Arkitektura Vernakulare Indiane përbëhet nga arkitektura e strukturave informale shpesh në zonat rurale të Indisë, ndërtuar me materiale vendore dhe projektuar për të plotësuar nevojat e banorëve vendorë. Ndërtuesit e këtyre strukturave janë dizajne arkitekturore informale të të pashkolluarve dhe puna e tyre pasqyron diversitetin e lartë të klimës indiane, materialet ndërtimore vendore të disponueshme, dhe variacionet e stërholluara në zakonet dhe zejtarinë vendore. Është vlerësuar se pothuase 90% e të gjitha ndërtesave në botë janë të tipit vernakular, që do të thotë se janë për përdorim të përditshëm dhe të zakonshme për banorët vendorë dhe të ndërtuara nga artizanët vendorë.[1] Termi "Arkitektura Vernaculare" në përgjithësi i referohet ndërtimit të strukturave indormale sipas metodave tradicionale të ndërtimit nga ndërtues që nuk përdorin shërbimet e një arkitekti profesionist. Është forma më e përhapur e ndërtimit.[2]

Kasolle tribale Toda
Një kasolle fshatare në Bengalin Perëndimor

Kategoritë

Redakto
 
Shtëpi me verandë në Ettayapuram

Arkitektura Vernaculare Indiane ka evoluar fillimisht përgjatë kohës nëpërmjet artizanëve të aftë të banorëve vendorë. Megjithë larminë, kjo arkitekturë mund të ndahet pak a shumë në tre kategori.

Kachcha

Redakto
 
Shtëpi tradicionale, Manali, Himachal Pradesh

Një kachcha është një ndërtesë e bërë prej materialesh natyrore si balta, bari, bambuja, kashta ose shkopinjtë dhe në këtë mënyrë është një strukturë jetë-shkurtër. Duke parë se nuk ësthë ndërtuar për të jetuar gjatë ajo kërkon mirëmbajtje dhe rindërtim të vazhdueshëm. Kufizimet praktike të materialeve ndërtimore të disponueshme diktojnë formën e veçantë që mund të ketë një bukuri të thjeshtë. Përparësia e një kachcha është se materialet ndërtimore janë të lira dhe të sigurueshme lehtësisht dhe kërkojnë relativisht pak punë.

Një pakka është një strukturë e bërë nga materiale rezistente, si format e gurit ose tullave, pllakat e argjilës, metali ose materiale të tjera rezistente, ndonjëherë duke përdorur llaç për ti lidhur, që nuk kërkon të mirëmbahet ose zëvendësohet vazhdimisht. Megjithatë, struktura të tilla janë të kushtueshme pasi materialet janë të shtrenjta dhe kërkojnë më shumë punë. Një pakka (ose ndonjëherë "pukka") mund të jetë e dekoruar në mënyrë të stërholluar në dallim nga një kachcha.

Gjysëm-pukka

Redakto

Një kombinim i stilit kachcha dhe pukka, gjysëm-pukka, ka evoluar pasi fshatarët kanë siguruar burimet për të shtuar elemente ndërtimore të rezistueshme të karakterit të një pukka. Arkitektura si gjithmonë evoluon organikisht sipas ndryshimit të nevojave dhe burimeve të banorëve.

Kasollet Toda

Redakto

Kasollet Toda të quajtura dogles janë kasolle të ndërtuara nga Tribuja Toda në Indinë Jugore. Tribuja Toda është një bashkësi e vogël tribale që jeton e izoluar në rrafshirën Nilgiri në zonën kodrinore të Indisë Jugore. Përpara shekullit të XVIII dhe kolonizimit britanik, Toda bashkëjetonte me bashkësi të tjera etnike, duke përfshirë tribunë Kota dhe Kuruba, në një shoqëri të gjerë si kastë, në të cilën tribuja Toda renditej në krye.[3]

 
Një tempull Toda në Muthunadu Mund pranë Utit në Tamil NaduIndisë

Kasollet Toda janë një ndërtim në formë ovale të mbyllura. Ato janë zakonisht 3 m të larta, 5.5 m të gjata dhe 2.7 m të gjera. Ato ndërtohen me bambu të lidhura me rattan (bimë e nën familjes Calamoideae) dhe të mbuluara me kashtë. Kallamat më të trashë të bambusë harkohen për tu dhënë kasolleve formën e tyre bazë, ndërsa kallamat më të hollë (prej rattani) lidhen afër e afër dhe paralel me njëri-tjetrin mbi këtë skelet. Mbi këtë vendose bar i tharë si kashtë për çatinë. Çdo kasolle është e rrethuar brenda një muri të gjerë prej gurësh. Tribuja Toda jeton tradicionalisht në ngulime të quajtura mund, që konsistonin në tre deri në shtatë banesa të vogla me kashtë, të ndërtuara në formën e gjysëm-vozave dhe të vendosura përgjatë faqeve të kullotave, në të cilat ata mbanin buaj të zbutur.[4] Pjesa ballore dhe e mbrapme e kasolles janë të bëra zakonisht prej gurësh të veshur (kryesisht prej graniti). Në pjesën ballore të kasolles ndodhet një hyrje e vogël – rreth 90 cm e gjerë dhe 90 cm e lartë, nëpërmjet të cilës njerëzit duhet të shtrihen për të hyrë. Kjo hyrje në mënyrë të pazakontë e vogël bëhet si një mënyrë mbrojtjeje nga kafshët e egra. Pjesa ballore e kasolles është e dekoruar me forma arti Toda, një lloj pikture murale shkëmbore. Tempujt Toda ndërtohen në një gropë rrethore të rrethuar me gurë. Ata janë të ngjashëm në pamje dhe ndërtim me kasollet Toda. Gratë nuk lejohen të hyjnë ose të afrohen pranë këtyre kasolleve të caktuara si tempuj. Megjithëse shumë Toda i kanë braktisur kasollet e tyre tradicionale për shtëpi të bëra me beton,[5] në fillimin e shekullit të XXI u krijuar një lëvizje për të ndërtuar kasolle tradicionale në formë gjysëm-barrele. Nga viti 1995 deri në vitin 2005, u ndërtuan dyzetë kasolle të reja në këtë stil dhe shumë bulmetore të shenjta Toda u rikonstruktuan. Secila prej tyre ka një gropë të ngushtë guri përreth saj dhe derë e vogëlth mbahet e mbyllur me një gur të rëndë. Brenda saj lejohet të hyjë vetëm prifti. Ajo përdoret për ruajtjen e qumështit të shenjtë të buallicave.[6]

Havelit

Redakto
 
Patwon Ji ki Haveli, Jaisalmer, Raxhastan, Indi

Haveli është një term i përgjithshëm i përdoru pë një shtëpitë dhe banesat qytetare në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht një e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, që do të thotë "ndarje" ose "hapësirë private" e bërë publike nën Sundimin Mogul dhe e shkëputur nga ndonjë traditë arkitekturore.[7][8] Më vonë, fjala haveli filloi të përdorej si term i përgjithshëm për stile të ndryshme të banesave rajonale, shtëpive qytetare dhe tempujve që gjenden në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.[9]

Historia

Redakto
 
Imazhe të skalitura strukturash shumë-katëshe dhe ballkonesh të Perandorisë Maurjane, shekulli i III p.e.s.

Shtëpitë tradicionale me oborr në Azinë Jugore janë ndërtuar sipas parimeve të lashtë të Vastu shastras,[10] që pohon se të gjitha hapësirat dalin nga një pikë e vetme, që është qendra e shtëpisë. Oborret janë një veçori e përbashkët në Arkitekturën e Azisë Jugore. Dëshmitë më të hershme arkiologjike të shtëpive me oborr në rajon datojnë që nga vitet 2600–2450 p.e.s.[11] Shtëpitë tradicionale në Azinë e Jugut janë të ndërtuara përreth oborrit dhe të gjitha veprimtaritë e familjeve vërtiten përreth chowkut ose oborrit. Për më tepër, oborri shërbente si një pus ndriçimi dhe një për të përmbushur një strategji efektive ajrimi në klimën e nxehtë dhe të thatë të Azisë Jugore. Gjatë periudhës mesjetare, termi Haveli u përdor për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat nën Perandorinë Mogule dhe mbretëritë Rajputana. Më vonë, termi i përgjithshëm haveli u identifikua me shtëpitë dhe banesat qytetare të klasës tregëtare.[9]

 
Shtëpi qytetare Haveli me dritare Jharokha

Karakteristikat

Redakto
  • Aspektet socio-kulturore: Chowku ose oborri shërbente si qendra e ceremonive dhe ritualeve të ndryshme. Bima e shenjtë tulsi vendosej këtu dhe adhurohej përditë për të sjellë begati për shtëpinë.
  • Siguria dhe privacia: Chowku, herë pas herë, i ndante zonat për burrat dhe gratë duke u mundësuar atyre më shumë privatësi.
  • Klima: Duke trajtuar hapësirën boshe në dizajnin e ndërtesës për tiu përgjigjur klimës vendore. Qarkullimi i ajrit i shkaktuar nga ndryshimet në temperaturë përdorej nëpërmjet ajrimit natyror të ndërtesës.
  • Veprimtaritë në kohë të ndryshme: Përdorimi i oborrit gjatë ditës, kryesisht nga gratë, për të kryer punët e tyre dhe ndërveprimi me gratë e tjera në hapësira private të pambuluara. Banesat e klasës tregëtare kishin më shumë se një oborr.
  • Artikulimi i hapësirës: Në Mor chowk, Pallati i Qytetit të Udaipurit, gjendet koncepti i oborrit si një sallë kërcimi. Në mënyrë të ngjashme, në havelë, një oborr ka mjaft funksione, zakonisht të përdorur për dasma dhe festime.
  • Materialet: tullat e pjekura, gurët ranorë, mermeri, druri, stukoja dhe graniti janë materialet e përdorura zakonisht. Aspektet dekoruese janë të ndikuara nga kulturat dhe traditat vendore.

Të gjitha këto elemente bashkohen për të formuar një rrethim që i jep oborrit një ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore të ndërtimit të havelit ka evoluar në përgjigje të klimës, stilit të jetesës dhe disponueshmërisë së materialeve. Në klimat e nxehta ku freskimi është një nevojë, ndërtesat me oborre të brendshme konsideroheshin më të përshtatshmet. Ajo vepronte si një teknikë e përsosur freskimi, ndërsa lejonte gjithashtu edhe dritën brenda. Harkada përgjatë oborrit, ose muri i lartë rreth tij i mbanin brendësitë e ndërtesave të freskëta. Shumë prej havelëve të Indisë dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht përmbajnë një oborr shpesh me një krua në qendër. Qytetet e vjetra të Agras, Lucknowt dhe Delhit në Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi në Pakistan kanë shumë shembuj havelësh të Stilit Arkitekturor të Raxhastanit.

Haveli të famshëm në Indi

Redakto
 
Haveli në Phalodi, Rajputana

Termi Haveli u aplikua për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat. Në pjesën veriore të Indisë. Havelit për zotin Krishna janë mbizotërues me ndërtesa të stërmëdha si banesa. Havelit janë të shquar për afresket e tyre që paraqesin imazhet zotash, kafshësh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrëfenja të jetës së hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika këtu ishte e njihur si Haveli Sangeet. Më vonë këto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndërsa u ndërtuan banesa individuale të stërmëdha dhe tani fjala është popullore për të përcaktuar vetë banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwarët ndërtuan[12] godina në vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Këto ndërtesa u quajtën haveli. Marwarët pajtuan artistë për ti pikturuar ato ndërtesa që u ndikuan rëndë nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole të statusit për Marwarët ashtu si dhe për shtëpitë për familjet e tyre të mëdha, duke mundësuar siguri dhe rehati në mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga të gjitha anët kishin një portë të madhe kryesore.

 
Haveli në Mandawa, Rajputana të Raxhastanit

Havelit tipikë në Shekhawati konsistonin në dy oborre — një i jashtë për burrat që shërbente si një vend hyrjeje i gjerë dhe i brendshme, zona e grave. Havelit më të mëdhenj mund të kenë deri në tre ose katër oborre dhe ishin dy ose tre katësh. Shumë havelë tashmë janë të zbrazët ose mirëmbahen nga një rojë (zakonisht një burr i vjetër). Ndërsa shumë të tjerë janë shndërruar në hotele dhe vende turistike tërheqëse. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit janë të famshëm për afresket e tyre të bukura në muret e havelëve të tyre madhështorë, saqë janë duke u bërë tërheqje të rëndësishme turistike. Havelit brenda dhe përreth Fortesës së Jaisalmerit (e njohur gjithashtu si Fortesa e Artë), e vendosur në Jaisalmer të Raxhastanit, nga të cilat tre më mbresëlënëset janë Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojnë të vihen në pah. Këto ishin shtëpi të rafinuara të tregëtarëve të pasur të Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante në gurë ranor me detaje të pafundme dhe pastaj përpikmërisht bashkuara në modele të ndryshme secili më i harlisur se tjetri u pajtuan për tu vendosur që të tregonin statusin dhe pasurinë e pronarit. Përreth Jaisalmerit, ata janë skalitur në mënyrë tipike nga guri i verdhë ranor. Ata shpesh janë të karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha (ballkone) dhe qemere.[13][14] Patwon Ji ki Haveli është më i rëndësishmi dhe më i madhi, ashtu si dhe i pari i ndërtuar në Jaisalmer. Ai nuk është një havel i vetëm por një kompleks prej 5 havelish të vegjël. I pari në radhë është gjithashtu edhe më popullori dhe është i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndërtua në vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atëherë një tregëtar i pasur stolish dhe brokash të rafinuara që është më i madhi dhe më i stërholluari. Patwa ishte një njeri i pasur dhe një tregëtar i shquar i kohës së tij dhe kështu mund ta përballonte ndërtimin e godinave të veçanta për secilin nga pesë djemtë. Këto u përfunduan në një shtrirje prej 50 vjetësh. Të pesta godinat u ndërtuan në 60 vitet e para të shekullit të XIX.[15] Patwon Ji Ki është i shquar për pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat (ballkonet) e skalitura në mënyrë të stërholluar në gurin e verdhë ranor, portikët dhe harkadat. Megjithëse vetë ndërtesa është bërë prej guri të verdhë ranor, portiku kryesor është në ngjyrë kaftë.

