Arti Çola
Periudha e Mbretërisë Chola ( midis viteve 850 - 1250) ishte një kohë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe rafinimit të Artit dhe Arkitekturës Dravidiane. Sunduesit Chola e përdornin pasurinë e tyre të fituar nëpërmjet pushtimeve të kushtueshme në ndërtimin e tempujve jetëgjatë prej guri dhe skulpturave të mahnitshme prej bronxi.
Hyrje
RedaktoTempujt Chola u ndërtuan gjatë sundimit të Dinastisë Chola, e cila i ndërtoi tempujt sipas traditës së Dinastisë Pallava, që ishin vetë të ndikuar nga shkolla Amaravathi e Arkitekturës. Artistët dhe artizanët Chola e zhvilluan më tej ndikimin e tyre nga shkollat e tjera të artit dhe arkitekturës dhe e ngritën dizajnin e tempujve Dravidian në maja më të larta.[1] Mbretërit Chola ndërtuan tempuj të shumtë përgjatë mbretërisë së tyre, që normalisht përfshinte fushat e Tamil Nadusë Qendrore dhe Veriore dhe në për disa kohë të gjithë Rajonin Tamil Nadu ashtu si dhe pjesët e afërta të Karnatakas dhe Andra Pradeshit modern. Në evoluimin e Arkitekturës Tempullore Chola mund të shihen tre faza kryesore, duke filluar me fazën e hershme, duke nisur nga Vijayalaya Chola dhe duke vazhduar deri te Sundara Chola, faza e mesme e Rajaraja Cholas dhe Rajendra Cholas, kur arkitektura e tyre arriti maja të papara më parë ose deri atëherë dhe faza përfundimtare gjatë periudhës së Chalukya Cholas së Kulottunga Cholas I deri në rënien e Mbretërisë Chola. Dinastia Chola përveç tempujve të tyre, ndërtoi gjithashtu shumë ndërtesa si pallate, spitale dhe ndërtesa të shërbimeve publeke. Shumë ndërtesa të tilla përmenden në mbishkrimet e tyre dhe në kronikat bashkëkohëse. Pallati i artë që Aditya Karikala me gjasa ndërtoi për babain e tij Sundara Cholan është një shembull i ndërtesave të tilla. Gjithësesi, ndërtesa të tilla ndërtoheshin me materiale jo rezistente si druri dhe tullat e pjekura dhe kështu nuk i kanë dot mbijetuar kohës.
Periudha e hershme Chola
RedaktoDinastia Pallava ishte dinastia e parë e Indiano Jugore që njihet, e cila realizoi mjaft risi arkitekturore. Elementet e para të Arkitekturës tempullore Dravidiane në Tamil Nadu u me shumë gjasa u realizuan gjatë kësaj periudhe. Arkitektura tempullore evoluoi nga tempujt e hershëm shpellorë dhe tempujt monolitikë të Mamallapuramit në tempujt Kailasanatha dhe Vaikuntaperumal të Kanchipuramit. Ky stil arkitekturor formoi themelet nga nga të cilat Dinastia Chola, që ishte në kontakte të afërta me Dinastinë Pallava gjatë periudhës së tyre të rënies, morën disa mësime të vlefshme sipas Nilakanta Sastrit, në librin e tij A History of South India". Dinastia e hershme Chola ndërtoi tempuj të shumtë. Aditya I dhe Parantaka I ishin ndërtues mjaft prodhimtarë për besimin e tyre. Mbishkrimet e Adityas I regjistrojnë se ai ndërtoi një numër tempujsh përgjatë brigjeve të lumit Kaveri. Këta tempuj ishin shumë më të vegjël në krahasim me strukturat e stërmëdha monumentale të Periudhës së mëvonshme Chola dhe ishin me gjasa struktura prej tullash në vend se me gurë apo shkëmbore. Vijayala