Ndrek Shkjezi (Shkodër, 4 qershor 1922 - 11 korrik 1998) ka qenë ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të Shtetit (më pas Popullit) dhe aktor i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”.[1]

Biografia

Redakto

Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Mihal Popin do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar). Në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak punon në Ansamblin e Ushtrisë . Në teatër ka luajtur rreth 100 role. Kështu mund të përmendim: “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Pirro Manit, “Gjido” etj.

Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm. Kështu, mund të përmendim rolin e tij të parë, atë të Jakobinit në filmin “Skënderbeu”, që do të jetë edhe filmi i parë Kinostudios “Shqipëria e re”, në bashkëpunim me Kinostudion Ruse “Mosfilm”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në filmat “Debatik” në vitin 1961, “Plagë të vjetra” në vitin 1969, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1978, në vitin 1978 në filmin “Radiostacioni”, në filmin televiziv “Kur hidheshin themelet” në vitin 1984, në vitin 1986 “Kur vjen një ditë” etj. Megjithëse del në pension, vazhdon interpretimin në filma të ndryshëm, si “Rikonstruksioni”, “Këmishët me dyllë”. Ndahet nga jeta në vitin 2000.

Kinematografia

Redakto

Në kinematografi, Ndreka ka luajtur mbi 30 role të ndryshme. [2]

Viti Filmi Roli
1990 Fletë të bardha Xhaxhai i Kristinës
1990 Një djalë dhe një vajzë Gjyshi i Artanit
1988 Bregu i ashpër
1988 Tre vetë kapërcejnë malin Një nga fshatarët
1987 Këmishët me dyllë Hanxhiu
1986 Bardhësi Gjyshi i gruas shtatëzënë
1986 Dhe vjen një ditë Nikolla, portieri i Hotelit të Beqarëve
1986 Fjalë pa fund I apasionuari pas gjyqeve
1986 Kur hapeshin dyert e jetës Gjin Kryebardhi
1985 Mondi dhe Diana Peshkatari
1985 Të paftuarit Shefi i policisë
1984 Fejesa e Blertës Themiu, babai i Blertës
1984 Vendimi Tregtari
1983 Apasionata Xha Nasi, roja e institutit
1983 Fundi i një gjakmarrjeje Alushi
1982 Rruga e lirisë Preng Ujkani
1982 Besa e kuqe Plaku pa shkrepëse
1981 Shoku ynë Tili Mësuesi i gjeografisë
1981 Në prag të lirisë Hajdar Kasimati
1980 Skëterrë '43 Zoti Kiço
1979 Ne vinim nga lufta Nikollaqi
1979 Radiostacioni Një nga ish pasanikët
1978 Gjenerali i ushtrisë së vdekur Ish-oficeri
1978 Kur hidheshin themelet Zeneli
1978 Në pyjet me dëborë ka jetë Allaman Uka
1978 Vajzat me kordele të kuqe Babai i Jetës
1971 Mëngjese lufte Et'hem Beu
1969 Plagë të vjetra Llambi
1963 Detyrë e posaçme Mali
1961 Debatik Tregtari
1953 Skënderbeu Gjeto Gjokaj

Referime

Redakto
  1. ^ "Ndrek Shkjezi". IMDB (në anglisht).
  2. ^ "Përkujtohet Ndrek Shkjezi, aktori që ndërtoi karaktere të paharruara". Ata.al.[lidhje e vdekur]