Bahriye Üçok (1919 - 6 tetor 1990) ishte një akademike turke e teologjisë, politikane e krahut të majtë, shkrimtare, kolumniste dhe aktiviste e të drejtave të grave, vrasja e të cilit në vitin 1990 mbetet ende e pazgjidhur.

Skulptura e Bahriye Üçok në Ankara

Biografia

Redakto

Ajo lindi në Trabzon, përfundoi arsimin e saj fillor në Ordu dhe më pas u diplomua në Shkollën e Mesme Kandili për Vajza në Stamboll. Ajo u arsimua në historinë mesjetare Islame dhe turke në Fakultetin Filologjik, histori dhe gjeografi të Universitetit të Ankarasë. Në të njëjtën kohë, ajo ndoqi Konservatorin Shtetëror dhe përfundoi seksionin e Operës.[1]

Pas njëmbëdhjetë vjetësh pune si mësuese e shkollës së mesme[2]Samsun dhe Ankara, ajo hyri në Universitetin e Ankarasë si asistente në Fakultetin e Teologjisë në vitin 1953. Ajo mori doktoraturën e saj më 1957, duke dhënë dhe u bë një profesore e asociuar me tezën e saj mbi "Sundimtaret femra në vendet islamike" dhe së fundmi profesoreshë, duke qenë mësuesja e parë universitare femër në këtë fakultet. Duke qenë e rrjedhshme në arabisht dhe persisht, ajo interpretoi Islamin në një mënyrë moderne dhe tolerante duke u përqëndruar në rolin e grave në Islam.[2]

Në vitin 1971, ajo u zgjodh senatore e emergjencave nga presidenti Xhevdet Sunaj dhe kështu filloi karriera e saj politike. Bahriye Üçok u bashkua më 1977 me Partinë Republikane të Popullit të qendrës së majtë (turqisht: Cumhuriyet Halk Partisi, CHP). Pas grusht shtetit ushtarak më 1980, ajo bashkë-themeloi Partinë Popullore (turqisht: Halkçı Parti) dhe u zgjodh deputete e Ordus në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë më 1984. Në vitin 1985, pas një bashkimi, (me SODEP) partia e saj u riemërua si Partia Social Demokratike e Popullit (SHP).

Ajo gjithashtu shkruajti mendimet e saj në kolonën e saj në gazetën Cumhuriyet. Pas një forumi televiziv, në të cilin ajo deklaroi se mbulesa Islame (hixhab) nuk është e detyrueshme, Bahriye Üçok mori gjithnjë e më shumë kërcënime nga organizata militante "Lëvizja Islamike" (turqisht: İslami Hareket). Jo shumë kohë më vonë, më 6 tetor 1990, ajo u vra nga një bombë me postë ndërsa po përpiqej të hapte një paketë libri para derës së shtëpisë së saj.[3] Atentati mbeti i pazbardhur. Ajo u varros në Varrezat Karşıyaka, Ankara.

Punimet

Redakto
  • "İslam'dan Dönenler ve Yalancı Peygamberler", İlahiyat Fakültesi Yayınları, Ankara, 1967.
"İslam'dan Dönenler ve Yalancı Peygamberler", Millî Eğitim Basımevi, İstanbul, 1981.
"İslam'dan Dönenler ve Yalancı Peygamberler Hicri 7. - 11. Yıllar", Cem Yayınevi - İslam Araştırmaları, İstanbul, 1996.
  • "İslam Devletinde Kadın Hükümdarlar", Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara, 1965.
"İslam Devletlerinde Türk Naibeler ve Kadın Hükümdarlar", Kültür ve Turizm Bakanlığı Yayınları - İslam Tarihi, Ankara, 1981.
"İslam Devletlerinde Türk Naibeler ve Kadın Hükümdarlar", Bilge Kültür Sanat, İstanbul, 2011.
  • "Atatürk'ün İzinde Bir Arpa Boyu", Cem Yayınevi, İstanbul, 2000.
  • "Şeriat Sarmalında Türkiye", Cumhuriyet Kitapları - Siyasal Bilimler, İstanbul, 2010.
  • "İslam Tarihi Emeviler Abbasiler (Bilim ve Kültür Esereri Dizisi MEB. Ankara 1983)

Referime

Redakto
  1. ^ "Bahriye Üçok kimdir?". Yeni Çağ Gazetesi (në turqisht). 2020-10-06. Marrë më 2020-12-02.
  2. ^ a b "Who's who in Politics in Turkey" (PDF). Heinrich Böll Stiftung (në anglisht). fq. 49–50. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 nëntor 2019. Marrë më 23 korrik 2020.
  3. ^ "Turkish intelligence, PKK involved in professor's death: Claim - Turkey News". Hürriyet Daily News (në anglisht). Marrë më 2019-10-20.