Besart Berisha (i lindur më 29 korrik, 1985Prishtinë, Kosovë) është një futbollist shqiptar nga Kosova. Si sulmues, i gjatë 1.85m dhe peshon 76 kg, ai luan për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe i skuadres Brisbane Roar Football Club e Kategorinë e pare Australia në nivel ekipor.

Besart Berisha
Berisha në stërvitje me Melbourne Victory në vitin 2015
Personal information
Full name Besart Berisha
Date of birth 29 korrik 1985 (39 vjeç)
Place of birth Prishtinë, Kosovë
Height 1.83 m (6 ft 0 in)
Position(s) Sulmues
Youth career
1994–1998 Berliner VB 49
1998–1999 Berliner FC Dynamo
1999–2000 TSV Lichtenberg
2000–2003 SV Lichtenberg
2003–2004 Tennis Borussia Berlin
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
2003–2004 Tennis Borussia Berlin 4 (1)
2004–2007 Hamburger SV 12 (1)
2005Aalborg (huazim) 2 (0)
2005–2006Horsens (huazim) 32 (11)
2007–2009 Burnley 0 (0)
2008Rosenborg (huazim) 8 (3)
2009Horsens (huazim) 13 (4)
2010–2011 Arminia Bielefeld 28 (2)
2011–2014 Brisbane Roar 76 (48)
2014–2018 Melbourne Victory 110 (68)
2018–2019 Sanfrecce Hiroshima 6 (0)
2019–2021 Western United 45 (26)
2021 Prishtina 3 (0)
Total 339 (164)
International career
2006–2009 Shqipëria 17 (1)
2017 Kosova 1 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Biografia

Redakto

Besart Berisha ka lindur në Kosovë por, si fëmijë është detyruar t'i ikë luftës dhe vendoset në Gjermani. Atje, prej vitit 1994 deri në vitin 2004 Berisha luan me ekipet e të rinjëve në klubet Berliner VB49, BFC Dynamo, TSV Lichtenberg dhe Tennis Borussia Berlin. Në vitin 2004 ai fillon karrierën e tij profesioniste kur nënshkruan për klubin Hamburger SVHamburgut. Mirëpo, për shkak të problemeve me lejeqëndim në Gjermani ai i huazohet po atë vit te dy klube të elitës daneze të futbollit, Aalborg Boldspilklub dhe AC Horsens, ku kaloi me sukses dy sezona. Gjatë verës së vitit 2006 ai kthehet në Gjermani dhe nënshkruan kontratë të re katërvjeçare me Hamburger SV.

UEFA Champions League

Redakto

Më 6 dhjetor të vitit 2006 Besart Berisha hyn në histori si shqiptari i parë që ka shënuar goal në UEFA Champions League kur njëherit shënon edhe golin e tij të parë për Hamburger SV në ndeshjen kundër CSKA Moskva në Hamburg të Gjermanisë.

Kombëtarja

Redakto

Më 11 tetor të vitit 2006 Besart Berisha debuton në kombëtaren shqiptare të futbollit në Amsterdam ArenA kundër Holandës. Ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren shqiptare më 25 maj të vitit 2007 në ndeshjen miqësore kundër Anglisë B në stadiumin Turf Moor të Burnley, Angli, ku tregoi një formë impresive dhe u shall lojëtari i ndeshjes.[1]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "England B (2) 3 Albania (1) 1, Daily Telegraph, May 26, 2007". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 14 korrik 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)