Bujar Bukoshi
Bujar Bukoshi (i lindur më 13 Maj 1947)
është Ministër në penzion i Shëndetësisë së Kosovës. Ai ishte Kryeministër i Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 2000. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit. Bujari ka qenë një nga themeluesit e LDK-së dhe ka qenë kryetar i partisë.
U lind në | 13 Maj 1947 |
---|---|
Kombësia | Shqiptar i Kosovës |
Punësimi | Urolog dhe Doktor i Mjekësisë |
Doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Lirë të Berlinit, në dhjetor të vitit 1986. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë. Specialist i urologjisë punoi për disa vite me radhë si profesor i asociuar i kirurgjisë në fakultetin e mjeksisë të Universitetit të Prishtinës. Pas viteve '90-ta u pushua nga puna nga regjimi serb për arsye politike, si një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu ishte anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.