Anastas Avramidhi-Lakçe apo i njohur si Anastas Avram-Lakçe (1821–1890) ka qenë një biznesman dhe bamirës shqiptar.[1] Avrami lindi në Korçë, në juglindje të Shqipërisë, në atë kohë nën Perandorinë Osmane. Në rini të tij ai emigroi në Bukuresht, ku u bë një biznesmen i suksesshëm.[2]

Anastas Avramidhi-Lakçe
300px
Anastas Avramidhi-Lakçe
U lind në1821
Vdiq1890 (në moshën 69 vjeç)
Profesionibiznesmen
Njohur përBenefactory deeds

Avrami bëri donacione për qytetin e tij të lindjes, Korçën, subvencionimin e themelimin dhe funksionimin e disa institucioneve arsimore dhe kulturore si dhe ato fetare. Katedralja ortodokse e Shën Gjergjit, u rinovua në bazë të sponsorizimit të tij. Në janar të 1885 në Romania ai u bë një nga anëtarët themelues dhe president i shoqërisë shqiptare Drita, që më pas u quajt Dituria.[2][3][4]

Ai gjithashtu financoi shqiptarët e Korçës në promovimin e hapjes së shkollave shqiptare dhe mbështëti çështjen e individëve si Thimi Marko, i cili përpiqej të ngrinte shkolla shqiptare. Në 1888 ai publikoi një libër të shkruar në shqip dhe u përkthye në gjuhët franceze, greke dhe rumune titulluar "To Albanians from an Albanian".[2] Libri merret kryesisht me rëndësinë e edukimit në gjuhën shqipe.[2] Në testamentin e tij të fundit donte tua linte pasurinë e tij shoqatave për promovimin e arsimit shqiptar, por testamenti i tij u bllokua nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.[5] Anastas Avrami emëroi si zbatues së dëshirës së tij të fundit Orhan Pojani, një aktivist i Rilindja Kombëtare Shqiptare.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ Faenssen, Johannes (1980). Die albanische Nationalbewegung. Balkanologische Veröffentlichungen (në gjermanisht). Vëll. 4. Freie Universität Berlin Osteuropa-Institut, Harrassowitz. fq. 123.
  2. ^ a b c d Clayer, Natalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe (në frëngjisht). KARTHALA Editions. fq. 301–10. ISBN 2845868162.
  3. ^ Maksutovici, Gelcu Sefedin (1992). Istoria comunității albaneze din România (në rumanisht). Editura Kriterion. fq. 37.
  4. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening, 1878-1912. Princeton University Press. fq. 146. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Clayer, Natalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe (në frëngjisht). KARTHALA Editions. fq. 309–10. ISBN 2845868162.
  6. ^ Südost-Forschungen (në gjermanisht). Vëll. 59–60. S. Hirzel. 2001. fq. 383.