Çabutroja

Redakto
 
Një Çabutro tipike në Sanskar Kendra, Ahmedabad, Indi. Është 120 vjeçare dhe fillimisht ishte në Kshetrapal ni Pol.

Çabutro, Chabutaro ose Chabutra është një strukturë që gjendet kryesisht në fshtrat e shtetit indian të Guxharatit. Është një strukturë në formë kulle me rrethim tetëkëndor ore pesëkëndësh në krye. Në mbylljen e sipërme ka mjaft vrima ku zogjtë mund të bëjnë foletë e tyre. Në Guxharat këto janë ndërtuar në hyrje të katundeve, veçanërisht për bujtjen e pëllumbave. Brenda kësaj strukture qëndrojnë dhe mbarështrohen kryesisht pëllumbat. Këto monumente gjenden kryesisht në qendrat e fshatrave ose në hyrjet e fshatravenë Guxharat dhe Kutch të Indisë. Në bazë të strukturës qëndron zakonisht një platformë. Baza dhe zona rrethuese e kësaj strukture shërben si vend mbledhjeje dhe si një zonë për të luajtur fëmijët. Një tjetër tip Çabutroje, që mund të shihet në Guxharat dhe Raxhastan ka dizajn të ndryshëm dhe janë ndërtuar vetëm si vend ushqimi dhe qëndrimi për zogjtë dhe jo për qëllime mbarështimi. Mbulimi i sipërm i një Çabutroje të tillë është e skalitur artistikisht dhe i dizajnuar si një dritare shtëpie me kube konike ose Çhatri.

Etimologjia

Redakto

Në anglisht këto struktura mund të quhen paqartësisht "Pigeon-Tower" ose "Pigeon-hole-tower". Aktualisht, Çabutaro është një fjalë e gjuhës guxharati, në të cilën pëllumbi quhet Kabutar. Fjala Chabutro ka rrjedhur nga fjala Kabutar, pasi Çabutaro ndërtohet veçanërisht për përdorimin dhe mbarështimin e pëllumbave vetëm në Guxharat, veçanërisht në Kutch.[16] Fjala Çabutra ose Çabutro përdoret herë pas here për të treguar një platfomë ulëse, zakonisht nën një pemë ose përkrahë një liqeni, pellgu apo tjetër vendi me ujë, por megjithatë më shpesh përdoret për të treguar strukturat si kulla të shpjeguara më sipër.

Shtrirja

Redakto
 
Një çabutro në Ahmedabad

Banorët dhe veçanërisht gratë e Guxharatit, që i përkasin besimit Hindu, i konsiderojnë ushqyerjen e pëllumbave mjaft mbarësi prurëse. Në këtë mënyrë, kjo strukturë bëhet nëpër fshatra, ku mund të jetojnë pëllumbat.[16] Në mëngjes herët, mund të gjenden gra, fëmijë dhe banorë të tjerë duke ushqyer me pëllumbat poshtë Çabutros. Chabutaroja gjendet kështu në fshatrat e mbizotëruara nga komunitetet hindu, kshatriya dhe brahminë të Guxharatit.

 
Një çabutaro në Ahmedabad

Për shembull në distriktin e Kutchit në Guxharat, Chabutro mund të gjenden normalisht në pothuajse të gjitha fshatrave e Mistrisit, një klan dhe Hindu Kshatriya, që ishin vetë mjeshtra të specializuar në ndërtimin e strukturave të tilla. Për shembull, Chabutrojo në Sinugra të Kutchit, në imazhin e treguar në fillim.[16] Një shembull i famshëm i Chabutros të gjendur jashtë Guxhratit gjendet në Çatisgar. Pak më larg Stacionit Hekurudhor të Raigarhut në Çatisgar qëndron një Chabutro e stërmadhe me ngjyrë të bardhë si një simbol i qytetit. Ngritja e të cilës u bë nga një Shyamji Gangji Sawaria e qytetit në vitin 1900. Ai ishte një kontraktor i famshëm hekurudhor dhe sipërmarrës i Raigarhut, thumelues i Shyam Talkies, që vinte nga komuniteti Mistri i Kumbharias, në Kutch.[16] Çabutro mund të shihen edhe në Raxhastan dhe Madia Pradesh. Këtu ato quhen Çabutra. Çabutra është fjala e gjuhës hindi për Çabutron. Në këta shtete të Indisë, ato gjenden zakonisht brenda Pallateve Mbretërore ose Tempujve. Por në shetet e tjera përveç Guxharatit, Çabutrot nuk ndërtohen ekskluzivisht për pëllumbat por përdoren për të gjitha llojet e zogjve. Megjithëse edhe në gjuhën hindi pëllumbi quhet gjithashtu Kabutar.

Variacionet rajonale

Redakto

Materiali ndërtimor varet nga vendndodhja. Në vendet kodrinore ku guralecët shkëmborë, gurët dhe pjesët e gurit janë të disponueshme, këto mund të jenë bashkuara me baltë lidhëse ose për të formuar mure. Pjesa e jashtme është e lustruar me punim të lëmuar të gurit. Ndonjëherë trarët druri dhe mahi përdoren me pllaka guri për çatinë nëse janë të disponueshme. Shtëpitë mbi kodra zakonisht kanë dy kate, me bagëtitë që jetojnë në katin përdhesë. Shpesh një verandë shtrihet përgjatë shtëpisë. Çatia është e pjerrët që të përballoi stinën e musoneve dhe shtëpia mund të qëndroi mbi plinta të ngritura ose shkopinj bambuje për të përballuar ujërat. Mbi terrene të sheshta, banesat zakonisht janë të bëra prej balte ose tulla të thara në diell, pastaj të suvatuara brenda dhe jashtë, ndonjëherë me baltë të përzier me kashtë ose me bajga lopësh dhe të lyera me gëlqere. Aty ku bambuja është e disponueshme (kryesisht në shtetet verirore dhe veri-lindore) është e përdorur gjerësisht për të gjitha pjesët e shtëpisë pasi është fleksibël dhe elastik. E përdorur gjerësisht është edhe kashta nga bimë si bari i elefantit, orizi dhe arrakokosi. Në jug, pllakat e argjilës janë të përdorura për çatitë e pukkave ndërsa materiale të ndryshme bimore si palma e arrakokosit është i zakonshëm per Kamchatkan.

Arkitektura Vernakulare e Bengalit

Redakto

Tempujt prej terrakote të Bengalit

Redakto
 
Tempulli Dakshineshwar Kali, ndërtuar mbi një platformë të ngritur.

Megjithëse ka një mori dëshmishë të ngulimeve njerëzore në Bengal që nga kohët parahistorike[17] ka një mungesë pikëlluese të dëshmive arkeologjike. Kjo për shkak të strukturës së tokës së Bengalit.[17] Bashkësia e përhapur në rrafshirën aluvionale e gjithë rajonit të lumenjve të fuqishëm të Gangut dhe Brahmaputras është e ndjeshme ndaj përmbytjeve dhe modelit të rezultues të paqëndrueshëm gjeomgrafik. Të vetmet rajone disi të paprekura nga përmbytjet janë Chota Nagpuri perëndimor dhe kurrizet e Himalajeve të lindjes dhe veriut. Kjo strukturë tokësore është pasqyruar në materialin e zgjedhur ndërtues nga projektuesit e tempujve bengalezë. Tempujt kryesisht prej terrakote me dekorime sipërfaqësore të rafinuara dhe mbishkrime në alfabetet nagari. Struktura e çatisë ka qenë prekur gjithashtu nga përmbytjet e rënda të deltës së lumit Gang dhe Terai që provojnë gjatë musoneve, është lakuar efektivisht në shumicën e rasteve për tu shkarkur nga ngarkesa e sasisë së madhe të ujit sa më shpej që është e mundur dhe kështu duke rritur jetëgjatësinë e strukturës. Dëshmitë arkitekturore përgjithësisht kanë qenë formuar nga Periudha e Perandoris Gupta e në vazhdim. Ka pasur zbulime së fundmi të pllakave prej terrakote nga kohët e Chandraketugarhut dhe Mahasthangarhut që hedhin dritë të mëtejshme mbi stilet arkitekturore të periudhave Shunga dhe Gupta. Përveç ndikimit Palavi dhe Phamsana mbi stilin arkitekturor është gjithashtu ngushtësisht e lidhur me stilin Bhanja të tempujve nga distrikti Mayurbhanj i Orrisas. Por tempujt e Bengalit Jugor janë një veçanti për shkak të stilit të çative aq të pashembullta dhe të lidhura ngushtësisht me ndërtesat e stilit tradicional të mbuluara me kashtë orizi të Bengalit rural.[18] Bishnupuri në distriktin jugor të Bankuras së Bengalit perëndimor ka një seri tempujsh të tillë që janë ndërtuar nga Dinastia Malla, janë shembuj të këtij stili. Shumcia e këtyre tempujve janë të mbuluar në sipërfaqen e jashtme me relieve terrakote që përmbajnë një mori materialesh shekullore që i bëjnë këta të rëndësishëm për të rindërtuar strukturën shoqërore nga këto kohë. Strukturat tempullore përmbajnë çati të pjerrëta piramidale që informalisht quhen chala. Për shembull, një çati e pjerrët piramidale me një strukturë piramidale tetë-faqëshe me të ashtu quajturën "ath chala" ose fjalë për fjalë çatia me tetë faqe. Shpesh, ka më shumë se një kullë në ndërtesën e tempullit. Këto janë ndërtuar prej lateriti dhe tulle duke i lënë ato nën mëshirën e kushteve të ashpra atmosferike të Bengalit Jugor. Tempulli Dakshineswar Kali është një nga shembujt e stilit Bhanja, ndërsa tempujt të mëtejshëm të vegjël të Shivës përgjatë bregut të lumit janë shembuj të stilit të çatisë së Bengalit Jugor megjithëse në përmasa shumë më të vogla.

 
Fshat në sundarbanë, pikturë nga Frederic Peter Layard, janar 1839

Ndërtesat e stileve 'bungalow'

Redakto

Zanafilla e bungalowt i ka rrënjët e saj në rajonin e Bengalit.[19] Termi baṅgalo, që do të thotë "bengaleze" dhe i përdorur për një "shtëpi në Stilin Bengalez".[20] Shtëpi të tilla ishin tradicionalisht shumë të vogla, vetëm një katëshe ose dhe të shkëputura dhe kishin një verandë të gjerë u adoptuan nga britanikët, që i përdorën ato si shtëpi për administratën koloniale në verë vend-pushimet verore në rajonin e Himalajave dhe grupet e qyteteve jashtë Indisë.[21] Stili i shtëpive Bungalow është shumë popullor në Bengalin rural. Në zonat rurale të Bangladeshit, shpesh quhen “Bangla Ghar” (shtëpi të stilit bengal). Materiali kryesor ndërtimor i përdorur në kohët moderne janë fletat e rrudhosura të çelikut. Më parë ato ndërtoheshin me dru, bambu dhe një lloj kashte të quajtur “Khar”. Khari përdorej në çatitë e shtëpisë Bungalow dhe e mbanin shtëpinë të freskët gjët ditëve të nxehta të verës. Një tjetër material për shtëpitë Bungalow ishin dhe pllakat prej balte të kuqe.

Arkitektura Vernakulare në Kerala

Redakto
 
Gdhendje të stërholluara në dru dhe veranda chuttu në arkitekturën e Keralës

Evoluimi i arkitekturës shtëpiake të Keralës ndjek ngushtësisht prirjen e zhvillimit në arkitekturën tempullore. Modelet primitive ishin kasolle me skelet bambuje, çati me kashtë gjethesh në forma të thjeshta rrethore, katrore ose drejtkëndore. Forma drejtkëndore me një çati me kulm duket se ka evoluar përfundimisht nga konsideratat funksionale. Strukturalisht skeleti i çatisë ishte vendosur mbi kolona mbi muret e ngritur nga toka për mbrojtje kundër lagështisë dhe insekteve në klimën tropikale.

 
Pallati Sree Padmanabhapuram përfaqëson arkitekturën më klasike shtëpiake të Keralës. Ai është gjithashtu pallati më i madh në botë prej druri i bërë me çati të pjerrëta, punime të kombinuara në granit, dru palisandri dhe tiku

Shpesh muret ishin gjithashtu prej druri të disponueshëm me tepri në rajon. Skeleti i çatisë konsistonte në mbajtëset e murit që mbanin skajet fundore të mahive, skajet e sipërme ishin të lidhura me brinjën kurrizore. Pesha e mahive dhe mbulimit të çatisë krijonte një përkulje në brinjë kurrizore kur pjesa e brinjës kurrizore të çatisë ishte e bërë prej materialesh fleksibile si bambuja. Kjo përkulje megjithatë mbetej si simbol i ndërtimit të çative madje kur përdorej dru i fortë për skeletin e çatisë. Më tej dritaret trekëndore u evoluan në dy fundet për të mundësuar ajrimin e atikut kur tavani ishte i përfshirë nga hapësira e dhomës. Kjo siguronte qarkullimin e ajrit dhe kontrollin termal për çatinë. Skajet e poshtme të mahive, të projektuara shumë më tej mureve për tu bërë hije mureve nga djelli dhe për ti mbrojtur nga shiu. Forma e mbyllur e shtëpive të Keralës në këtë mënyrë evoluoi nga konsideratat teknike. Mund të dallohet ngjashmëria befasuese e kësaj forme me strukturën tempullore. Blinda, pjesa më e ulët quhet adisthana, megjithëse është e thjeshtë ose pak e zbukuruar.

 
Dekoret e çatisë klasike të bëra në pallatet e Keralës

Sthambat ose kolonat dhe bhithit ose muret janë përësi të një forme të thjeshtë pa të dala dhe të futura. Dera kryesore drejtohet vetën në një drejtim kardinal dhe dritaret janë të vogla dhe të bëra si ekrane të shpuara prej druri. Plani drejtkëndore zakonisht është i ndarë në dy ose tre dhoma banimi me hyrje nga një kalim ballor. Strehët e dala mbulojnë një verandë përreth. Nga shekulli i dhjetë, teoria dhe praktika e arkitekturës shtëpiake ishte kodifikuar në libra si Manushyalaya Chandrika dhe Vastu vidya. Kjo përpjekje e standardizimit të ndërtimit të shtëpive i përshtatej grupeve të ndryshme socio-ekonomike dhe fuqizonte traditën e ndërtimit midis artizanëve. Artizanët tradicional, veçanërisht marangozët, ruanin njohurinë duke ndjekur në mënyrë strikte rregullat kanonike të proporcioneve të elementeve të ndryshme ashtu si dhe detajet e ndërtimit deri në ditët e sotme. Thelbësisht arkitektura shtëpiake e Keralës ndoqi stilin e ndërtimit të shkëpur; rreshtat e shtëpive që shihen në pjesë të tjera të Indisë nuk janë as të përmendura në tekstet e Keralës as të vendosura në praktikë përveç në ngulime (sanketam) të zëna nga tamilë ose brahmanë Konkini. Në formën e saj më të zhvilluar shtëpia tipike e Keralës është e një tipi me oborr – nalukettu. Oborri qendror është një hapësirë e jashtme jetese që mund të bujt disa objekte adhurimi kultore si një shtrat i ngritur për tulssi ose jasemin (mullathara). Katër sallat që rrethojnë oborrin, identike me nalambalamin tempujve, mund të ndahet në mjaft dhoma për veprimtari të ndryshme si gatimi, ngrënia, fjetja, studimi, magazinimi i drithit etj. Në varësi të madhësisë dhe rëndësisë së familjes shtëpia mund të ketë një ose dy kate të sipërme (malika) ose oborr tjetër të rrethuar nga përsëritja e nalukettut për të formuar ettukettu (ndërtesë me tetë salla) ose një grup oborresh të tillë.

 
Dritaret e pjerrëta trekëndore të pallatit të Krishnapuramit

Nalukettu

Redakto

Nālukettu është shtëpia tipike fermere e Tharavadus ku jetonin shumë breza të një familjeje të linjës matriarkale. Këto tipe ndërtesash gjenden tipikisht në shtetin indian të Keralës. Arkitektura tradicionale është në mënyrë tipike një strukturë drejtkëndore ku katër blloqe janë bashkangjitur me një oborr qendror të hapur ndaj qiellit. Katër sallat e anëve janë emërtuar Vadakkini (blloku verior), Padinjattini (blloku perëndimor), Kizhakkini (blloku lindor) dhe Thekkini (blloku lindor). Arkitektura ishte veçanërisht e përshtatur për familjet e mëdha të Tharavadut tradicional, për të jetuar nën të njëjtën çati dhe për të gëzuar të njëjtat shërbime të fermere marumakkathayam.[22]

Elementet e Nalukettut
Redakto
 
Një Nalukettu klasik i ndërtuar në arkitekturën e Keralës
  • Padippura

Është një strukturë që përmban një derë që formon një pjesë të murit të përbërë për shtëpinë me një çati me tjegulla në krye. Është hyrja formale për në kompleksin me shtëpi. Tashmë dera nuk është aty pasi makina do të hyjnë në shtëpi nëpërmjet hyrjes. Çatia me tjegulla është përsëri e pajisur në mënyrë të parapëlqyer me një llambë të tipit tradicional poshtë çatisë. Në vend të derës hyrëse, tani ndodhet një portik.

  • Poomukhami
 
Dritaret tipike prej druri dhe charupady i Keralës

Është portiku kryesor menjëherë pas shkallëve të shtëpisë. Tradicionalisht ka një çati të pjerrët me tjegulla që mbahet nga kolona. Anët janë të hapura dhe në kohët e hershme, kreu i shtëpisë quhej Karanavar, që zakonisht ulej këtu në një karrike të shtrirë me thuppal kolambi (Enë pështytjeje) nga ana e karrikes. Kjo karrike do të ketë anësore të gjata në të dy krahët ku Karanavari do të mbaj këmbët e tij të ngritura për të qëndruar rehat.

  • Veranda Chuttu

Nga Poomukhami, një verandë në të dy anët përballë shtëpisë nëpër një kalim të hapur quhet Veranda Chuttu. Veranda Chuttu ka drita të varura në largësi të barabartë të varura nga çatia e saj e pjerrët.

 
Pothuajse çdo Nalukettu ka Kulamin ose pellgun e vetë për larjen e anëtarëve të saj
  • Charupady

Nga ana e Verandës Chuttu dhe Poomukhamit, banka druri me ndënjëse dekoruese të gdhendura, që quhet Charupady. Tradicionalisht anëtarët e familjes ose vizitorët e kishin zakon të uleshin mbi këto charupady për të biseduar.

  • Ambal Kulami (pellgu)

Në fund të Verandës Chuttu zakonisht ndodhej një pellg i vogël i ndërtuar me guralecë anazh ku zakonisht mbillej zambaku ose Ambali. Pellgjet e ujit mirëmbaheshin për të sintetizuar qarkullimin e energjisë brenda.

 
Një Nadumuttom tipik i Nalukettus së Keralës
  • Nadumuttomi

Tradicionalisht Nadumuttomi ose oborri qendror i hapur është qendra kryesore e Nalukettut. Në mesin e saktë të shtëpisë ndodhet një zonë e hapur zakonisht katrore që e ndante shtëpinë në katër krahët e saj. Për shkak të kësaj ndarjeje në katër krahë të shtëpisë kemi një Nadumuttom. Në mënyrë të ngjashme ndodhej Ettu kettu dhe Pathinaru kettu që janë mjaft të rrallë, përkatësisht me dy ose dhe katër Nadumuttom.

 
Një Nadumuttom klasik me thulsi të shenjtë në qendër të tij

Nadumuttomi normalisht do të jetë i hapur ndaj qiellit, duke lejuar dritën e diellit dhe shiun të futet brenda. Kjo është për të lejuar energjitë natyrore të qarkullojnë brenda shtëpisë dhe për të lejuar vibrimin pozitiv brenda. Një thulsi ose pemë do të jetë normalisht e mbiellë në qendër të Nadumuttomit, që përdoret për tu adhuruar. Në mënyrë arkitekturore logjike është që të lejohet pema të veproi si një pastruese natyrore e ajrit.

  • Dhoma Puxha

Dhoma Puxha duhet në mënyrë të parapëlqyer të jetë në këndin veri-perëndimor të shtëpisë. Statujat hyjnore mund të vendosen të drejtuar nga lindja ose perëndimi dhe personin që lutet mund të drejtohet përkatësisht nga perëndimi ose lindja. Në muret e Dhomës Puxha bëhen panele druri dhe dizajni standard për Dhomën Puxha, mund tu jepet klientëve të interesuar në pasjen e një dhome tradicionale Puxha.

 
Eksteriori i Pallatit Kanakakkunnu të ndërtuar në stilin e Keralës me ndikime hollandeze
Veçori kyç
Redakto

I gjithë kompleksi është i mbrojtur me një mur ose gardh të përbërë. Një strukturë hyrjeje (padippura) mund të ndërtohet si gopurami i një tempulli. Ky mund të përmbaj një ose dy dhoma për të ftuarit ose vizitorët e rastit që nuk zbaviten në shtëpinë kryesore. Pozicioni dhe madhësia e ndërtesave të ndryshme, duke përfshirë vendndodhjen e pemës dhe rrugicat brenda mureve do të vendoseshin nga analiza e vendit sipas parashikimit të tekstete klasike. Kjo analizë përfshinte konceptet e vastupurusha mandalas ku siti (vastu) ishte i ndarë në një numër rrjetash katrore (padam) të zëna nga hyjni të ndryshme (devatha) dhe rrjetat e përshtatshme zgjidheshin për të bujtur strukturat e dyshimta. Planifikimi i vendit dhe dizajni i ndërtesës bëhej nga vishwakarma sthapathë (mjeshtra ndërtimi) të mësuar që sintetizonin çoshtjejt teknike me njohuritë astrologjike dhe mistike. Ka një mori ndërtesash të tipit nalukettu në pjesë të ndryshme të Keralës, megjithëse shumë prej tyre në një gjendje të keqe mirëmbajtjeje. Ndryshimet e kushteve socio-ekonomike kanë ndarë sistemin e familjeve të bashuara të përqëndruara në nalukettu të mëdhenj. Kailasa mandirami në Kottakkal që i përket Arya Vaidyasalas është një shembull i mbijetuar i një kompleksi nalukettu tre-katësh. Nga shembujt e ruajtur më mirë të këtij tipi janë pallati i Mattancherryt në Kochi dhe Taikottarami i pallatit të Padmanabhapuramit pranë Kanyakumarit. Ndërtesat e tipit nalukettu shihen gjithashtu në shumë fshatra dhe qytete, të zëna nga njerëz të shquar. Ndërtesat më modeste të popullit janë megjithatë më të vogla dhe më të thjeshta në formë por thelbësisht të rrjedhura nga nalukettu. Nalukettu është një kombinim i katër sallave përgjatë katër drejtimeve kardinale, të përqëndruara te oborri ose anganami ku mund të ndërtohet secila nga katër sallat (Ekasala), një kombinim i një kompleksi me dy (Dwisala) ose me tre (Thrisala) në varësi të nevojave. Tipi më i zakonshëm i gjendur në Kerala është Ekasala e drejtuar nga lindja ose veriu. Të vendosura në krahët perëndimorë dhe jugorë të anganamit ato konsiderohen përkatësisht si salla perëndimore (padinjattini) dhe ajo jugore (thekkini). Njësia bërthamë e Ekasalas konsiston përgjithësisht në tre dhoma të lidhur me një kalim ballor. Dhoma qendrore përdoret si dhomë lutjesh, ndërsa magazina e drithit dhe dy dhomat anësore përdoren si dhoma banimi. Njësia qendrore mund të jetë e ngritur në një kat të sipërm me një shkallë të pjerrët të vendosur përballë saj. Ndërtesa mund të jetë e shtrirë horizontalisht në katërt krahët duke shtuar alindamë ose dhoma anësore për aktivitete si gatimi, ngrënia, dhoma shtesë fjetjeje, salla ballore për të ftuarit etj. Chappamattam Tharavadu në Chirakkadavu është një shembull klasik i Ekasalas së zgjeruar. Nëse Ekasala e kërkuar mund të jetë gjithashtu e pajisur me ndërtesa dytësore për mbajtjen e bagëtive, koçek, dhoma banje pranë ujëmbledhësit, shtëpi i jashtme për të ftuarit, shtëpi portiku etj. Me zgjerime të tilla ndërtesa mund të behet shumë më e madhe se një Nalukettu në sipërfaqe, por është akoma e kategorizuar si Ekasala me referim ndaj njësisë së saj qendrore. Tekstet Vastuvidya përshkruajnë përmasat e tipeve të ndryshme të shtëpive për klasa të ndryshme. Ata japin gjithashtu sistemin e proporcioneve të përmasave për pjesët e ndryshme të ndërtesës të gjitha të bazuara mbi perimetrin (chuttu) e njësisë qendrore. Baza shkencore e këtij sistemi përmasash është akoma për hetuar nga studimet moderne; megjithatë sistemi duket të jetë i mirë bazuar në metodat llogaritëse tradicionale dhe përshtatet në mënyrë strikte me të gjitha përmasat e ndërtesës. Pëgjatë gjithë Keralës dhe veçanërisht në fshtrat ku veprimtaria ndërtuese është akoma e zhvilluar sipas stapathëve tradicional, sistemi është akoma një praktikë e gjallë, megjithëse ka filluar të zhduket nën ndikimin e 'arkitekturës moderne'.

Tipet e nalukettut
Redakto

Nalukettut mundë dallohen bazuar mbi llojin e strukturës ashtu dhe mbi kastën e banuesve të tij.

Bazuar mbi strukturën
Redakto
 
Vizitorë koreanë duke parë në një arkitekturë Ettukettu në Mattanur

Nalukettut janë kryesisht të dalluar bazuar mbi strukturën e tyre. Tradicionalisht nalukettu ka një oborr me 4 blloqe/salla të ndërtuara përreth saj në drejtimet kardinale. Megjithatë disa nalukettu kanë 2 oborre, që janë të njohur si Ettukettu (strukturë me 8 blloqe) pasi ato kanë në tërësi 8 blloqe në drejtimet kardinale. Disa struktura sipërore kanë 4 oborre, që në këtë mënyrë janë të njohur si Patinarukettu (strukturë me 16 blloqe). Ndërsa nalukettut dhe ettukettut janë më të zakonshëm, pathinarukettut janë skajshmërisht të rrallë, për shkak të përmasave të tyre të stërmëdha. Në këtë mënyrë nalukettut mund të dallohen bazuar mbi lartësinë dhe numrin e kateve të tyre. Disa nalukettu janë një-katësh dhe të bëra tërësisht me dru. Nalukettu të tjerë janë dy-katësh ose ndonjëherë madje me tre kate dhe kanë mure të përbëra me përzierje lateriti dhe balte.

Bazuar mbi kastën
Redakto

Termi i përdorur për nalukettut dallon bazuar mbi kastën ose statusin shoqëror të banorëve të tij.

  • Për nairët dhe zotërit e tjerë feudalë, shumica e nalukettuve përmenden si Tharavadu.
  • Për klasat e sipërme Ezhava dhe Thiyya, nalukettut e tyre përmenden si Madom, Meda dhe Tharavadu.
  • Për Kshatriyat (kasta e të përjashtuarve), rezidencat e tyre përmenden si Kovilakomë dhe Kottaramë.
  • Për të krishterët siriakë, rezidencat e tyre përmenden si Meda dhe Veedu.
  • Për bashkësitë Nampoothiri, rezidencat e tyre përmenden si Illamë.
 
Një shtëpi-varkë në liqenin Vambanad

Kettuvallami është një shtëpi-varkë gjerësisht e përdorur në shtetin indian të Keralës. Këto konstruksione janë të mbuluara me çati me kashtë mbi strukturën prej druri.[23] Kettuvallami tradicional përdoret kryesisht për të promovuar Turizmin e Keralas[24].[25]

Etimologjia
Redakto

Në gjuhën malayalam "kettu" do të thotë "të lidhësh" dhe “vallam” do të thotë varkë – kështu që dy fjalët e bashkuara krijojnë emrin vendor "kettuvallam”. Çdo shtëpi-varkë është ndërtuar duke përdorur parimet dhe teknikat e lashta të ndërtimit të varkave nga marangozët vendorë duke përdorur dru 'Anjili'. Për lidhjen e trungjeve të drurit përdoren litarë lëvoreje arrëkokosi.[26]

Historia
Redakto
 
Një shtëpi-varkë kettuvallam me një kat të sipërm

Varkat në një larmi formash dhe përmasash kanë qenë tradicionalisht mjeti kryesor i transportit të njerëzve dhe materialeve në ujërat e brendshëm të lundrueshëm.[23] Në vençanti, shtëpitë-varka përdoreshin për të tregtuar oriz, erëza dhe mallra të tjerë midis Kuttanadit dhe portit të Koçinit. Në ato ditë zhvillohej një panair tre ditor. Një shtëpi-varkë standarde, që mund të jetë rreth 30.5 metra e gjatë, mund të mbaj deri në 30 tonë, saç mund të mbajnë tre maune të mëdha.[27] Këto varka-shtëpi u bënë madje edhe lagje të rehatshme banimi.[23] Ishte mënyra kryesore e transportit në Keralan bregdetare thjesht për shkak të aftësisë për të shkuar deri në zonat më të largëta. Megjithatë, rrethanat ndryshuan, pasi rrugët e mjeteve të motorizuara, hekurudha dhe transporti ajror i lanë mbrapa varkat e ngadalta dhe të përmbajtura të vendit, me njerëzit që parapëlqenin shpejtësinë.[28]

Konstruksioni
Redakto
 
Një shtëpi-varkë Kumarakom të KeralësIndi

Një kettuvallam është rreth 30.5 metra i gjatë dhe ka një gjerësi prej rreth 4 metrash në mes të saj. Materialet që përdoren për konstruksionin e tyre janë vendore dhe miqësore me mjedisin; shkopinj bambuje, fibra arrëkokosi, litarë, rrogoze bambje, tapete etj. Druri kryesor i përdorur është "Anjili" (Artocarpus hirsuta). Ka shtëpi-varka me dhomë të vetme, dy dhoma dhe tre dhoma plotësisht të orenduara. Trupi kryesor i varkës është një seri prej trungje drurësh, të bashkuar duke përdorur litarë me fibra arrëkokosi.[28] Trupi që është i përbërë prej qindra trungjesh të hollë por rezistentë prej druri të lidhur me fibra arrëkokosi (pa përdorur as edhe një gozhdë të vetme). Ky skelet pastaj lyhet me një rrëshirë të zezë kaustike të nxierrë nga valimi i bërthamave të shqemeve. Dhe kjo reziston për breza të tërë.[29] Kettuvallamët e sotëm janë motorizuar dhe përdorur për ujërat e thella nëpërmjet rremave. Shkopinj të gjatë bambuje ose 'punt' përdoren për ti drejtuar në zona të cekëta. Bambja përdoret për skeletin e çatisë dhe të prera të shkopinjve të bambusë përdoren për mbuliim e strehëve dhe çatisë.[28] Thelbësisht kettuvallami u dizenjua për të transportuar ngarkesa dhe si i tillë dizajni ka pësuar shumë ndryshime për ta bërë atë një mjet turistik. Lartësia e çatisë u rrit për të patur hapsirë të mjaftueshme të brendshme. Një trung vendosej përgjatë gjithë gjatësisë për lehtësimin e ecjes dhe uljen e rehatshme, për të pakësuar disavantazhet e formës së lakuar të trupit të varkës. Dritaret dhe hapjet e tjera mundësojnë ndriçimin, qarkullimin e ajrit dhe shikimin. Hyrja realizohet në qendër të aksit linear me një panel kreu të varur.[28] Shumica e dizajneve më të fundit kanë përfshirë tre dhoma fjetjeje me tualete, një hapësirë jetese dhe kuzhinë. Sigurisht ka variacione të ndryshme. Disa kanë një numër më të vogël dhomash, por me një hapësirë më të madhe jetese dhe ndoshta një ballkon kuverte në nivelin e çatisë. Normalilsht, platformat që konsujt nga trupi i varkës përdoren si ballkone. Ndryshime inovative janë bërë për të përfshirë pajisjet moderne. Për vendosjen e tualeteve, dusheve dhe dyshemeve prej qeramike vendoset një pllakë betoni në nivelin e dyshemesë. Këta tualete janë të bërë me kabina çeliku me një rrjet zgarash çeliku mbi të cilat rriten bakteret e dobishme me ndihmën e një katalizatori të quajtur aktizim. Këta baktere ushqehen me jashtëqitje njerëzore dhe prodhojnë një lëndë të padëmshme dhe të pangjyrë. Tubat shkarkues tokësorë të tualeteve meren nëpërmjet trupit të varkës dhe derdhen në ujërat nën të. Përdorimi i tualeteve bio në ditët e sotme është i zakonshëm. Kështu kanalet e ujërave të brendshëm nuk ndoten. Uji për përdorim ruhet në një depozitë plastike të mbajtur në pjesën e kreut të trupit kryesor të lidhur me kuzhinën dhe tualetin. Tubat, depozita dhe materialet e tjerë sintetikë janë të mbuluar me fibra arrëkokose ose panambu për të mbajtur cilësinë estetike të materialeve miqësore me mjedisin.[28] Shtëpitë-varka moderne janë dizenjuar për tu përputhur me çertifikatat Green Palm/Gold Star nga Departmenti i Turizmit të Qeverisë së Keralës, që së fundmi ka vendosur rregullime, duke vendosur standarde për varkat-shtëpi të Keralës ose Kettuvallamët.[26]

Leshi xhamit
Redakto

Vite më parë, A. G. Sudhakarani ndërtoi varkën e parë të peshkimit dhe junkarin e parë ndonjëherë të Kochit që ishte vendosur midis Fortesës së Kochit dhe Vypeenit. Për rrjedhojë, Samudra Shipyard (P) Limited, Aroor, e menaxhuar nga djemtë e tij, i ka dhënë formë një tjetër ideje inovative pushimesh – një kettuvallam tradicional i bërë prej leshi xhami. Kjo është e para e llojit të saj në Indi.[30]

Turizmi
Redakto
 
Interiore të një Kettuvallami

Kerala u vendos mes `50 destinacionet e një jete' nga National Geographic Traveler në një numër të veçant të botuar pak para fundit të mijëvjeçarit.[31] Gazeta The Hindu shkroi “Një kroçerë përgjatë panoramës së lagunave, përgjatë liqeneve piktorikë, kanaleve të zbukuruar me palma dhe rrjedhave vezulluese të `Vendit të Zotit' është përvoja më magjepsëse e pushimeve në vend. Me një kroçerë përgjatë rrugëve ujore të zbukuruara me palma që po bëhen pjesë e itinerareve të pushuesve, kettuvallami tradicional është shfaqur si maskoti i Turizmit të Keralës.”[25] Më shumë se 900 kettuvallamë qëndrojnë në ujërat e brendshme dhe që ndjekin itinerare të ndryshme popullore ndërmjet turistëve. Alappuzha është kështjella e shtëpive-varka.[32] Nga këto, rreth 120 mbahen dhe janë të përsosura si linja luksi. Varkat-shtëpi kanë të gjitha komfortet e një hoteli të mirë: dhoma fjetjeje të mirë-pajisura, tualete higjenike moderne, dhoma jetese të rehatshme, një kuzhinë të bukur dhe në disa raste madje edhe një ballkon për qëndrim.[27] Ekuipazhi i një kettuvallami përfshin dy rremtarë dhe një kuzhinier.[26] Ushqimi i freskët, i gatuar në stilin e pakrahasueshë Kuttanadan është parapëlqimi i turistëve ndërkombtarë.[29] Turistët mund të zgjedhin për një kroçerë ditore ose një qëndrim natësor në një shtëpi-varkë. Shumica e turistëve parapëlqejnë të qëndrojnë përgjatë natës në një shtëpi-varkë ose kettuvallam pasi ai ofron një përvojë holistike të ujërave të brendshme të lundrueshme. Operatorët turistikë kanë paraqitur opsione inovative. Këshilli i Turizmit të distriktit të Kannurit ka nisur një program 'Nadi Darshan' (soditja lumore) në lidhje me një resort privat në Kattampalli si një nismë për të popullarizuar kettuvallamin për promovimin e turizmit dhe si një përpjekje për ti bërë njerëzit të dinë më shumë rreth lumit Valapattanam, një nga lumenjtë më të mëdhenj në rajon dhe rrjedhjen e jetës së distriktit.[33] Një restorant me ushqime deti është hapur në një kettuvallam në rrugën Kaloor - Kadvanthra.[34]

Vernakularja qytetase

Redakto

Vernakularja tregëtare

Redakto

Kasolle në Andra Pradesh

Redakto

Kasolle në Tamil Nadu

Redakto

Kasolle në New Delhi

Redakto

Banesa në Karnataka

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Vernacular Architecture". Marrë më 29 mars 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "What is Vernacular Architecture" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2007. Marrë më 31 mars 2007.
  3. ^ Murray Barnson Emeneau (1958), "Oral Poets of South India: Todas", Journal of American Folklore (në anglisht), 71 (281): 312–24, doi:10.2307/538564
  4. ^ Encyclopædia Britannica (2007). "Toda" (në anglisht). Marrë më 18 janar 2013.
  5. ^ Walker, Anthony R. (2004), "The Truth About The Toda", Frontline, The Hindu, arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2007, marrë më 14 tetor 2016 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Chhabra, Tarun (2005), "How Traditional Ecological Knowledge addresses Global Climate change: the perspective of the Todas - the indigenous people of the Nilgiri hills of South India" (PDF), Proceedings of the Earth in Transition: First World Conference, arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 shtator 2012, marrë më 14 tetor 2016 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "Quote: "... përgjatë dhjetë viteve të fundit, në kemi afruar agjensitë qeveritare dhe private për sponsorizimin e shtëpive tradicionale. Sot, kemi qenë të aftë të mbështesim mbi dyzet banesa me çati-barrelë. Përveç këtyre është pjesa e tempujve ekzistues – dy janë konikë dhe pjesa tjetër me çati-barrelë."" (Ndihmë!)
  7. ^ "haveli - definition of haveli in English from the Oxford dictionary". Oxforddictionaries.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 19 janar 2016.
  8. ^ Sarah, Tillotson (1998). Indian Mansions: A Social History of the Haveli. Orient longman. fq. 72. ISBN 0-900891-91-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b Bahl, Vani. "Haveli — A Symphony of Art and Architecture". The New Indian Express (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 19 janar 2016.
  10. ^ Jagdish, Gautam (2012). Disenchanting India: Organized Rationalism and Criticism of Religion in India. abhinav publications. fq. 72. Marrë më 17 gusht 2006. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Morris, A. E. J. (1994). History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions (bot. i tretë). New York: Routledge. fq. 31. ISBN 978-0-582-30154-2. Marrë më 20 maj 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "History - Chittorgarh" (në anglisht). Rajasthan Infoline. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2016. Marrë më 19 janar 2016.
  13. ^ "Havelis of Jaisalmer - Havelis in Jaisalmer Rajasthan - Jaisalmer India Havelis". Rajasthan-tourism.org (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
  14. ^ "Jaisalmer Havelis, Famous Haveli in Rajasthan India, Heritage Haveli Tours in Rajasthan India". Shubhyatra.com (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
  15. ^ "Patwon Ki Haveli - Patwonji Ki Haveli Jaisalmer - Patwon Ki Haveli In Jaisalmer Rajasthan". Jaisalmer.org.uk (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
  16. ^ a b c d Shree Kutch Gurjar Kshatriya Samaj (2007). "(I) KGK and Architect built by them mainly in Princely State of Cutch". A brief History & Glory of our fore-fathers: by Raja Pawan Jethwa. Kalkuta. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  17. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2007. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  18. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2016. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ [1]
  20. ^ Oxford English Dictionary, "bungalow"; Online Etymology Dictionary
  21. ^ "Bartleby.com". Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2008. Marrë më 12 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2011. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  23. ^ a b c Akber Ayub (redaktor), red. (2007) [2006]. "Backwaters". Kerala: Maps & More. Bangalore: Stark World Publishing. fq. 47. ISBN 81-902505-2-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Kerala tourism". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2016. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b Radhakrishnan, A. Anil (11 mars 2002). "Cruising along in designer houseboats" (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2008. Marrë më 6 janar 2008.
  26. ^ a b c "Kerala Houseboat Booking". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 21 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ a b "Cargo boats" (në anglisht). Worldviewer. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2007. Marrë më 5 janar 2008.
  28. ^ a b c d e "Kettuvallam House Boat in Kerala". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 5 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b "Unforgettable house boat ride". Alleppey (në anglisht). Travel Division of Kerala.com. Marrë më 5 janar 2008.
  30. ^ Priyadershini, S. (22 maj 2006). "It's fibreglass and traditional" (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2007. Marrë më 6 janar 2008.
  31. ^ Mathew, Mony K. (13 korrik 2000). "Going beyond God's own country" (në anglisht). The Hindu Business Line. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2008. Marrë më 8 janar 2008.
  32. ^ Abraham, Tanya (31 tetor 2005). "Eco-friendly boats to ply backwaters". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2009. Marrë më 6 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Valapattanam attracting tourists". The Hindu. 13 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 6 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Priyadershini, S. (13 dhjetor 2007). "Fish on the boat eating out". The Hindu. Marrë më 6 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Arkitektura Vernakulare e Indisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale