Bajram Rexhepi, (3 qeshor 1954 - 21 gusht 2017)[1], ishte kirurg dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ai ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve. Ai ishte anëtarë i PDK-së.[2]

Bajram Rexhepi
Kryeministri i parë i Kosovës
Në detyrë
4 mars 2002 – 3 dhjetor 2004
Paraprirë ngaBujar Bukoshi
Pasuar ngaRamush Haradinaj
Ministri i Punëve të Brendshme
Në detyrë
1 prill 2010 – 12 dhjetor 2014
Paraprirë ngaZenun Pajaziti
Pasuar ngaSkënder Hyseni
Të dhëna vetjake
U lind më3 qershor 1954
Mitrovicë, Kosovë
Vdiq më21 gusht 2017
Në një spital në Turqi
Partia politikePartia Demokratike e Kosovës

Biografia

Redakto

U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Emërimi kryeministër

Redakto

Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja

Redakto

Rexhepi e la politike më 2014 për të vazhduar karrierën e tij si kirurg. Ai vdiq për shkak kancerit në një spital turk.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Ish-Kryeministri Rexhepi vdes në Turqi
  2. ^ "Bajram Rexhepi - Prime Minister of Kosovo" (në anglisht). Setimes. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2010. Marrë më 28 janar 2010.
  3. ^ "Vdes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi". Illyria Press. 21 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2018. Marrë më 21 gusht 2017.

Lidhjet e jashtme

Redakto