Arsène Wenger
Arsène Charles Ernest Wenger (Frëngjisht: [aʁsɛn vɛŋɡɛʁ]; lindur më 22 tetor 1949) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist. Ai ishte trajneri i klubit anglez Arsenal nga viti 1996 e deri në 2018, duke qënë trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në historinë e klubit. Kontributi i tij në futbolli anglez ndërmjet ndryshimeve në vëzhgimin e lojtarëve, stërvitjeve dhe dietave ringjalli Arsenalin dhe ndihmoi në globalizimin e sportit në shekullin e 21të.
Wenger në 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Arsène Charles Ernest Wenger[1] | ||
Datëlindja | 22 tetor 1949 (75 vjeç) | ||
Vendlindja | Strasbourg, Francë | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1963–1969 | FC Duttlenheim | ||
1969–1973 | Mutzig | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1969–1973 | Mutzig | ||
1973–1975 | Mulhouse | 56 | (4) |
1975–1978 | ASPV Strasbourg | ||
1978–1981 | Strasbourg | 11 | (0) |
Gjithsej | 67 | (4) | |
Skuadra të menaxhuara | |||
1984–1987 | Nancy | ||
1987–1994 | Monaco | ||
1995–1996 | Nagoya Grampus Eight | ||
1996–2018 | Arsenal | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
I lindur në Strasbourg dhe i rritur në Duttlenheim nga një familje sipërmarrëse, Wenger iu prezantua futbolli nga babai i tij, trajneri i klubit lokal të fshatit. Pas një karriere modeste si futbollist, ku ai luajti për disa ekipe amatore, Wenger mori diplomën e trajnerit në vitin 1981. Pas një periudhe të pasuksesshme te Nancy që kulmoi me shkarkimin e tij në vitin 1987, Wenger u bashkua me AS Monacon; klubi fitoi kampionatin në vitin 1988. Në vitin 1991, Wenger udhëhoqi Monacon drejt triumfit në Coupe de France, por dështimi për të ruajtur titullin në sezonet e ardhshme solli largimin e tij nga klubi me mirëkuptim në vitin 1994. Ai ishte për një periudhë të shkurtër trajneri i Nagoya Grampus Eight në J.League, duke fituar Kupën e Perandorit dhe Superkupën Japoneze gjatë qëndrimit të tij në Japoni.
Referime
Redakto- ^ "Décret du 12 juillet 2002 portant promotion et nomination". Journal Officiel de la République Française (në frëngjisht). 2002 (163): 12078. 14 korrik 2002. PREX0205724D. Marrë më 11 janar 2019.
- ^ "Arsène Wenger: Manager" [Arsène Wenger: Trajner]. Eurosport Australia (në anglisht). Marrë më 9 janar 2019.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |