Aristotel Stefani është një aktor shqiptar.

Aristotel Stefani, Teli siç njihet nga publiku i gjerë artdashës, ka lindur më 5 tetor 1931 në fshatin Lliar të Zagorisë në Gjirokastër dhe ndare nga jeta ne 12 janar 2015 ne moshën 84 vjeç.

Fillimet e Telit si aktor i gjejmë që në moshë të re, në vitet 50 të shekullit të kaluar, kur ai aktivizohet me Trupën e Grupit Amator të Klubit Artistik të Kuçovës, qytet në të cilin ai punonte si mekanik në sektorin e naftës. Dëshira e tij për artin do të bëjë që ai pas disa vite pune si mekanik, të lërë punën në naftë dhe të marrë rrugën e aktrimit profesional. Kështu ai është ndër të parët aktor të Estradës Profesioniste të Gjirokastrës e krijuar në vitin 1956. Në vitin 1966 emërohet Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës. Për nëntë vjet ai do të punojë në këtë shtëpi kulture jo vetëm si Drejtor por edhe si regjisor i saj. Në vitin 1975 kthehet në Gjirokastër për të punuar pranë Teatrit Profesionist të këtij qyteti.

Të shumtë janë dhe rolet e tij në Teatër. Këtu mund të përmendim rolin e Doktor Adhamudhit në komedinë “Pas vdekjes” e Çajupit, rolin e Profesor Selckës në dramën “Shqetësimet e Anës” etj.

N'ë kinematografi ka interpretuar në 14 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojës së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” në vitin 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara”në vitin 1987. Në vitin 1998 Teli Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit, i cili do të jetë dhe roli i tij më i fundit, në filmin në filmin “Dasma e Sakos”.

Kinematografi

Redakto
  • 1998 — "Dasma e Sakos" _ Shërbëtori
  • 1990 — "Fletë të bardha" _ Banakieri
  • 1989 — "Kthimi i ushtrisë së vdekur" _ Psikopati
  • 1987 — "Përrallë nga e kaluara" _ Një nga dasmorët
  • 1983 — "Dritat e qytezës"
  • 1979 — "Liri a vdekje" _ Novruzi, roja i Manastirit
  • 1978 — "Koncert në vitin 1936" _ Hoxha
  • 1977 — "Njeriu me armë" _ Abdurrahman Pinxho (Pinxho kapella)

Teatër

Redakto
  • “14 vjeç dhëndër” e Andon Z. Çajupit
  • “Djepi i shitur”
  • “Fundi i botës”
  • “Pas vdekjes” e Andon Z. Çajupit... Doktor Adhamudhi
  • “Shqetësimet e Anës”... Profesor Selcka