Ambrozi i Milanos (nga katolikët shqiptarë njihet më mirë me emrin Shna Brozi ose Aurelio Ambrogjo, Trier, 339 - Milano, 4 prill, 397) ishte politikan romak dhe më vonë ipeshkv i Milanos (asokohe Mediolanum), si dhe një prej ipeshkve më të shquar të kishës të qindvjeçarit të IV. Rradhitet së bashku me Agostinin, Jeronimin dhe Gregorin e I si një ndër katër doktorët e kishës së perëndimit të historisë së lashtë kishtare. Ai nderohet si shenjt nga kisha katolike. Sh. Ambrozi së bashku me Karlo Borromeon është shenjt mbrojtës i qytetit të Milanos, ku ndodhet edhe bazilika kushtuar atij, e cila para ndërtimit të katedrales së Milanos ishte katedrale.

Sh. Ambrozi. 340 - 397. Mozaik në bazilikën e Sh.Ambrozit, Milano.

Teologjia Redakto

Shën Ambrozi paraqiti metodën lindore të interpretimit alegorik dhe, po ashtu, idenë se buka shndërrohet në trup dhe vera në gjak. Ky qëndrim polli doktrinën e transubstantionit, ashtu siç u përcaktua në Kuvendin IV lateran më 1415. Shën Ambrozi i paraqiti, gjithashtu, për herë të parë këndimin bashkërisht të himneve kishtare. Së bashku me perandorin Teodosi, Ambrosi u bë arkitekt i legjislacionit të mesjetës. Një sjellje e tillë e tij ndaj Teodosit më vonë u bë paralajmërues për qëndrimin e papës në lidhje me fuqinë shekullore.

Lidhje të jashtme Redakto