Atlantida, në greqisht Ἀτλαντίς është një histori e hershme, ndoshta më e vjetra në botë, duke ja kaluar edhe vet biblës qe erdhi tek ne nëpërmjet Filozofit dhe nxënësit të Sokratit, Platonit.

Ironikisht të dyja flasin për një përmbytje globale. Kjo histori është pjesë e veprës së tij, Timaeus dhe Kritias qe u shkruajt rreth viteve 400 p. e. Në përshkrimin e tij ai flet për një civilizim mjaft të zhvilluar, për kohën e saj, me një ushtri aq te fuqishme sa mund të pushtonte gjithë botën e njohur. Sipas përshkrimit të Platonit kjo histori u rrëfye për herë të parë në vitin 600 p. e. nga një prift egjiptian tek ligjvënësi dhe paraardhësi i Platonit, Soloni. Soloni ia kaloi atë Dropides dhe ky i fundit ia kaloi historinë Kritias, karakterit i cili e rrëfen atë në veprën e Platonit.

Plot toka pjellore, pallate madhështore e tempuj mahnitës kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Lagjet Atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete të tera kanalizimesh e rrugësh. Në ketë qytetërim arkitektura, ekonomia dhe fushat e tjera ishin shumë të zhvilluara. Sipas historisë Poseidoni, zoti i deteve, e ndërtoi Atlantidën të rrumbullakët. Dy rrethe toke dhe tre uji njëra brenda tjetrës [koncetrike] i dhanë asaj një forme te veçante dhe unike për te gjitha kohërat. Kjo forme është bërë dhe simboli i atij qytetërimi të hershëm.

Gjithsesi këto fakte na mahnitin dhe na shfaqin para syve tanë një parajsë.

by crystalinks

Një Oas në një det të ashtuquajtur Deti Atlantik. Vendndodhja e këtij deti nuk dihet me siguri. Disa mendojnë te jetë Oqeani Atlantik, por shumë të tjerë debatojnë se në kohën e Platonit ai Oqean nuk ishte emërtuar akoma si edhe nuk dihet a frekuentohej. Vërtetësia e kësaj historie është një debat akoma me i madh.

Dy grupet më të mëdha janë :

  • Atlantologët (te cilët besojnë se ky qytetërim ekzistonte) ;
  • Kritiket (të cilët mendojnë se kjo s’është gjë tjetër përveçse një pjelle imagjinate e tepruar e Platonit).

Vendndodhja (hipotezat) e sajë

Redakto

Brenda Detit Mesdhe

Redakto

Që prej zbulimit të një prej civilizimeve më të hershme në ishullin e Kretës dhe më vonë në Santorini[1], shumë arkeologe dhe hulumtues besojnë se duhet të ketë qenë inspirimi për historinë e Atlantit. Ishulli i Santorinit është një vullkan detar[2][3] i cili shpërtheu rreth 1.600 vjet para erës sonë. Pra, rreth 3.600 vjet më parë. Megjithëse ky civilizim Minoan është shumë i hershëm nuk përmbush njërin prej kushteve kryesore që të jetë kandidat për vendndodhjen e atlantit ; atë të ekzistuarit rreth 11.600 vjet më parë. Megjithatë, disa historian debatojnë se gjatë përkthimit të historisë nga gjuha egjiptiane në greqishten e vjetër një gabim bëri që muajt të lexohen vite.

Malta është një ishull i vogël në juglindje të Sicilisë. Është vërtetuar se ajo sot përmban Strukturat më të vjetra në botë të cilat për çudi janë tempuj të rrumbullakët. Shumë hulumtues debatojnë se Malta i përmbush kushtet për tu quajtur kandidat për vendndodhjen e ishullit të Atlantit.

Anton Mifsud , Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura në veprën e tyre të titulluar Jehona e Ishullit të Platonit[4] japin detaje dhe deklarojnë se tempujt Malteze nuk janë gjë tjetër por tempujt e Atlantit dhe vet Malta është Mali i famshëm ATLAS.

Vitet e fundit kësaj teorie i është bashkëngjitur dhe Hulumtuesi Shqiptar Albert s. Nika.[5] i cili pretendon ta ketë lexuar Platonin në greqishten e vjetër dhe këmbëngul me vendosmëri se Atlanti nuk është gjë tjetër por një ishull i mbytur ngjitur me Maltën. Sipas Nikës ; fjala Atlas nuk është gjë tjetër por vet fjala Maltë në gjuhën e vjetër entruskiane.[6]

Irano-Amerikani Robert Sarmast, në 2004-ën dhe në 2006-ën ndërmori ekspeditën më të shtrenjtë dhe më të sofistikuar nga ana teknologjike që ka pasur për kërkimin e Atlantit[7]. Vendi i që ai mendon të ketë gjetur Atlantin është në jug perëndim të ishullit te Qipros rreth 1.600 metra nën nivelin e detit. Megjithëse në ekspeditën e fundit ai u zhgënjye për arsye se muret që ai pretendonte se ishin artificiale nuk dolën gjë tjetër veçse mbeturina vullkanike ai vazhdon të mbrojë teorinë e tij dhe asaj i ka bashkangjitur edhe librin e njohur URANTIA.

Në vitin 2002 Gazetari Italian Sergio Frau publikoi veprën e titulluar Kolonat e Herkulit në të cilën ai deklaron se përpara Eratosthenit të gjithë Shkrimtarët e kohës së lashtë i vendosnin ato në ngushticën e Sicilisë dhe Tunizisë. Sipas tij Atlanti nuk është gjë tjetër përvecse ishulli i Sardenjës. Në prill të 2005 teoria e Fra-ut u debatua në një konferencë të posaçme e organizuar ne Paris[8].

Ideja se Atlanti mund të ishte në brigjet e Durrësit të lashtë i është bashkangjitur listës së pafundme të teorive për gjetjen e Atlantit[9]. Kjo teori është bazuar në historinë e pasur që ka pasur ky qytet antik dhe ngjashmërisë që forma e portit ka me përshkrimin e dhënë nga Platoni.

Një ide tjetër interesante është edhe ajo e Sicilisë[10]. Një Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idenë se Atlanti nuk është gjë tjetër por historia e mbretit Italos.

Një nga teoritë më të vjetra dhe më popullore është edhe ajo e Spanjës. Shumë studiues nga fusha të ndryshme e ilustrojnë me teoritë e tyre personale vendndodhjen e këtij qytetit ishull antik. Më hollësisht ata deklarojnë se një ishull, tashmë nën nivelin e detit, është një mbeturinë e Atlantit. Ishulli i Spartelit, që ndodhet përballë ngushticës së Gjibraltarit u propozua nga gjeologjisti Jacques Collina-Girard në shtator të 2001-ishit në revistën shkenca Akademike. Kësaj ideje i është bashkangjitur edhe një amator, Georgeos Díaz-Montexano, i cili disa herë ka akuzuar gjeologun për vjedhjen e punës se tij. Secili prej tyre deklaron se tjetri është një pseudo-shkencëtar.[11]

Jaime Manuschevich propozon se vendi i vërtetë i Atlantit nuk është gjë tjetër pervecëse Izraelit të dikurshëm. Sipas tij në kohën e Atlantin kjo periferi ishte një ishull luginën e Jezreel-it në veri si edhe me detin e vdekur në lindje.[12].

Jashtë Detit Mesdhe

Redakto

Citime e Referime

Redakto
  1. ^ [1]
  2. ^ "Santorini Eruption (~1630 BC) and the legend of Atlantis" (in en). http://www.geology.sdsu.edu/how_volcanoes_work/santorini.html. Retrieved 2008-03-09. 
  3. ^ Vergano, Dan (2006-08-27). "Ye gods! Ancient volcano could have blasted Atlantis myth" (in en). USA Today. http://www.usatoday.com/tech/science/columnist/vergano/2006-08-27-ancient-volcano_x.htm. Retrieved 2008-03-09. 
  4. ^ Anton Mifsud, Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura; "Malta: Echoes of Plato's Island"
  5. ^ Why Atlantis was never found! By Alberto Nikas. Atlantis conference 2008
  6. ^ http://www.atlantisinmalta.com[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2006. Marrë më 8 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ UNESCO - ExhibitionAtlantika: Sardinia, Mythical Island and symposium “Knowledge of the Ancient World: Where Were the Columns of Hercules?” (April 12)
  9. ^ Albanian Atlantis
  10. ^ Atlantis-Scout - Plato's Atlantis = Sicily
  11. ^ http://usuarios.lycos.es/atlantisiberia/release_news.htm Arkivuar 5 prill 2004 tek Wayback Machine>
  12. ^ "The Atlantis, the deciphered myth" ; Jaime Manuschevich, (2002)