Choleeswarami pranë Pudukkottait në Tamil Nadu është një shembull i hershëm i ndërtimtarisë së hershme Chola. Stili i kësaj strukture paraqet qartësisht ndikime Pallava në dizajn. Ai ka një planimetri të pazakontë të një garbhagrihe (vendi më i shenjtë i tempullit, ku qëndron statuja e hyjnisë) rrethore me një prakara katrore – korridor për ecjen rituale rreth garbhagrihas. Mbi të ngrihet vimana ose kulla në katër kate që zvogëlohen duke u ngjitur, ku tre të poshtmit janë katrorë, ndërsa i kreut është i rrumbullaktë. Çdo nivel është i ndarë nga tjetri nga një kornizë. E gjithë struktura është e kurorëzuar nga një kube që nga ana e saj është e kurorëzuar me një kalasaguri – një majëz. Brenda mureve mund të dallohen gjurmë të zbehta pikturash. Këto piktura datojnë jo më herët se shekulli i XVII. Tempulli i vogël i Nageswara në Kumbakonam është po ashtu i të njëjtës periudhë. Tempulli Koranganatha në Srinivasanallur pranë Hirapallit është një shembull i periudhës së Parantakas I. Ky tempull është i vendosur në brigjet e lumit Kaveri dhe është një tempull i vogël me relieve të bukura skulpturore në çdo sipërfaqe. Baza e murit ka një rresht me kafshë mitike të skalitura që ishin një karakteristikë unike e Arkitekturës Chola. Kati i parë është bërë me tulla që kanë qenë suvatuar. Tempulli Muvarkovil në zonën e Pudukkottait u ndërtua nga një vasal i Parantaka Cholas II gjatë gjysmës së dytë të shekullit të X. Siç sugjeron edhe emri, kompleksi tempullor ka tre faltore kryesore që qëndrojnë krahë për krahë në një rresht, përgjatë drejtimit veri-jug, të drejtuara nga perëndimi. Nga këto tre faltore, vetëm dy, vimanat (kullat) qendrore dhe jugore ekzistojnë akoma. Nga faltorja e tretë ose veriorja ka mbetur vetëm bazamenti. Stili arkitekturor i këtyre faltoreve paraqet karakteristika të qarta të Tempujve të mëvonshëm Chola.[2]
Periudha e mesme
RedaktoNdërtimtaria tempullor mori një shtysë të fortë nga pushtimet dhe gjenialiteti i Rajaraja Cholas dhe djalit të tij Rajendra Cholas I.[3] Një numër faltoresh më të vogla u ndërtuan gjatë fazës së hershme të kësaj periudhe. Një shembull i shquar i këtyre faltoreve është Tempulli Tiruvalisvaram pranë Tirunelvelit. Tempulli është i mbuluar me relieve skulpturore të mirë-kompozuara dhe friza, ku disa përmbajnë edhe figura humoristike. E gjithë korniza e kullës së tempullit është e zbukuruar me dizajne gjethesh dhe bimësh kacavjerrëse. Shembuj të tjerë të tempujve të tillë mund të shihen në Tempullin Vaidyanatha në Tirumalavadi dhe Tempullin Uttara Kailasa në Thanjavur.[4] Maturia dhe madhështia në të cilën u zhvillua Arkitektura Chola gjen shprehje në tempujt madhështorë të Thanjavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit.[5] Tempulli madhështor i Shivës në Thanjavur, i përfunduar rreth vitit 1009 është një përmendore e përshtatshme për arritjet materiale të kohës së Rajarajas.[6] Më i madhi dhe më i larti nga të gjithë tempujt indianë, ai është një kryevepër që përbën emblemën kulmore të Arkitekturës Indiano-Jugore.[6][7][8] Është në këtë tempull që mund të vërehen për herë të parë dy gopuramë (kulla të orientuar në të njëjtin drejtim. Ato janë të njëkohshme me vimanan kryesore dhe në mbishkrime referohen si Rajarajan tiruvasal dhe Keralantakan tiruvasal. Megjithë përmasat masive të gopuramëve, vimana, që ngrihej në mënyrë madhështore në lartësinë 58 metra, vazhdon të mbizotëroi dhe është vetëm në periudhën pasuese që do të merrte udhë një ndryshim gradimin e magnitudës. Dëshmitë mbishkrimore tregojnë se Rajaraja filloi ta ndërtonte këtë tempull në vitin e tij të 19-të të mbretërimit dhe u përfundua në ditën e 275-të të vitit të tij të 25-të të mbretërimit ( viti 1010), duke marr vetëm 6 vjet për tu ndërtuar.[9] Rajaraja e emërtoi këtë tempull si Rajarajesvaram dhe hyjninë Shiva në formën e lingas si Peruvudaiyar, megjithëse tempulli është i njohur edhe sipas emrit të hyjnisë si Peruvudaiyarkovil. Në periudhën e mëvonshme sunduesit Maratha dhe Nayakë ndërtuan faltore të ndryshme dhe gopuramë të tjerë në tempull. Në periudhën e movonshme kur gjuha sanskrite ishte më popullore gjatë sundimit Maratha tempulli u emërtua në sanskritisht si Brihadisvaram dhe hyjnia si Brihadisvara.
Ky tempull mban në muret e tij dëshmi të gdhendura të procedurave të stërholluara administrative dhe financiare që lidhen me administrimin e përditshëm të tempullit. Mbishkrimet tregojnë, përveç një historie të përmbledhur të kohës, një një enumeracion të plotë të të gjithë imazheve metalike të vendosura në tempull. Duke numëruar rreth gjashtëdhjetë e gjashtë, këto ikona janë referuar me një përshkrim të detajeve të hollësishme të madhësisë, formës dhe kompozimit. Këto mbishkrime konsiderohen si një minierë ari për historianët e artit. Tempulli është i vendosur brenda një fortese, muret e të cilës janë shtesa të mëvonshme të ndërtuara në shekullin e XVI nga Nayakët e Tanjores.[10] Vimana e lartë është rreth 60 metra e lartë dhe emërtohet si Dakshina Meru (Mali jugor). Shikhara (kullë tempullore) tetëkëndore qëndron mbi një bllok të vetëm graniti që peshon 81 tonë.[1][9] Mendohet se ky bllok u mbajt nga një shkallë e ndërtuar posaçërisht nga një vend 6 kilometra nga tempulli. Statuja të stërmëdha të Nandit (demi i shenjtë i Shivës) janë të vendosura në këndet e shikharas dhe Kalasa në majë të saj është rreth 3.8 metra e lartë. Vimana zbukurohet nga qindra figura prej stukoje, megjithëse ka gjasa që disa prej tyre mund të jenë shtuar gjatë periudhës Maratha. Idhulli kryesor është një lingam i stërmadh, i vendosur në shenjtëroren me dy kate dhe muret që rrethojnë atë i mahnisin vizitorët me muralet dhe skulpturat që ndodhen brenda. Tempulli është ndërtuar tërësisht prej graniti, në mënyrë interesante, në një vend ku nuk gjenden burime graniti.[1][9][11][12]
Megjithëse Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit ndjek planin e tempullit të madh të Thanjavurit në shumicën e detajeve, ai ka karakteristika të vetat. Nga mbetjet mund të shihet se ai kishte vetëm një mur rrethues dhe një gopuram ndërsa tempulli i Thanjavurit ka dy mure rrethuese dhe dy gopuramë. Vimana është më e madhe në plan megjithëse jo aq e lartë, duke qenë 30.5 m2 në bazë dhe 56.7 m e lartë. Tempulli, që formon një drejtkëndësh të madh 103.6 m të gjatë dhe 33.5 m të gjerë zë mesin e një rrethimi të madh me mure të ndërtuar kryesisht për qëllime mbrojtëse. Vimana ka të njëjtin ndërtim si në Thanjavur, por numri i kateve që krijojnë formën piramidale është vetëm tetë, ndërsa në Thanjavur është 13. Ndryshimi më i rëndësishëm qëndron në futjen e lakoreve në vend të linjave të forta të drejta të vimanës së Thanjavurit. Kulla piramidale është lehtësisht konkave në konturet e saj në kënde ndërsa anët janë të lakuara për të prodhuar një kontur disi konveks. Këto linja të lakuara theksojnë bukurinë e formës së vimanës megjithëse ato të tërheqin nga fuqia dhe madhështia e saj.[13][14]
Periudha e vonë
RedaktoStili Kola vazhdoi të lulëzonte për një shekull më tej dhe e shprehu veten në një numër të madh tempujsh. Nga këta tempuj të mëdhenj dy mund të krahasohen me ata të Rajarajas dhe Rajendras. Tempulli Airavatesvara në Darasuram pranë Thanjavurit i ndërtuar gjatë mbretërimit të Rajaraja Cholas II është një strukturë madhështore tipike e fazës së zhvillimit arkitekturor të arritur në shekullin e XII. Ky tempull ka kolona me relieve artistike dhe dekorime në muret e tij, në një stil që i afrohet manierizmit, me një theksim në të gjymtyrëve dhe veçorive të lëmuara. Figurat më të mira midis tyre janë figurat në bazalt të errët në niket e tempullit të Dakshinamurtit, imazhi në krahun jugor të Shivës në qëndrim mësimi dhe në perëndim, Shiva duke dalë nga kolona e dritës për të bindur Brahman dhe Vishnun për superioritetin e tij. Mandapa ballore është në formën e një karroje të stërmadhe të tërhequr nga kuaj.[15][16] Shembulli përfundimtar i kësaj periudhe është Tempulli Kampaheswarar në Tribhuvanam pranë Kumbakonamit që ka mbijetuar në gjendje të mirë i riparuar nga siç u ndërtua nga Kulothunga Chola III.[15][17] Arkitektura e këtij tempulli është e ngjashme me tempujt në Tanjore, Gangaikonda Cholapuram dhe Darasuram.[18]
Skulptura
RedaktoPeriudha Chola është gjithashtu e shquar për skulpturat e saj, sidomos prej bronxi.[19] Midis ekzemplarëve ekzistues në muzeume të ndryshme të botë dhe në tempujt e Indisë së Jugut, mund të shihen shumë figura të mrekullueshme të Shivës në forma të ndryshme i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Parvati dhe zota të tjerë apo hyjni ndihmëse të Panteonit Shaivit, si Vishnu dhe bashkëshortja e tij Lakshmi, shenjtët nayanmarë si dhe shenjtë të tjerë Shaivitë.[1] Megjithëse përgjithësisht sipas konvencioneve ikonografike të vendosura nga tradita e gjatë, skulptori do të zbatonte imagjinatën e tij brenda kufijve të Ikonografisë Kanonike Hindu dhe do të punonte në liri më të madhe gjatë shekujve të XI dhe të XII. Si rezultat, skulpturat dhe bronxet paraqesin elegancë klasike, madhështi dhe shije të përsosur. Shembulli më i mirë i kësaj mund të shihet në formën e Nataraxhas, Kërcimtarit Hyjnor.
Qëllimi i figurave
RedaktoNdërsa skulpturat prej guri dhe imazhi i shenjtërores së brendshme që përmban tempulli mbetën të palëvizshme, ndryshimi i koncepteve fetare gjatë periudhës rreth shekullit të X kërkoi që hyjnitë të merrnin pjesë në një larmi rolesh publike të ngjashme me ato të një monarku njerëzor. Si rezultat, figura të mëdha prej bronxi u krijuan për tu mbajtur jashtë tempullit për të marr pjesë në ritualet e përditshme, procesionet dhe festat tempullore. Vegjat e rrumbullakta dhe vrimat e gjetura në bazat e shumë prej këtyre skulpturave janë për shkopinjtë që përdoreshin për të ngritur statujat e rënda. Hyjnitë në bronx që merrnin pjesë në festa të tilla ishin të veshura në mënyrë madhështore dhe të dekoruara me stoli të çmuara. Çdo nevojë dhe komfort i tyre plotësohej nga një grup priftërinjsh, muzikantësh, kuzhinierësh, devadasish, administratorësh dhe padronësh. Publiku grumbullohej gjatë rrugës procesionale për të patur darshan dhe për të admiruar hyjninë e tyre të parapëlqyer për pikturimet pasura të figurës, kostumet madhështore dhe stolitë e çmuara.
Megjithëse shkrirja e bronxit ka një histori të gjatë në Indinë jugore, gjatë periudhës Chola modeloheshin një numër më i madh skulpturash të të gjitha përmasave që varionin nga kolosale deri në miniaturë, sesa më parë. Duke dëshmuar më tej për rëndësinë e skulpturave prej bronxi gjatë kësaj periudhe. Duhet vënë në pah se kur në adhurim, këto statuja janë të zbukuruara në kostume mëndafshi, kurora dhe stoli të çmuara gdhendura, duke iu përshtatur avatarit të veçantë dhe kontekstit fetar. Duke dekoruar bronxet tempullore në këtë mënyrë është një traditë mijëravjeçare dhe këto dekorime janë referuar në mbishkrimet Chola të shekullit të X. Në kohët e fundit, shumë nga këta bronxe të çmuara kanë qenë vjedhur nga tempujt e tyre ose muzeumet, të trafikuara jashtë Indisë dhe kanë gjetur rrugën e tyre në muzeume private të koleksionuesve të artit.
Teknika e dyllit
RedaktoBronxet e periudhës Chola krijoheshin duke përdorur teknikën e dyllit.[20] Në terma artistikë është e njohur si "Cire Perdue", ndërsa në tekstet sanskrite Shilpa e quajnë atë Madhu Uchchishtta Vidhana. Dylli i bletës dhe kungiliumi (një tip kamfuri) përziheshin me pak vaj. Figura modelohej nga kjo përzierje duke krijuar të gjitha detajet e hollësishme. Ky ishte modeli origjinal prej dylli. E gjithë figura pastaj mbështillej me baltë të bërë nga foletë e termiteve deri sa modelimi të kishte trashësinë e nevojshme. Pastaj e gjitha thahej dhe piqej në një furrë me bajga lopësh. Modeli prej dylli shkrinte dhe rridhte jashtë, ndërsa një pjesë avullonte.
Aliazhi metalik i bronxit shkrihej dhe derdhej në një shtampë të zbrazëb balte. Ky aliazh i veçantë bronxi është i njohur si Pancha Loham. Kur metali mbushte të gjitha zgavrat dhe ngurtësohej duke u ftohur, shtampa thyhej. Kështu figura prej bronxi e dalë pastrohej, shtoheshin detaje më të hollësishme, hiqeshin njollat, lëmohej dhe llustrohej mirë. Në këtë mënyrë çdo figurë bronxi ishte unike dhe shtampa nuk mund të përdorej për të krijuar kopje.
Stili elegan
RedaktoFormat e bronxeve Chola janë shumë plastike. Ato janë pa zbukurime dhe dizajne të stërholluara në krahasim me bronxet pasuese të periudhës Vijayanagara dhe Nayaka. Ka hijeshi të butë, një elegancë të matur dhe të qetë, një delikatesë eterike, bukuri të pazakontë dhed mbi të gjitha – një jetë që rreh dhe vibron dhe që i jep jetë skulpturës prej bronxi. Nëpërmjet shprehjeve të fytyrës, gjesteve ose mudrave qëndrimi i përgjithshëm i trupit dhe bronxet shoqëruese mund të imagjinohen mjediset dhe konteksti fetar i figurës së perëndisë; çfarë instrumenti ose arme ai ose ajo është duke mbajtur; çfarë është duke synuar; dhe çfarë është duke bërë apo gati të bëjë. Për shembull, te poza Rishabaandhika ose Vrishabavahana murti, mund të shihet Shiva duke qendruar me një këmbë në mënyrë rinore të kryqëzuara dhe krahët e tij të përthyer dhe ngritur në mënyrë elegante sikur po pushon ose synon diçka. Në këtë qëndrim elegant, mund imagjinohet se Shiva rinor dhe atletik është duke iu qendruar mbi vahanan e tij, demin Nandi, mbi shpinën e të cilit ai po mban krahët e tij. Statuja më e famshme prej bronxi nga të gjitha është ajo e Nataraxhas ose Adavallarit.[21] Simbolizmi paraqet Shivën si zoti i kërcimit kozmik të krijimit dhe shkatërrimit. Ai është aktiv, mospërfillës, si zotat e Frizës së Partenonit. Përreth Shivës, një rreth flakësh përfaqëson gjithësinë, flaka e të cilës është mbajtur në pëllëmbën e majtë të mbrapme të Shivës. Krahu i tij i majtë përpara i kryqëzuar në kraharorin e tij, dora duke i drejtuar pozicionin e "elefantit" (gaja hasta) këmbës së tij të majtë të ngrihtur, që nënkupton çlirim. Këmba e tij e djathtë shtyp xhuxhin Apasmara, që përfaqëson injorancën.
Dora e djathtë e përparme e Shivës është ngritur në gjestin e pa frikë të bekimit (abhaya mudra), ndërsa dora e tij e djathtë mbrapa mban një tambur me të cilin ai krijon ritmin e kërcimit. Gjarpëri, një emblemë e Shivës, është përdredhur përreth krahut të tij. Flokët e tij mbajnjë gjysëm hënën – një tjetër emblemë e tij – dhe një ikonë të vogël të Gangas, hyjneshës së lumit të Gangut rënia e të cilës nga qielli në tokë është ndërprerë nga gërshetat e Shivës. Shiva si Nataraxha ose Adavallari është i shoqëruar gjithashtu edhe nga bashkëshortja e tij Sivakami.
Afresket Chola
RedaktoNë vitin 1931, u zbuluan afreske Chola brenda korridorit të ecjes rituale të Tempullit Brihadisvara, nga S. K. Govindasamy, një profesor në Universitetin Annamalai. Këto ishin pikturat e para Chola që u zbuluan. Kalimi i korridorit është i errët dhe muret në të dy krahët janë të mbuluar me dy shtresa pikturash nga dyshemeja deri në tavan. Kërkuesi kanë zbuluar teknikën e përdorur në këta afreske. Një përzierje e lëmuar gëlqereje është vendosur mbi gurë, që merr dy deri në tre ditë për tu vendosur. Brenda asaj kohe të shkurtër, pikturoheshin afreske të tilla të mëdha me pigmente oraganike natyrore. Gjatë periudhës Nayaka, pikturat Chola u mbuluar me piktura të tjera sipër tyre. Afresket Chola që qëndrojnë nën të kanë një gjallëri të flaktë të shprehjes së Shaivizmit në to. Ato me gjasa janë të të njëjtës kohë me përfundimin e tempullit nga Rajaraja Chola.[22]
Zeje të tjera
RedaktoArti i bërjes së zbukurimeve prej ari dhe gurësh të çmuar kishte arritur një fazë të përparuar rreth fillimit të shekullit të XI. Një numër i madh zbukurimesh janë përmendur në mbishkrimet e Thanjavurit.[23]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d Tripathi, Rama Sankar (1967). History of Ancient India. fq. 479. ISBN 81-208-0018-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 420
- ^ Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power. fq. 21–24. ISBN 81-7017-383-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 421
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 387
- ^ a b Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 422
- ^ Keay, John (2000). India: A History. Harper Collins Publishers. fq. 216. ISBN 0-00-255717-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power. fq. 45. ISBN 81-7017-383-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power. fq. 44. ISBN 81-7017-383-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines. Asian Educational Services. fq. 424. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 423
