Radiostacioni (film)
Radiostacioni (film) Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Radiostacioni (film) |
Origjinali | Radiostacioni (film) |
Vendi i prodhimit | Tiranë - Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1979 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 113:09 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Rikard Larja |
Skenari | Ismail Kadare |
Autori | Ismail Kadare |
Muzika e filmit | Zef Çoba |
Kameramani | Saim Kokona |
Drejtori artistik | Polivaq Lina |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Birçe Hasko Bujar Asqeriu Kastriot Çaushi Elvira Diamanti | |
Aktorët tjerë | |
Grigor Stavri Rikard Larja Andon Koço Adrian Hoxha Agim Qirjaqi Pavlina Mani |
Filmi "Radiostacioni" është prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria Sot" në vitin 1979. Regjia: Rikard Ljarja, Skenari: Ismail Kadare, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Zef Çoba.
Përmbajtja e filmit
RedaktoEkranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë "nëntori i një kryeqyteti". Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.
« Përpara pallateve të dikurshme të princeshave nxinte vërtetë një turmë zhurmëtare […] I patë dhomat e gjumit ? thoshte dikush. Një njeri me pasqyrë në krahë, krejt i përkulur, po dilte me zor nga porta. S’ke turp, ktheje mbrapsht pasqyrën, i bërtiste një tjetër, duke ulur kokën mu te veshi i pasqyrëmbajtësit […] Te Pallati i Regjencës, thoshte dikush me gjysëm zëri. Atje të lënë të plaçkitësh. S’është e vërtetë. Unë po vij që andej. Ka roja partizane […] I pe vaskat e banjës, i pe ? pyeste dikush. I pashë, posi. Ç’prostituta ! » (Ismail Kadare, nëntori i një kryeqyteti, Vepra Letrare 6, Shtëpia Botuese « Naim Frashëri », Tiranë, 1981, fq.126-127)
« Filmi dhe romani-skenar na rrëfejnë për ditët e fundit të luftës së popullit në çlirimin e Tiranës nga pushtuesi nazist, lajm ky që na jepet prej zërit të narratorit serioz ashpërsia e të cilit mund të ngatërrohet me ndonjë deklaratë për shtyp të shtabit nazist. Gjatë leximit të kronikës luftonjëse, theksi narrativ përmes një vonese të lehtë shqiptuese veçon fjalën Radiostacioni duke lënë të nënkuptuar objektin kryesor të filmit si dhe qëllimin specifik të grupit partizan. Filmi në pjesën e parë të tij pasqyron kryesisht luftën partizane në rrugët e kryeqytetit ndërsa në pjesën e dytë, në atë të fitores e çlirimit të qytetit, ndahet mes dy planeve : arratisja e madhe ndërkohë që familjet e mbetura tashmë rrinë fshehur e përpiqen të organizojnë antiradiostacionin, kurse në pjesën e dytë trajtohet mobilizimi i disa partizanëve për të rivendosur në punë radiostacionin, për t’i dhënë zërin e munguar Shqipërisë.»
« Banorët e privilegjuar të kryeqytetit në prag të 17 nëntorit 1944 ndjejnë zjarrin nën tabanin e tyre, tymnajën, krisjen dhe lëkundjen e idhujve. Një bie e qindra ngrihen thotë populli. Çdo gjë ka marrë fund për shoqërinë e vjetër. Bashkë me kryebanorët ikën dhe një pjesë e qenies së qytetit, e pazëvendësusheshme tani për tani. Plane, lidhje, miqësi, kontrata, pasuri që groposen në pamundësi transfertash të shpejta, kurse shpirti i qytetit, dmth., simboli, kryeshpirtërorja zhvishet si një plaçkë që as nuk mund të merret me vete – ç’qytet do transportohej vallë ? Troja ? – e as nuk mund t’i vihet zjarri siç ndodh me fakte e të dhëna të padëshiruara nga sytë e pasuesve antagonistë. Shpirt i mirë apo shpirt i keq, ai tashmë është aty, bosh, pa trup, pa frymë, pa ajër. Bulevardi « Musolini » duhet të presë disa ditë për tu quajtur « Dino Sinojmeri ». Grila zengjinësh, shtretër të bardhë, palma e selvi të mbjella dikur, atëherë kur gjërat ishin fare ndryshe, ndërtesa, orendi, tela-tele-fonësh, antena, institucione, hotele e të tjera, shpirtra në pritje të amshimit nga shpirtrat e atyre që nuk kanë zë e trup, që s’kanë gjetur rehat në mjerimin e lugetërve dhe kuçdedrave të syrgjynosur materialisht.»