Shoku ynë Tili
Shoku ynë Tili Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Shoku ynë Tili |
Vendi i prodhimit | Tiranë Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1981 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 76:45 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Fehmi Hoshafi |
Skenari | Qazim Kashari |
Muzika e filmit | Tahsin Hoshafi |
Kameramani | Pëllumb Kallfa |
Drejtori artistik | Vangjel Leka |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Elida Janushi Arben Latifi Lutfi Hoxha Zyliha Miloti | |
Aktorët tjerë | |
Vasillaq Vangjeli Mirketa Çobani Zef Bushati Ndrek Shkjezi |
"Shoku ynë Tili" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981.
- Regjia: *Fehmi Hoshafi;
- Skenari: *Qazim Kashari *Naum Bitri *Halil Kamberi;
- Producent: Shqipëria e re;
- Muzika: Tahsin Hoshafi;
Aktorët në role
Redakto- Elida Janushi - mësuese Besa
- Arben Latifi - Tili
- Lutfi Hoxha - Qemali, babai i Tilit
- Zyliha Miloti - mamaja e Tilit
- Vasillaq Vangjeli - Vasoja, shoferi i autobuzit
- Mirketa Çobani - mësuese Drita
- Zef Bushati - Bujari, mësuesi i punës me dru
- Ndrek Shkjezi - mësuesi i gjeografisë, Faiku
- Minella Borova - Shpëtimi, bashkshorti i Besës
- Antoneta Papapavli - drejtoresha e shkollës
- Shkëlqim Fejzo
- Herion Spiro - Albani
- Mimika Luca
Përmbajtja
RedaktoTili është një nxënës i vështirë , i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor , por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën , e cila e ka në kujdestari. Tili , nga ana e tij , kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme , ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij , ai vazhdon rutinën e mëparëshme. Gjëndja përkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t'a bindin të kthehet në rrugë të mbarë.