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India, fq. 5
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 423–4
- ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines. fq. 293–4. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424-5
- ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines. fq. 349–53. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chopra, P. N.; T. K. Ravindran; N. Subrahmanian (2003) [2003]. History of South India; Ancient, Medieval and Modern. fq. 129. ISBN 81-219-0153-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines. fq. 316. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chopra, P. N.; T. K. Ravindran; N. Subrahmanian (2003) [2003]. History of South India; Ancient, Medieval and Modern. fq. 186. ISBN 81-219-0153-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolpert, Stanley A. (1999). India. University of California Press. fq. 158. ISBN 0-520-22172-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolpert, Stanley A. (1999). India. University of California Press. fq. 174. ISBN 0-520-22172-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Majumdar, R. C. (1987). Ancient India. Motilal Banarsidass Publications. fq. 467. ISBN 81-208-0436-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "South Indian Inscriptions". Archaeological Survey of India. What Is India Publishers (P) Ltd. Marrë më 31 maj 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Chopra, P. N.; T. K. Ravindran; N. Subrahmanian (2003) [2003]. History of South India; Ancient, Medieval and Modern. New Delhi: S. Chand & Company Ltd. ISBN 81-219-0153-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Harle, J. C. (1994). The art and architecture of the Indian Subcontinent (në anglisht). New Haven, Conn: Yale University Press. ISBN 0-300-06217-6.
- Keay, John (2000). India: A History (në anglisht). New Delhi: Harper Collins Publishers. ISBN 0-00-255717-7.
- Majumdar, R. C. (1987). Ancient India. India: Motilal Banarsidass Publications. ISBN 81-208-0436-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nagasamy, R. (1970). Gangaikondacholapuram. State Department of Archaeology, Government of Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nilakanta Sastri, K. A. (1984) [1935]. The CōĻas. Madras: University of Madras.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nilakanta Sastri, K. A. (2002) [1955]. A History of South India. New Delhi: OUP.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "South Indian Inscriptions". Archaeological Survey of India. What Is India Publishers (P) Ltd. Marrë më 31 maj 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tripathi, Rama Sankar (1967). History of Ancient India. India: Motilal Banarsidass Publications. ISBN 81-208-0018-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power. New Delhi: Abhinav Publications. ISBN 81-7017-383-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Wolpert, Stanley A. (1999). India. Berkeley: University of California Press. ISBN 0-520-22172-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Arti Chola. |
- http://www.asia.si.edu/exhibitions/online/chola/chola.htm Arkivuar 20 dhjetor 2016 tek Wayback Machine - The lost wax process.
- http://whc.unesco.org/pg.cfm?cid=31&id_site=250
- http://books.guardian.co.uk/review/story/0,,1967587,00.html
- http://www.varalaaru.com - Several articles related to chola art and architecture
- Vijayalaya Choleswaram - https://web.archive.org/web/20060105115131/http://www.pudukkottai.org/places/narttamalai/02narttamalai.html
- Koranganatha Temple - http://www.tn.gov.in/trichytourism/other.htm
- Brihadiswara Temple - http://www.thanjavur.com/bragathe.htm
- Gangaikondacholapuram - https://web.archive.org/web/20060615123255/http://tamilartsacademy.com/books/gcpuram/cover.html
- Chola Fresco - http://www.thebigtemple.com/frescos.html[lidhje e vdekur]
- Bronze Sculpture of the Chola Period - http://www.asiasocietymuseum.org/region_results.asp?RegionID=1&CountryID=1&ChapterID=7
- http://www.varalaaru.com
- Devotion in South India: Chola Bronzes, Asia Society Museum exhibition