Kombëtarja andorrase e futbollit

Kombëtarja andorase e futbollit (Katalonisht: Selecció de futbol d'Andorra) përfaqson Andorrënfutboll dhe është e kontrolluar nga Federata Andorase e Futbollit, organi qeveritar për futbollin në Andorrë. Skuadra ka shijuar sukses shumë të pakët për shkak të popullsisë të pakët të vendit, pasi është shteti i pestë më i vogël i UEFA-s (vetëm Lihtenshtajni, San Marino, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe janë më të vogël).

Andorra
[[Skeda:|170px|center]]
Federata Federata Andorase e Futbollit
Konfederata UEFA
Trajneri Koldo Álvarez
Kapiteni aktual Óscar Sonejee
Golashënuesi Ildefons Lima (9)
Stadiumi Estadi Nacional
Andorra la Vella
FIFA (kodi) AND
FIFA (rangu) 204
Pozita më e lartë 125 (shtator 2005)
Pozita më e ulët 206 (dhjetor 2011)
Elo (Rangu) 192
Pozita më e lartë 171 (shkurt 2005, shtator 2005)
Pozita më e ulët 192 (Mars 2015)
Brenda
Jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Estonia 6–1 Andorra Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 13 nëntor 1996)
Fitorja më e madhe

Flamuri Andorra 2–0 Bjellorusia Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 26 prill 2000)
Flamuri Andorra 2–0 Shqipëria Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 17 prill 2002)
Humbja më e madhe

Flamuri Kroacia 7–0 Andorra Flamuri
(Zagreb, Kroaci; 7 tetor 2006)
Flamuri Republika Çeke 7–0 Andorra Flamuri
(Liberec, Çeki; 4 janar 2005)
Kupa e Botës
Pjesëmarrja 0 (Filluar më – )
Rezultati më i mirë
Kampionati Evropian
Pjesëmarrja 0 (Filluar më –)
Rezultati më i mirë

Ndeshja zyrtare e Andorrës ishte humbja 6–1 në miqësoren kundër Estonisë në vitin 1996. Që nga kualifikueset e UEFA Euro 2000, Andorra ka konkuruar në çdo kualifikuese të Kampionatit Europian dhe të Kupës së Botës duke pasur shumë pak sukses. Ata kanë fituar vetëm tre ndeshje, të treja në shtëpi. Ata kanë vetëm një fitore në ndeshjet kompetitive, një fitore 1–0 kundër Maqedonisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006.

HistoriaRedakto

Pavarësisht se Federata Andorase e Futbollit ishte krijuar në vitin 1994,[1] dhe liga vendore e Andorrës ishte krijuar një vit më vonë, skuadra nuk mund të merrte pjesë në kampionatet madhore deri sa mori të drejtën organet qevetirate FIFA dhe UEFA në vitin 1996.[1][2] Skuadra luajti ndeshjen e saj të parë në Andorra La Vella kundër Estonisë ku humbi 6–1.[3]

Ndeshja e parë kompetitive e Andorrës e organizuar nga FIFA ishte humbja 3–1 kundër Armenisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2000. Andorra i humbi të dhjeta ndeshjet kualifikuese për turnamentin.[4] Skuadra veçanërisht vuajti në ndeshjet jashë fushe; çdo humbje vinte me të paktën tre gola.[4] Vetë Andorra shënoi vetëm tre gola, ku dy prej tyre erdhën nga penalltia,[4] dhe dy dhe në ndeshjet si vizitor.[4] Skuadra pësoi 28 gola,[4] dhe humbja e tyre më e rëndë në kualifikuese ishte humbja 6–1 kundër Rusisë.[4]

