Antoni "Toni" Lima Solá (lindur më 22 Shtator 1970Gavà, Privinca e Barlonës, Katalonjë) është një ish futbollist andorras i cili ka luajtur si qëndër mbrojtës.

Toni Lima
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAntoni Lima Solá
Datëlindja (1970-09-22) 22 shtator 1970 (54 vjeç)
VendlindjaGavà, Spanjë
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–1991Real Madrid B
1991–1992Español2(0)
1992–1995Palamós100(9)
1995–1996Poli Almería30(1)
1996–1997Murcia20(1)
1997–1998Poli Almería33(0)
1998–1999União Madeira7(0)
1999–2000Hospitalet30(1)
2000–2001Gavà24(0)
2001–2002Ionikos3(0)
2002–2004Gavà23(1)
2004–2006Palamós
2006–2008Ibiza-Eivissa
Karriera ndërkombëtare
1997–2009Andorra64(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Pas një qëndrimi të shkurtër te Real Madrid Castilla, Lima kaloi te Español, ku luajti dy ndeshje në La Liga. Në vitin 1992, ai u rikthye te vendi i lindjes Katalonja duke shpenzuar tre sezone me Palamós CF in the divizionin e dytë, duke u rrëzuar në sezonin e fundit.

Pas një tjetër sezoni në nivelin e dytë, me CP Almerían, Lima luajti për pjesën e mbetur të karrierës së tij spanjolle në nivelin e tretë ose më poshtë. Ai gjithashtu pati dy eksperienca jashtë vendit; në vitin 1998, ai luajti me C.F. União, duke u paraqitur rregullisht në divizionin e dytë portugez ku skuadra ra. Tre vite më vonë, gjashtu pa pasur ndonjë ndikim. ai luajti me Ionikos F.C.elitën e futbollit grek.

Në vitin 2008, pasi u tërhoq te Societat Esportiva Eivissa-Ibiza në moshën 38 vjeçare, Lima u bë drejtori sportiv i klubit.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Lima ka zhvilluar 64 paraqitje me Andorrën në një periudhë 12 vjeçare. Më 10 Qershor 2009, në ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare, një humbje 0–6 kundër Anglisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2010Stadiumin Wembley, ai veshi fashën e kapitenit.[1]

Jeta personale

Redakto

Vëllai i vogël i Limës, Ildefonsi, është gjithashtu një futbollist dhe një mbrojtës. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij në divizionet e ulta spanjolle, dhe si ai ka luajtur në Greqi te Ionikos.

Referime

Redakto
  1. ^ Griffiths, Frank (10 qershor 2009). "Andorra loses 6–0 to England but prevents ridicule". USA Today (në anglisht). Marrë më 6 maj 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto