Bakary Nimaga (lindur më 6 Dhjetor 1994Douala, Kamerun) është një futbollist malian i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu KorçëKategorinë Superiore.

Bakary Nimaga
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBakary Nimaga
Datëlindja (1994-12-06) 6 dhjetor 1994 (29 vjeç)
VendlindjaDouala, Kamerun
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniMesfushor–Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
TSV Hartberg
Numri42
Karriera me të rinjtë
–2012Stade Malien
2012–2013FC Twente
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2018Skënderbeu97(5)
2018–2019Hatayspor11(1)
2019–TSV Hartberg9(0)
Karriera ndërkombëtare
2012–Mali U203(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 Shkurt 2017

Karriera me klube Redakto

Skënderbeu Redakto

Nimaga u bashkua me kampionët e shqipërisë Skënderbeu Korçë nga FC Twente në ditën e fundit të merkatos së Janarit të vitit 2013, duke firmosur një kontratë dy vjeçare e cila do të skadonte më 31 Dhjetor 2015. Në sezonin 2012–13, ai u paraqit në pesë ndeshje në ligë dhe dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Kategorinë Superiore për të tretin vit rresht.

Më 17 gusht 2014, Nimaga shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Flamurtaritstadiumin Qemal Stafa, në finalen e Superkupës së Shqipërisë 2014, duke i dhuruar trofeun e dytë në histori klubit.[1] Ai shënoi në pjesën e dytë pas një krosimi nga kapiteni Bledi Shkëmbi.[1]

Më 25 Janar 2015, Nimaga shënoi golin e tij të parë në ligë, duke shënuar të katërtin në fitoren 4–1 kundër ElbasanitElbasan Arena, në ndeshjen e parë të fazës së tretë të ligës.[2][3]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Ai ishte emëruar në skuadrën e Malit nën-20 për Kupën e Botës 2013 e zhvilluar në Turqi, ku u luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Mali barazoi dy dhe humbi një duke përfunduar në fundin e Grupit D.[4]

Ai u vendos nën hetim nga Federata Maliane e Futbollit pas akuzave se mund të kishte mashtuar për moshën e tij, por pas ekzanimeve të dokumentacioneve të tij u zbulua se ai kishte lindur më 6 dhjetor 1994.[5]

Statistikat e karrierës Redakto

Klubet Redakto

Redaktuar më 29 Janar 2015 [6]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Skënderbeu 2012–13 5 0 2 0 7 0
2013–14 8 0 3 2 4 0 0 0 15 2
2014–15 11 1 2 1 1 0 1 1 15 3
Total 24 1 7 3 5 0 1 1 37 5
Karriera në total 24 1 7 3 5 0 1 1 37 5

Trofe Redakto

Klubet Redakto

Skënderbeu Korçë

Referime Redakto

  1. ^ a b Fatmir Ahmeti (17 gusht 2014). "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. Marrë më 17 gusht 2014.
  2. ^ "Skënderbeu e 'shkeli' Elbasanin". Botasot.info. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  3. ^ "Skënderbeu "poker" Elbasanit, korçarët fitojnë lehtësisht dhe ndjekin Kukësin". Panorama Sport. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  4. ^ "FIFA Record" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  5. ^ "Affaire Bakary Nimaga, joueur de l'EN Juniors" (në frëngjisht). MaliWeb.net. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2013. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  6. ^ "Bakary Nimaga" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.

Lidhje të jashtme Redakto