali de Alwis joins Code First: Girls as CEO". Code First: Girls. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2020. Marrë më 2017-11-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shead, Sam (9 shtator 2015). "Girls in Tech London launches exclusive mentoring programme backed by Google, Amazon and Spotify execs". Tech World (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2015. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "The 1000 – London's most influential people 2014: Tech stars". London Evening Standard (në anglisht). 16 tetor 2014. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "'I Was Told People Like Me Didn't Go To Oxford" (në anglisht). Management Today. 2014. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ Bateman, Kayleigh (7 korrik 2014). "Alice Bentinck, co-founder Entrepreneur First". Computer Weekly (në anglisht). Marrë më 30 shtator 2015.
- ^ "The BIMA Hot 100, 2014" (në anglisht). British Interactive Media Association. 2014. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "Announcing the Tech City Top 25" (në anglisht). Tech City News. 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2015. Marrë më 1 tetor 2015.
- ^ "Alice Bentinck, co-Founder, Entrepreneur First". Digital Entrepreneur Awards. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2015. Marrë më 1 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Computer Weekly announces the Most Influential Women in UK IT 2017". ComputerWeekly.com (në anglishte britanike). Marrë më 2017-11-21.
- ^ "Progress 1000: Entrepreneurs". Evening Standard (në anglishte britanike). Marrë më 2017-11-21.
- ^ "Style and Facebook: Promoting Women Role Models". The Times (në anglisht).
- Alice Bentinck
- Fjalimi "Bëhu themelues, jo ndjekës" 27 Shtator 2014
- "Pesë mësime sipërmarrëse nga Alice Bentinck, Themeluesja e 'Entrepreneur First'" Arkivuar 7 prill 2020 tek Wayback Machine Career Girl Daily, 24 korrik 2015