Bardhyl Londo
Bardhyl Londo (Përmet, 25 dhjetor 1948 - Tiranë, 18 shkurt 2022) ka qenë poet shqiptar, ndër më kryesorët të Shqipërisë së viteve '80.
Bardhyl Londo | |
Fotoporteti | |
Emri | Bardhyl |
Mbiemri | Londo |
Lindur më | 1948 |
Lindur në | Përmet |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar |
Mirënjohje | |
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve - Shqipëri | |
Biografia
RedaktoStudioi për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, punoi disa vjet si mësues në rrethin e Përmetit, në vendlindje, e më pas qe redaktor dhe kryeredaktor i gazetës letrare Drita. Në qershor 1992 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, në vend të Dritëro Agollit që kishte dalë në pension në janar të atij viti. Lirikat e Londos frymëzohen nga fakte konkrete: ato ndërtohen me imtësi e çaste nga përvoja e jetuar dhe e përjetuar intensivisht duke u shndërruar në poezi në një mënyrë të matur dhe erudite. Poezia e tij, e shkruar dhe me varg të rregullt e kryesisht me rimë, kumbon në mënyrë melodioze me traditat e pasura të poezisë toske, saqë kritiku Razi Brahimi e ka vendosur në mes të poetit klasik dhe mendimtarit rilindës Naim Frashëri dhe poetit të fuqishëm Dritëro Agolli.[1]
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni” më 1988 për vëllimin Si ta qetësoj detin si dhe çmimin kombëtar me vëllimin poetik Prill i hidhur.[2]
Tituj të veprave
RedaktoReferime
Redakto- ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e Letërsisë Shqiptare (PDF). Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tirana, Peja: Dukagjini. fq. 294.
- ^ Veizi, Leonard (19 shkurt 2022). "Ikën Bardhyl Londo, vargjet treten në eter". fjala.al. Marrë më 21 shkurt 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)