Naim Frashëri (aktor)
![]() |
Ky artikull flet për aktorin Naim Frashëri dhe jo për rilindasin e madh Naim Frashëri |
Naim Frashëri lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.
Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri në "Tartufi", Smithi në "Çështja ruse", Gjoni "Trimi i mirë me shokë shumë", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise së vdekur", Leka "Përkolgjinajt", Nikolla "Armiqtë", Sasha Ribakov "Orët e Kremlinit", Lubeni "Proçesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigë dhe dashuri", Hauardi "Rrënjët e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit". Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik.
Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".
FilmografiaRedakto
- Gjurma - (1970), doktor Artani
- Plagë të vjetra - (1968), Dr.Pellumbi
- Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) .... Hans von Shtolc
- Fortuna (1959), Qamili (dokumentar)
- Tana - (1958) .... Stefani
- Fëmijët e saj - (1957) .... Mësuesi
- Skënderbeu - (1953)......Pali
GaleriaRedakto
- Naim Frashëri (aktor).jpg
- Aktori Naim Frashëri në rolin e Hamletit.JPG
- Aktori Naim Frashëri, në rolin e Pal Muzakës, në filmin Skënderbeu.jpg