Për fushatën e tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës, Andorra ishte shortuar në një grup me Qipron, Estoninë, Irlandën, Hollandën dhe Portugalinë.[5] Ata humbën ndeshjen hapëse me rezultatin 1–0 kundër Estonisë. Në ndeshjen e rradhës, ata humbën 3–2 kundër Qipros por ata shënuan golat e parë në kualifikueset e një Kupe Bote.[5] Ata u mposhtën sërisht nga Estonia, këtë herë 2–1.[5] Ata i humbën të gjithë ndeshjet dhe goli i tyre i vetëm jashtë fushe erdhi në humbjen 3–1 kundër Irlandës.[5] Humbja më e rëndë ishte rezultati 7–1 kundër Portugalisë në fushën neutrale në Lleida, Spanjë.[5] Andorra i mbylli kualifikuese pa pikë dhe me 36 gola të pësuar në 10 ndeshje.[5]

Skuadra i humbi të gjitha ndeshjet edhe në fushatën kualifikuese të Euro 2004. Ata shënuan golin e vetëm në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Bullgarisë.[6] Në këtë fushatë kualifikuese rezultatet ishin të ngjashme pasi ata humbën 3–0 kundër Bullgarisë, Kroacisë dhe Belgjikës, dy herë 2–0 kundër Estonisë, 2–0 kundër Kroacisë dhe 1–0 kundër Belgjikës.[6]

Për standartet e Andorrës, kualifikueset e Kupës së Botës 2006 ishin të suksesshme. Ata fituan ndeshjen e tyre të parë kompetitive duke mposhtur Maqedoninë 1–0. Mesfushori i Andorrës Marc Bernaus, i cili luante në ligën e dytë spanjolle, pasi mori një top të gjatë nga rivënja anësore, të cilën e ndaloi me gjoks, lëshoi një gjuajtje të fuqishme duke shënuar në fillim të pjesës së dytë.[7][8] Pas ndeshjes, trajneri i Maqedonisë Dragan Kanatlarovski tha dorëheqjen dhe e quajti ndeshjen "një përfundim i turpshëm" dhe "një poshtërim".[9] Andorra gjithashtu barazoi në dy ndeshje, 0–0 në Maqedoni dhe 0–0 në shtëpi kundër Finlandës.[10] Këto kualifikuese kanë qënë të vetmet ku Andorra ka regjistuar pikë. Në kualifikueset e Euro 2008, Andorra i humbi sërisht të gjitha ndeshjet.[11] Ndeshja më e afërt ishte ajo kundër Rusisë, një humbje 1–0 më 21 nëntor 2007, që ndihmoi Rusinë të kualifikohej dhe të linte jashtë Anglinë.[11] Humbja më e rëndë ishte humbja 7–0 kundër Kroacisë në Andorra La Vella, gjë që rezultoi humbja më e madhe në kompedicionet e UEFA-s[12], e cila u përsërit sërisht këtë herë nga Republika Çeke. Andorra shënoi vetëm dy gola dhe pësoi 42 në 12 ndeshje gjithsej.[11]

kualifikueset e Kupës së Botës 2010 ata i humbën të dhjeta ndeshjet.[13] Gjatë tyre, ata shënoi shënuan tre gola, në humbjet kundër Bjellorusisë, Kazakistanit, dhe pësuar 39 gola, përfshirë gjashtë në humbjen kundër Anglisë, humbja më rëndë në grup.[13] Edhe kualifikueset e Euro 2012 u mbyllën në një formë të ngjashme; ata i humbën të dhjeta ndeshjet, shënuan vetëm një gol dhe pësuan 25; rezultatet e tyre më të mira ishin dy humbje me një gol disavantazh kundër Sllovakisë dhe një humbje 3–1 kundër Irlandës.[14]

Rekordi i Andorrës kundër të gjitha kombëtareveRedakto

Kundër Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gsh Gp Dg % Fitoreve
  Shqipëria 3 1 0 2 2 4 −2 33.33%
  Armenia 8 0 1 7 2 20 −18 0%
  Azerbajxhani 4 0 3 1 1 2 −1 0%
  Bjellorusia 4 1 0 3 4 11 −7 25%
  Belgjika 3 0 0 3 0 10 −10 0%
  Bosnja dhe Hercegovina 1 0 0 1 0 3 −3 0%
  Brazili 1 0 0 1 0 3 −3 0%
  Bullgaria 2 0 0 2 1 5 −4 0%
  Kina 1 0 1 0 0 0 0 0%
  Kroacia 6 0 0 6 0 24 −24 0%
  Qipro 4 0 0 4 2 14 −12 0%
  Republika Çeke 0 0 3 1 13 −12 0%
  Anglia 4 0 0 4 0 16 −16 0%
  Estonia 11 0 0 11 5 26 −21 0%
  Ishujt Faroe 1 0 1 0 0 0 0 0%
  Finlanda 2 0 1 1 0 3 −3 0%
  Franca 3 0 0 3 0 7 −7 0%
  Gaboni 1 0 0 1 0 2 −2 0%
  Hungaria 2 0 0 2 0 7 −7 0%
  Islanda 5 0 0 5 0 14 −14 0%
  Indonezia 1 0 0 1 0 1 −1 0%
  Izraeli 3 0 0 3 2 10 −8 0%
  Kazakistani 2 0 0 2 1 6 −5 0%
  Letonia 3 0 0 3 1 9 −8 0%
  Lihtenshtajni 1 0 0 1 0 1 −1 0%
  Lituania 2 0 0 2 1 7 −6 0%
  Maqedonia 6 1 1 4 1 9 −8 17%
  Malta 2 0 2 0 2 2 0 0%
  Moldavia 3 0 1 2 2 6 −4 0%
  Hollanda 6 0 0 6 0 21 −21 0%
  Polonia 1 0 0 1 0 4 −4 0%
  Portugalia 3 0 0 3 1 14 −13 0%
  Republika e Irlandës 4 0 0 4 2 11 −9 0%
  Rumania 4 0 0 4 1 15 −14 0%
  Rusia 6 0 0 6 2 21 −19 0%
  Sllovakia 2 0 0 2 0 2 −2 0%
  Spanja 1 0 0 1 0 4 −4 0%
  Turqia 2 0 0 2 0 7 −7 0%
  Ukraina 4 0 0 4 0 17 −17 0%
  Uellsi 1 0 0 1 1 2 −1 0%
Total 126 3 11 112 35 353 −318 2.38%

° Është luajtur gjithashtu një ndeshje jo e organizuar nga FIFA më 19 shkurt 1998: Andorra - Rep. Çeke 0-1

StadiumiRedakto

 
Ish stadiumi për ndeshjet në shtëpi i Andorrës, Estadi Comunal d'Andorra la Vella.

Nga viti 1996 e deri në vitin 2014 Andorra i luante ndeshjet e saj në shtëpi Comunal d'Andorra la Vella, në kryeqytetin Andorra la Vella. Stadiumi ka kapacitet prej 1,800 vendesh dhe pret ndeshjet e klubit FC AndorraSuperligën Andorase.[15] Më 9 shtator 2014, kombëtarja filloi të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e ri Estadi Nacional me kapacitet 3,306 vende.

Andorra ndonjëherë i ka luajtur ndeshjet si "vendase" edhe jashtë kufijëve. Për shëmbull, Andorra priti Francën dhe Anglinë në në kualifikueset e Euro 2000, 2008 dhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 në Estadi Olímpic Lluís CompanysBarcelonë, e cila ishte stadiumi i RCD Espanyol nga viti 1997 e deri në vitin 2009.[16][17]

Prodhuesit e fanellësRedakto

Prodhuesi Periudha
  Reusch 1996 - 2004
  Reebok 2000 - 2004
  Diadora 2004 – 2006
  Joma 2006 – 2008
  Adidas 2008 – vazhdon

ReputacioniRedakto

Rekordi i zymtë i Andorrës i jep asaj një reputacion të ulët në botën e futbollit. Kombëtarja ka fituar vetëm një ndeshje kompetitive, një fitore 1–0 në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 kundër Maqedonisë, dhe dy ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë (2–0) dhe Shqipërisë (2–0).[18] Të gjitha fitoret janë marrë në shtëpi.

Me popullsinë e katërt më të vogël të çdo shteti në UEFA,[19] deri në pranimin e Gjibraltarit, talenti i popullisisë është i vogël. Gjithashtu Andorra është anëtarja më e re e UEFA-s sëbashku me Kazakistanin, pasi të dyja u themeluan në vitin 1994. Lojtarët janë kryesisht amatorë sepse liga vendore e Andorrës është me kohë të pjesshme. Megjithatë, që kur Andorra filloi të luajë futboll në vitin 1996 renditja e tyre mesatare në FIFA ka qënë vendi i 163të.[20]

Lojtarët dhe trajnerëtRedakto

Ildefons Lima është i vetmi lojtar andoras që ka shënuar më shumë se tre gola për skuadrën; ai ka shënuar nëntë gola. Lima gjithashtu është lojtari i dytë me më shumë ndeshje pasi deri tani ka regjistruar 91 prezenca. Óscar Sonejee me 99 ndeshje është lojtari që ka luajtur më shumë me kombëtaren andorase. Koldo ka qënë më parë në vendin e dytë pasi ka regjistuar 78 ndeshje nga viti 1998 e deri në vitin 2009.[21]

Manuel Miluir ka qënë trajneri i parë i skuadrës dhe e ka drejtuar atë në tre ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian. Ai u largua në vitin 1999 për t'i hapur rrugë David Rodrigos, i cili e nisi aventurën e tij me një humbje 2–0 në kualifikueset e Kampionatit Europian kundër Islandës më 27 Mars të atij viti. Rodrigo ka qënë në krye të skuadrës deri në shkurt 2010, ku u lajmërua se Koldo do të merrte rolin e tij.[22]

Në janar 2006, Federata Andorase e Futbollit emëroi Koldon, portierin e tyre nga viti 1998 e deri në vitin 2009, si lojtarin e tyre më të mirë në histori.[23]

Historia e trajnerëveRedakto

StatistikatRedakto

Lojtarët me më shumë ndeshjeRedakto

Rend Lojtari Ndeshje Gola Periudha
1 Óscar Sonejee 99 4 1997–
2 Ildefons Lima 91 9 1997–
3 Manolo Jiménez 79 1 1998–2012
4 Koldo Álvarez de Eulate 78 0 1998–2009
Josep Ayala 78 1 2002–
6 Txema Garcia 71 0 1997–2009
7 Justo Ruiz 67 2 1998–2008
8 Jordi Escura 65 0 1998–2011
Juli Sánchez 65 1 1996–
Marc Pujol 65 2 2000–

Lojtarët me më shumë golaRedakto

Rend Lojtari Ndeshje Gola Periudha
1 Ildefons Lima 90 9 1997–
2 Óscar Sonejee 98 4 1997–
3 Emiliano González 37 3 1998–2003
Jesús Lucendo 29 3 1996–2003
5 Justo Ruiz 67 2 1998–2008
Marc Pujol 65 2 2000–
Fernando Silva 51 2 2002–

Rezultatet dhe ndeshjetRedakto

1996–99

Rekordi në Kupën e BotësRedakto

Rekordi në Kupën e Botës Rekodi në kualifikuese
Viti Raundi Pozicioni Nd F B H Gsh Gp Nd F B H Gsh Gp
1930 te 1998 Nuk ka hyrë - - - - - - - - - - - - -
    2002 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 5 36
  2006 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 12 1 2 9 4 34
  2010 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 3 39
  2014 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 0 30
  2018 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
  2022 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
Total 0/20 42 1 2 39 12 139

Rekordi në Kampionatin EuropianRedakto

Rekordi në Kampionatin Europian Rekodi në kualifikuese
Viti Raundi Pozicioni Nd F B H Gsh Gp Nd F B H Gsh Gp
1960 to 1996 Nuk është kualifikuar - - - - - - - - - - - - -
   2000 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 3 28
  2004 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 8 0 0 8 1 18
   2008 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 12 0 0 12 2 42
   2012 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 1 25
  2016 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
Total 0/14 40 0 0 40 7 113

Skuadra aktualeRedakto

Trajneri i Andorrës Koldo Álvarez ka emëruar një skuadër me 18 lojtarë për ndeshjen miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale më 6 qershor 2015.
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 28 Mars 2015, pas ndeshjes kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Josep Gómes (1985-12-03) 3 Dhjetor, 1985 (34 vjeç) 32 0   ES Pennoise
13 GK Ferran Pol (1983-02-28) 28 Shkurt, 1983 (37 vjeç) 15 0   FC Andorra
4 DF Óscar Sonejee (C) (1976-03-26) 26 Mars, 1976 (44 vjeç) 99 4   Lusitanos
6 DF Ildefons Lima (1979-12-10) 10 Dhjetor, 1979 (40 vjeç) 91 9   FC Santa Coloma
2 DF Cristian Martínez Alejo (1989-08-23) 23 Gusht, 1989 (31 vjeç) 30 1   FC Santa Coloma
5 DF Emili García (1989-01-11) 11 Janar, 1989 (31 vjeç) 28 1   ES Pennoise
23 DF Jordi Rubio (1987-11-01) 1 Nëntor, 1987 (32 vjeç) 23 0   UE Santa Coloma
21 DF Marc García Renom (1988-03-21) 21 Mars, 1988 (32 vjeç) 22 0   UE Rubí
15 DF Moisés San Nicolás (1993-09-17) 17 Shtator, 1993 (27 vjeç) 11 0   FC Ordino
18 MF Josep Ayala (1980-04-08) 8 Prill, 1980 (40 vjeç) 78 0   FC Andorra
8 MF Márcio Vieira (1984-10-10) 10 Tetor, 1984 (35 vjeç) 59 0   Monzón
3 MF Marc Vales (1990-04-04) 4 Prill, 1990 (30 vjeç) 37 0   Real Saragoza B
19 MF Iván Lorenzo (1986-04-15) 15 Prill, 1986 (34 vjeç) 23 0   Atlètic Alpicat
22 MF Víctor Rodríguez (1987-09-07) 7 Shtator, 1987 (33 vjeç) 6 0   FC Santa Coloma
14 MF Cristopher Pousa (1992-06-29) 29 Qershor, 1992 (28 vjeç) 2 0   FC Ordino
9 FW Gabi Riera (1985-06-06) 6 Qershor, 1985 (35 vjeç) 30 1   FC Santa Coloma
20 FW Sebastián Gómez (1983-11-01) 1 Nëntor, 1983 (36 vjeç) 24 0   UE Sant Julià
7 FW Ludovic Clemente (1986-05-09) 9 Maj, 1986 (34 vjeç) 11 0   FC Andorra

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014Redakto

Team
Nd F B H Gsh Gp D Pt
  Hollanda 10 9 1 0 34 5 +29 28
  Rumania 10 6 1 3 19 12 +7 19
  Hungaria 10 5 2 3 21 20 +1 17
  Turqia 10 5 1 4 16 9 +7 16
  Estonia 10 2 1 7 6 20 −14 7
  Andorra 10 0 0 10 0 30 −30 0

██ Skuadra është kualifikuar ██ Skuadra ka siguruar të paktën një vend play-offi ██ Skuadra ka siguruar të paktën vendin e dytë ██ Skuadra nuk mund të kualifikohet direkt ██ Skuadra nuk ka shance të kualifikohet

Golat ndërkombëtarëRedakto

Andorra ka shënuar një numër të vogël golash në kompedicionet kompetitive (ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës); lista më poshtë tregon të gjitha golat e shënuar

