Bashkia Kamëz

This is the stable version, checked on 2 nëntor 2021. 7 pending changes await review.

Vendodhja

Kamzës
Popullsia
 • Gjithsej133.499
{{{postal_code_type}}}
1030 & 1054
Faqja zyrtarewww.kamza.gov.al

Bashkia Kamëz ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranës, në veriperëndim të saj. Kufizohet nga veriu me Krujën, nga jugu me Tiranën, nga lindja me Zall-Herrin dhe nga perëndimi me Bërxullën. Terreni në përgjithësi është i sheshtë, me një pjerrësi të lehtë drejt veriperëndimit. Zona ndodhet në një kuotë që varion nga 80-90 m mbi nivelin e detit në pjesën jugore, që zbret në 45 m mbi nivelin e detit, pranë aeroportit të Rinasit në pjesën veriore. Përshkohet nga rruga kombëtare që lidh kryeqytetin me veriun e vendit.

Kamëza ndodhet në trekëndëshin strategjik: kryeqyteti Tiranë - aeroporti i Rinasit - porti i Durrësit

Bashkia Kamëz pas ndarjes së re territoriale përfshin nën administrimin e saj edhe njësinë administrative Paskuqan.

Historiku

Redakto

Në lashtësi Kamëza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër, Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Kjo trevë, në kohën e vërshimeve turke, u bashkua me Principatën e Kastriotëve.

Në të katër rrethimet e Krujës, 1450-1478, Kamëza u dogj dhe shumë bujq u morën rob nga Sulltan Murati dhe (i biri) Muhameti II. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamëza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës morën emërtimin Kamëz.

Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë. Në këtë kohë Kamzën filluan ta shihnin me sy lakmitarë për ta bërë pronë të tyre. Pretendentët ishin fiset e mëdha të Bushatllinjve të Shkodrës dhe të Ahmet Kurt Pashës së Beratit. Për një periudhë 70-vjeçare ata zhvilluan luftëra mes tyre, por në fund asnjë nuk fitoi. Në këtë periudhë Kamëza u rrënua shumë. Feudalët e Krujës, Toptanët, me ndihmën e Turqisë, në vitin 1830, u bënë zotërues të Tiranës dhe të Kamzës. Të gjithë atyre që u shërbenin, u jepnin parcela toke dhe kështu filloi ripopullimi i Kamzës. Në periudhën pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit, edhe në Kamëz u krijuan çeta për të luftuar kundër turqve. Organizatori i parë në krijimin e tyre në këtë zonë ishte patrioti Murat Toptani, i cili më 5 maj 1882, krijoi garnizonin e parë ushtarak që fillimisht pati 50 luftëtarë, ku shquheshin: Mustafa Ismaili, Hamdi Ismaili, Selim Beshiri, Hajdar Sina, Bajram Doma, Rexhep Maloku, Roc Tresa, Sadik Karaj, Bajram Qejvani me në krye Refik Toptanin. Pas çlirimit, Kamëza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamëza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri. Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet; pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri edhe Kamëza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike.

Në vitin 1991, në Kamëz vendoset komiteti i parë pluralist, ku pushteti lokal drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme, që përfaqësonin PPSH-në nga njëra anë dhe forcat demokratike nga ana tjetër, kryesuar nga Partia Demokratike.

Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë moment, Kamëza, si njësi vendore, mbante emrin komunë. Në Kamëz, fitoi Partia Demokratike. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë.

Në zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal, që u zhvilluan në vitin 1996, me një vendim të qeverisë demokratike, Kamëza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.

Vendbanimet

Redakto
Njësitë administrative përbërëse Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre
Kamëz Qyteti Kamëz, fshatrat: Bathore, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner
Paskuqan Fshatrat: Paskuqan, Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër

Burimet

Redakto

Shiko edhe

Redakto