Behije Çela (Levonja 16 Mars 1925 - 15 Shkurt 1999) ishte nje aktore e filmit dhe tetarit shqiptar.

Behije Çela

Behije Çela lindi ne fshatin Xibrake te Ballagatit te Peqinit (sot e Lushnjes) 16 Mars 1925. Në vitin 1940 filloi veprimtarinë si këngëtare krahës artisteve të tjera në "Radio Tirana" . Vazhdoi studimet në Itali, ku regjistrua fillimisht në "Centro esperimentale" e më vonë në Konservatorin "Gioacchino Rossini" në degën e kantos dhe në vitin 1943, për shkak të luftës, kthehet në atdhe. Me krijimin e Teatrit të Shtetit në 1945, Behije Çela është ndër aktoret e para. Interpreton që në pjesën e parë "Topazi" në rolin e Bernardës. Në jetën e saj të gjatë artistike ajo ka realizuar mbi 90 role e ku shkëlqeu në kryerolet e saj që nga Bernarda nga "Topazi", nënën nga "Leonidën", Ana Andrejevna "Revizori", Valja tek "Platon Kreçoit", Hajria tek "Prefekti", Hajria tek "Halili dhe Hajria", Emilia nga "Othello", Mara tek "Përkolgjinajt" dhe "Cuca e Maleve", etj. Roli i fundit i saj në Teatrin Kombëtar është i vitit 1977 në komedinë "Karavidhet". Një artiste që është nderuar me titullin e lartë "Artiste e Merituar". Doli ne pension ne 16 prill te 1977. I paharruar ka mbetur  interpretimi i saj ne rolin e Hajries, gruaja e Qazim Mulletit, ne komedine  Prefekti te B.Levonjes, si ne versionin e vitit 1948 me partner aktorin Mihal Popi, ashtu edhe ne versionin e vitit 1973 me partner aktorin Robert Ndrenika.

Jeta personale dhe vdekja

Redakto

Behije Çela u martua me aktorin shqiptar Besim Levonja i cili fatkeqsisht nderroi jete ne moshe shume te re ne vitin 1968. Behije Çela u nda nga jeta ne moshen 74 vjecare ne Tirane Shqiperi ku kishte shume vite qe jetonte.

Filmografia

Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.