Nr. Kom.[a] Data Kundërshtari Golashënuesi(t) Rezultati final[b]
1 KKE 5 shtator 1998   Armenia Jesús Lucendo (pen) 1–3
2 KKE 31 Mars 1999   Rusia Emiliano González 1–6
3 KKE 8 shtator 1999   Rusia Justo Ruiz 1–2
4 KKB 2 shtator 2000   Qipro Emiliano González 2–3[c]
5 Ildefons Lima
6 KKB 7 tetor 2000   Estonia Justo Ruiz 1–2
7 KKB 25 prill 2001   Republika e Irlandës Ildefons Lima 1–3
8 KKB 1 shtator 2001   Portugalia Roberto Jonas 1–7
9 KKE 16 tetor 2002   Bullgaria Antoni Lima 1–2
10 KKB 8 shtator 2004   Rumania Marc Pujol 1–5
11 KKB 13 tetor 2004   Maqedonia Marc Bernaus 1–0[d]
12 KKB 26 Mars 2005   Armenia Fernando Silva 1–2
13 KKB 4 qershor 2005   Republika Çeke Gabriel Riera 1–8
14 KKE 6 shtator 2006   Izraeli Juli Fernández 1–4
15 KKE 22 gusht 2007   Estonia Fernando Silva 1–2
16 KKB 10 shtator 2008   Estonia Marc Pujol (pen) 1–3
17 KKB 6 qershor 2009   Estonia Ildefons Lima (pen) 1–5
18 KKB 9 shtator 2009   Kazakistani Óscar Sonejee 1–3
19 KKE 7 shtator 2010   Republika e Irlandës Cristian Martínez 1–3
20 KKE 9 shtator 2014   Uellsi Ildefons Lima (pen) 1–2
21 KKE 13 tetor 2014   Izraeli Ildefons Lima (pen) 1–4

a KKE = Kualifikueset e Kampionatit Europian, KKB = Kualifikueset e Kupës së Botës
b Rezultati i Andorrës vendos gjithnjë në vendin e parë.
c Ndeshja Andorra-Qipro në vitin 2000 është e vetmja ndeshje ku Andorra ka shënuar dy gola në një ndeshje kompetitive.
d Ndeshje Andorra-Maqedonia në vitin 2004 është e vetmja ndeshje kompetitive ku Andorra ka fituar.

ReferimetRedakto

  1. ^ a b "Association information – Andorra". FIFA. Marrë më 20 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Association – Andorra". UEFA. Marrë më 20 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Andorra – List of International Matches 1996–2002". RSSSF. Marrë më 21 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e f "European Championship 2000". RSSSF. Marrë më 21 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e f "World Cup 2002 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "European Championship 2004". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Soccer: Andorra scores its first World Cup victory". The New York Times. 14 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "ANDORRA-MACEDÒNIA (1-0) 13.10.2004". YouTube.com. 14 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Macedonia's coach offers resignation". Associated Press. 14 tetor 2004. Marrë më 1 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "World Cup 2006 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c "European Championship 2008". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "General info – Andorra". UEFA. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b "World Cup 2010 qualifications". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Euro 2012 qualifying tables". BBC. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Estadi Comunal d Aixovall". Football-Lineups.com. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "European Championship 2008 detailed information". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "World Cup 2010 qualifications detailed information". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Rikthimi në vendin e "krimit", kur Andorra shkarkoi Demollarin". Panorama Sport. 24 mars 2019. Marrë më 25 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ James Appell (8 shtator 2010). "It´s raining… apples?". The Football Ramble. Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 21 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "FIFA Rankings – Andorra". FIFA. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Andorra – Record International Players". RSSSF. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Álvarez assumes Andorra mantle". UEFA.com. 2 shkurt 2010. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "The UEFA Jubilee 52 Golden Players". rsssf. 21 dhjetor 2006. Marrë më 5 qershor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

ShënimeRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto