Besa Krasniqi (lindi më 5 mars 1993) është këngëtare shqiptaro-suedeze. Ajo ishte suedezja e parë që morri pjesë në festivalin e muzikës shqiptare Festivali i Këngës ku morri pjesë më 2015 me këngën "Liroje zemrën", ku ajo vetë e shkroi.[1]

Besa Krasniqi
Lindi5 mars 1993
Jönköping, Suedi
Vitet aktik2011-prezent

Biografia Redakto

Krasniqi lindi në Gränna, në veri të Jönköping, Suedi. Ajo u rrit në Nässjö.[2] Ajo filloi karrierën e saj muzikore si pesëvjeçar dhe lëshoi dy albume në Kosovë në vitin 2001 dhe 2005. Si fëmijë, ajo mori pjesë në PoliFest Kids në Prishtinë më 2006 me këngën "Vllaqko im". Ajo morri pjesë në njëjtin konkurrencë më 2007 me këngë "Rritëm". Më 2007 ajo lansoi këngën "Hey Dj" në Suedi së bashku me Pama Records.

Në vitin 2011, ajo morri pjesë në Top Fest, me këngeën "Ëndërr e vërtetë". Megjithatë, ajo nuk shkoi në finale të garës, por mori kritika shumë të mira nga audienca. Në vitin 2012 ajo mori pjesë përsëri në Top Fest, këtë herë me këngën "Mos mëndo" e shkruar nga vetë ajo dhe vëllai i saj Valdrin Krasniqi.

Në vitin 2013, ajo lansoi këngën "I Wait For You" ku arriti në toplistën suedeze të Sveriges Radio P3.[3]

Në vitin 2015, Krasniqi morri pjesë në Festivalin e Këngën të 54-të, me këngën "Liroje zemrën".[4] Ajo u bë kengetarja e parë suedeze që morri pjesë në Festivalin e Këngës.

Sot Krasniqi banon në Göteborg ku ajo studion si mësuese e muzikës.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "28 këngëtarët që konkurrojnë sivjet në Festivalin e RTSh-së". Shekulli. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Musikstjärna från Nässjö vann P3 Star". Smålands-Tidningen. 12 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2014. Marrë më 7 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Besa Krasniqi återigen ett på P3 Star listan med sin låt "I Wait For You Tonight"". Sveriges Radio. 18 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Albania: National final entries presented". Eurovision.tv. 16 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto